LIVE UPDATES
Politike

"Ja për çfarë më vlejti qëndrimi në qeli", Meta: PL i kaloi momentet më të vështira, me Tedi Blushin kauzat tona do dëgjohen fort në Kuvend

Lidhur me qëndrimin e tij në qeli, kreu i PL-së tha se përvoja në burg i ka vlejtur shumë në planin personal.

2 Shtator 2025, 18:34 Nga r.ll
"Ja për çfarë më vlejti qëndrimi në
ilir meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur në intervistën e tij të fundit edhe për ditët e kaluara në qeli dhe fillimin e legjislaturës së re.

Meta tha për Syri TV se PL-ja i ka kaluar momentet më të vështira, ndër të cilat ka listuar arrestimin e tij. Ai shton se me deputetin e zgjedhur Tedi Blushin, në Kuvendin e ri, kauzat e Partisë së Lirisë do të dëgjohen edhe më fort se në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Lidhur me qëndrimin e tij në qeli, kreu i PL-së tha se përvoja në burg në planin personal i ka vlejtur shumë.

I pyetur se cila ishte kënaqësia më e madhe në burg për të, Meta përmendi ditët e takimit me motrën dhe fëmijët e tij. Po ashtu përmendi dhe leximin e ushtrimet fizike. 

PJESË NGA INTERVISTA:

Po rolin e Partisë së Lirisë me fillimin e legjislaturës së re, si e shikoni?

Jam optimist se Partia e Lirisë i ka kaluar momentet më të vështira të cilat ishin rrëmbimi im, por edhe tradhtia e “Kolonës së Pestë” të regjimit në zgjedhjet e 11 Majit.
Të jesh me Partinë e Lirisë sot është një sakrificë e madhe sepse je target i regjimit. Por është edhe krenari e madhe se je në anën e duhur të historisë.
Me Z. Tedi Blushi në Kuvendin e ri, jam i sigurtë se kauzat e Partisë së Lirisë do të dëgjohen edhe më fort se në Këshillin Bashkiak të Tiranës.
Ndërkohë organizimi ynë duhet t’i përshtatet më mirë situatës që kemi, për të qenë më i padepërtueshëm ndaj diversionit të regjimit.
Por beteja ballore kundër korrupsionit skizofrenik të Edi Ramës duhet të përshkallëzohet çdo ditë dhe kjo s’bëhet pa vënë para përgjegjësisë çdo ditë SPAK-un që amniston aferën më gjigande të Edi Ramës, inceneratorin që nuk ekziston apo që mbyll sytë para firmës së tij për të shpallur fituese një kompani që lindi 8 muaj më pas.
Po kalojmë një sprovë e cila çdo ditë na forcon vullnetin për të shkallmuar këtë regjim kleptokratik dhe antikombëtar.

A jeni optimist për të ardhmen?

Ju më pyesni a vazhdoj të jem Ilir Meta? Padiskutim që po.
Vetëbesimi, guximi por edhe vizioni më kanë ndihmuar historikisht që të mos jem andej nga fryn era e momentit, por nga është e drejta, e vërteta dhe e ardhmja.
Kam marrë mësime të rëndësishme në këto 30 vite të cilat do më ndihmojnë shumë për angazhimin tim në 30 vitet e ardhshme.
Kjo përvojë në burg në planin personal do më vlejë shumë.
Shpesh e krahasoj me ndryshimin që solli në jetën time angazhimi në sportin e peshëngritjes, jo thjesht në kuptimin edukativ e sportive të disiplinës por të të kuptuarit të realitetit ku ndodhej vendi dhe shoqëria.
Deri atëherë isha një fëmijë i indoktrinuar, që besoja se vërtet jetonim në një vend të lumtur ngaqë unë jetoja më një lagje shumë të mirë të “Pazarit të ri” dhe në një pallat ushtarakësh të privilegjuar. Por në peshëngritje njoha shumë shokë nga Kombinati, Sauku, Kamza, Porcelani e periferi të tjera të cilët flisnin për jetën reale që ishte një ferr për ta.
Atje kuptova se edhe pse personalisht isha rritur mirë në raport me të tjerët, përsëri isha rritur mes gënjeshtrash dhe kjo ndikoi shumë në formimin tim për të refuzuar gënjeshtrat e lumturisë komuniste, që më nxiti edhe të isha shumë aktiv në Lëvizjen Studentore.
Edhe burgu më ka ndihmuar shumë të çlirohem nga shumë gënjeshtra dhe ta shoh jetën në mikro, ku ajo është më e vërtetë dhe e prekshme.

Cila është kënaqësia më e madhe në burg për ju?

Natyrisht që kënaqësia më e madhe është takimi njëherë në javë me motrën dhe fëmijët.
Por kënaqësia e përditshme është leximi dhe ushtrimet fizike.
Aktualisht po lexoj librin autobiografik të Nelson Mandelës “Long ëalk to Freedom”.
Jam aktualisht në momentin kur Mandela përpunoi platformën klandestine të ANC për t’i rezistuar regjimit të aparteidit.
Kudo pakicat përmes dhunë e frikës shtypin shumicën, por përkohësisht.

ilir meta

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj