LIVE UPDATES
Aktualitet

Keqtrajtime në burgje, ankesa nga Meta, Veliaj e Pecorelli, çfarë po heton Avokati i Popullit

Ermir Ndrejaj është një nga 4 të arrestuarit të cilët u vendosën në pranga pas operacionit të zhvilluar nga policia një javë më parë me urdhër të SPAK. Ndrejaj u prangos së bashku me vëllezërit Artur dhe Ervin Hoxhosman pas përgjimeve të komunikimit në SKYECC. Lidhur me të raportohet se vuan nga leuçemia dhe ky mund të konsiderohet si një nga rastet ku qëndrimin në burg mund të rrezikojë jetën e individit.

4 Gusht 2025, 10:53 Nga Dosja
Keqtrajtime në burgje, ankesa nga Meta, Veliaj e Pecorelli,
Ilir Meta dhe Erion Veliaj

TIRANA- Ankesa, deklarata ndoshta edhe dëshmi e kanë ngritur çështjen e trajtimit të të burgosurve apo të paraburgosurve në një tjetër nivel së fundmi. Ankesat të shtuara këto kohë për trajtim jo të duhur në burgje ka patur nga personazhe të njohur e kjo ka bërë që vëmendje të kthehet edhe nga personat që nuk kanë patur një status publik.

Pak ditë më parë Avokati i Popullit ka nisur hetimet për mënyrën e trajtimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë kohës së paraburgimit. Verifikimet janë fokusuar në shoqërimin e tij nga ambientet e paraburgimit në Durrës drejt një klinike private, ku ai iu nënshtrua disa analizave mjekësore.

Ditën e djeshme u raportua se Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca bashkë me Komisionerin për Parandalimin e Torturës kanë zhvilluar një vizitë  në qelitë e paraburgimit 313. Ata kanë kryer një takim me presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Metën, ku kanë dëgjuar pretendimet e ngritura nga për mënyrën e arrestimit.

Ndërkohë sot, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, pas daljes nga ambientet e SPAK ka komentuar hetimet e nisura nga Avokati i Popullit për trajtimin e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe kreut të PL-së Ilir Meta në qeli. Berisha tha se rasti i Metës është i paimagjinueshë, sepse shkojnë tre familjarë, motra me fëmijët dhe njërit nga fëmijët i thonë, jo, lejohen vetëm tre. Ai shtoi se me Veliajn janë sjellë në mënyrën më të papranueshme. 

"Çfarë nevoje kishte të shkruante statuse se Olsi Dado është i tillë dhe atillë, dhe Altin Dumani është heroi siç donte Edi Rama, në një kohë kur ai ishte i zhytur. Ju e patë vetë që paratë binin si nga qielli te Velica, me kompani me këto. Çfarë nevoje kishte ta bënte këtë? Ua them unë, kishte nevojë se Edi Rama donte me çdo kush të zemëronte gjykatësit dhe prokurorët me të dhe ta mbante aty ku është. Kjo për mua është shumë e dënueshme, sepse kjo përbën vepër penale në vetvete", tha Berisha.

Gjithashtu ai u shpreh se thuhet që Veliajn e kanë keqtrajtuar. Sipas Berishë në vizitën e tij në paraburgim, Ulsi Manja është shoqëruar nga një biznesmen. Kryedemokrati tha se të gjitha të dhënat janë se, biznesmeni ka qenë përfaqësuesi kryesor i klanit ‘Troplini’ "të cilët i çojnë për t'i dhënë ultimatum që, po fole këto pëson gruaja, këto pëson fëmija, këto pëson gjyshja, këto pëson gjyshi dhe me radhë."

"Me Erion Veliajn janë sjellë në mënyrën më të papranueshme. Dhe të jeni të sigurtë, që për Erion Veliajn kam konsideratën më të keqe. Ua them këtu. Mund të flas shumë, shumë kohë dhe ndonjë ligësi njerëzore si atë nuk njoh, përveç Edi Ramës. Por tani është seç është, por të drejtat e tij nuk mund të përcaktohen nga vullneti im. Të drejtat e tij janë të drejtat e një qytetari të garantuar me ligj dhe kushtetutë....

E dyta, thuhet që e kanë keqtrajtuar. Vizita e Ulsi Manjës. Në këtë vizitë Ulsi Manja është shoqëruar nga një biznesmen. Të gjitha të dhënat janë se, biznesmeni ka qenë përfaqësuesi kryesor i klanit ‘Troplini’ të cilët i çojnë, ua kanë dërguar dhe të tjerëve për ti dhënë ultimatum që, po fole këto pëson gruaja, këto pëson fëmija, këto pëson gjyshja, këto pëson gjyshi dhe me radhë. Edhe kjo është një akt absolutisht i papranueshëm dhe i dënueshëm. Këto qëndroj unë për këto dhe më vjen mirë që Avokati i Popullit është marrë dhe po merret", tha Berisha.

Davide Pecorelli

Nga ana tjetër, ankesat nuk kanë munguar as nga biznesmeni italian Davide Pecorelli, i burgosur te 313 në Tiranë. Ai ka ndërprerë grevën e urisë që kishte nisur më 16 korrik. Pecorelli është shprehur se gjatë kësaj kohe ka humbur 6 kilogram. Greva e tij e urisë bazohet te mosdorëzimi, mbi dy muaj pas arrestimit, i arsyetimit të vendimit gjyqësor, gjë që e pengon të bëjë ankim. Në letrën ku denonconte kushtet e tij të izolimit dhe njoftonte fillimin e grevës së urisë shprehej se jeton në një qeli prej 16 m² me 8 persona të tjerë, pa ujë të rrjedhshëm dhe me minj në tualet.

Ermir Ndrejaj

Ermir Ndrejaj është një nga 4 të arrestuarit të cilët u vendosën në pranga pas operacionit të zhvilluar nga policia një javë më parë me urdhër të SPAK. Ndrejaj u prangos së bashku me vëllezërit Artur dhe Ervin Hoxhosman pas përgjimeve të komunikimit në SKYECC. Lidhur me të raportohet se vuan nga leuçemia dhe ky mund të konsiderohet si një nga rastet ku qëndrimin në burg mund të rrezikojë jetën e individit.

erion veliaj sali berisha ilir meta

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet