Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Kombëtarja shqiptare e harroi shpejt humbjen me Anglinë dhe regjistron fitoren e parë në kualifikueset e Botërorit 2026. • Në Arenën Kombëtare kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho iu imponuan Andorrës të cilën e mundi me rezultatin 3-0 ku protagonist u bë Rej Manaj, autor i 2 prej 3 golave për skuadrën tonë përfaqësuese. • Në minutat e para Kombëtarja shqiptare u shfaq më kërkuese dhe në minutën e 6 krijoi rrezikun e parë në zonën e Andorrës. • Në minutën e 9 erdhi edhe shpërblimi për përpjekjet e kuqezinjve teksa Rej manajpas një goditje dënimi të Asllanit, me një gjuajtje me kokë i dha avantazhin skuadrës sonë kombëtare dhe festa shpërtheu në tribunat e Arenës Kombëtare. • Në minutën e 20 manaj shënoi edhe golin e dytë por një meritë të madhe në këtë gol ka edhe Broja me aksionin personal të tij që nxorri në pozitë të volitshme sulmuesin e Sivasspor. • Dominimi në lojë i kombëtares ishte i dukshëm teksa u vu në kërkim të golit të tretë me Arbër Hoxhën gjuajtja e të cilit u ndal nga portieri Alvarez. • Pjesa e parë u mbyll pikërisht me avantazhin 2-0 të Kombëtares që shfaqi një fytyrë krejt tjetër në krahasim me ndeshjen ndaj Anglisë. • Pjesa e dytë nisi me një mundësi për kombëtaren me Manaj, por gjuajtja e tij përfundoi jashtë, në minutën e 55 Asllani dha një top fantastik për Manaj, por ky i fundit nuk mundi dot ta dërgojë në rrjetë. • Me kalimin e minutave kuqezinjtë e ulën disi ritmin e lojës dhed dukej se mendonin më shumë për administrimin e rezultatit. • Por në minutën e 85 Pajaziti rrezikoi portën e Alvarez duke iu afruar golit të tretë për Kombëtaren, gol që erdhi në minutat shtesë nga Myrto Uzuni dhe ndeshja u mbyll me rezultatin 3-0 për skuadrën kuqezi që mori 3 pikët e para të kualifikueseve dhe tani e sheh veten në vendin e dytë në renditjen e Grupit K pas Anglisë e cila nga ana e saj fitoi edhe ndaj Letonisë me rezultatin 3-0.
6 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kombëtarja shqiptare e futbollit mposhti 3-0 Andorrën në stadiumin Air Albania. Në këtë mënyrë Kombotarja ka marrë fitoren e parë dhe 3 pikëshin e parë në këto eleminatore, duke u ngjitur në vendin e 2 në Grupin K, pas dy ndeshjve të para.
E radhës është ndeshja e qershorit e shumëpritura Shqipëri-Serbi.
TIRANË- Shqipëria ka mbyllur ndeshjen me Andorrën ditën e sotme me një gol të tretë. Pas dy golave në pjesën e parë nga Rey Manaj, kuqezinjtë kanë gjetur sërish portën me anë të Uzunit, në minutat e fundit të lojës.
Në këtë mënyrë kemi marrë fitoren e parë dhe 3 pikëshin e parë në këto eleminatore, duke u ngjitur në vendin e 2 në Grupin K, pas dy ndeshjve të para. E radhës është ndeshja e qershorit e shumëpritura Shqipëri-Serbi.

TIRANË- Air Albania në festë. Rey Manaj ka shënuar golin e dytë në ndeshjen ndaj Andorrës. Golin e dytë, Manaj e ka shënuar pas pasit që i ka dhënë Broja.
Ndërkohë që golin e parë të kombëtares, Manaj e ka bërë me kokë, pas një goditje dënimi të ekzekutuar nga Asllani.
TIRANË- Stadiumi Air Albania është paralizuar për disa minuta pas një bojkoti të 'Tifozave Kuq e Zi' dhe 'Illyrian Elite'. Kjo pasi këta tifoza për shkak të një konflikti që kanë pasur me FSHF-në për mungesën e biletave për sektorin ultras, kanë nisur të shajnë në kor Armand Dukën.
Pasi nisi ndeshja ndaj Andorrës, tifozët u larguar nga stadiumi për 15 minuta. Dhe më pas u rikthyen sërish në Air Albania.
TIRANË- Shqipëria ka marrë avantazhin në ndeshjen e sotme me Andorrën. Që në nisje të ndeshjes, Rey Manaj është treguar i saktë në goditjen e tij, duke dhuruar golin e parë për kombëtaren.
Manaj e ka bërë golin e tij me kokë, pas një goditje dënimi të ekzekutuar nga Asllani.
TIRANË - Shqipëria pret Andorrën në sfidën e dytë kualifikuese të Botërorit 2026. Sylvinho ka zgjedhur të hedhë një rreshtim të ri në fushë, dukje zgjedhur formacionin 4-2-3-1.
Në portë është Strakosha, teksa në mbrojtje janë rreshtuar Balliu, Gjimshiti, Ajeti dhe Aliji. Mesfusha përbëhet nga Asllani dhe debutuesi Julian Shehu, ndërsa Laçi do të luajë më i avancuar. Krahët do të mbulohen nga Broja dhe Hoxha, ndërsa në qendër të sulmit do të luajë Manaj.
Kjo sfidë do të gjykohet nga austriaku Sebastian Gishamer, teksa në fushë do të ndihmohet nga bashkëkombësit e tij, Roland Riedel, Santino Schreiner dhe Walter Altmann, ndërsa në VAR do të jenë Manuel Schuettengruber dhe Sara Telek.
FORMACIONET ZYRTARE: