LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Përfaqësuesit e CDI-së krah PD-së në Kavajë: Keni treguar vendosmëri! Berisha: Në Shqipëri ka një forcë që integron vendin në BE dhe ajo është Partia Demokratike

• Partia Demokratike ka zhvilluar sot një takim elektoral në Kavajë. • Presidenti i CDI-së, Andrés Pastrana Arango, ka shprehur mbështetjen për Partinë Demokratike me anë të një videomesazhi të transmetuar gjatë takimit elektoral në Kavajë. • Ai tha se CDI qëndron fuqishëm përkrah PD-së dhe vlerësoi këtë forcë politike për vendosmërinë në mbrojtjen e demokracisë dhe vlerave euro-atlantike. • Pastrana e cilësoi Shqipërinë në një moment vendimtar drejt integrimit europian dhe theksoi rëndësinë e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. • Sipas tij, Partia Demokratike ka qenë gjithnjë një mbështetëse e sundimit të ligjit, lirive themelore dhe qeverisjes së përgjegjshme. • Ai theksoi përkushtimin e PD-së për pavarësinë e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe nxitjen e pjesëmarrjes së grave në politikë. Sipas tij, shqiptarët meritojnë të dëgjohen dhe të kenë besim në institucionet që i përfaqësojnë. • Zëvendëspresidenti i CDI, Elmar Brok, ka mbajtur fjalën në takimin elektoral të PD-së në Kavajë. • Brok shprehu vlerësimin e tij për opozitën dhe rolin e Berishës në integrimin euroatlantik të Shqipërisë dhe theksoi nevojën urgjente për ndryshim politik në vend. • Brok bëri thirrje për një të rikthyer demokracinë e vërtetë më 11 Maj. • Ai kritikoi ashpër qeverisjen e Edi Ramës, duke e cilësuar si pengesë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ndërsa u shpreh i bindur se vetëm pushteti i demokracisë do të mund ta çojë vendin përpara. • Gjithashtu ai u bëri thirrje qytetarëve që të mos kenë frikë, por të votojnë për ndryshimin që do të rikthejë shpresën dhe besimin në të ardhmen. • Sekretari ekzekutiv i CDI-së, Antonio Lopez ka mbajtur fjalën në takimin elektoral të PD-së në Kavajë. • Lopez tha se këto zgjedhje nuk mund të manipulohen teksa i ka bërë thirrje shqiptarëve brenda dhe jashtë Shqipërisë, që të votojnë masivisht Partinë Demokratike. • Ai u dërgoi një mesazh të qartë emigrantëve të cilëve u tha se janë një mundësi për të ndryshuar gjërat në Shqipëri. • Sipas tij, është thelbësore që shqiptarët në 11 maj të ndryshojnë gjërat në këtë vend. • Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se CDI ishte institucioni i parë ndërkombëtar që do të damkoste, atë që e quajti, regjimin e Edi Ramës si narkodiktaturë. • Ai shtoi se sot në Kavajë gjendej me miq të çmuar të Partisë Demokratike dhe të demokracisë shqiptare, që në ditët e para të tyre e gjer sot. • Berisha tha se dy javë i ndajnë nga dita e fitores dhe e triumfit. • Berisha tha se programi i tyre  është një mision i vërtetë për të nxjerrë Shqipërinë nga ky spiral që po e shkreton. • Ai shtoi se programi i PD-së garanton qytetarët se varfërinë ekstreme do ta zhdukë në 100 ditët e para nga Shqipëria. • Gjithashtu Berisha tha se programi garanton sipërmarrësit, bizneset e vogla, të mesme dhe të mëdha, se përgjysmimi i taksave, se ulja e çmimit të energjisë në 6 lek nga 18, se përgjysmimi i tarifës së ujit se, çlirimi i tyre nga inspektoratet dhe gjoba janë zotimet solemne të PD-së.

7 artikuj për këtë temë.

3 JAVE ME PARE

PD-ASHM takim në Kavajë/ Sekretarja për Çështjet e Drejtësisë Familjare së Venezuelës: Luftoni për demokracinë e lirinë në Shqipëri dhe kurrë mos hiqni dorë!

Përfaqësuesit e CDI-së krah PD-së në Kavajë: Keni
Marry Ponte

KAVAJËKoalicioni PD-ASHM ka zhhvilluar një takim me qytetarët në qytetin e Kavajës ditën e sotme. Sekretarja për Çështjet e Drejtësisë Familjare të Venezuelës, Marry Ponte, ishte një nga të ftuarat në takimin të mbajtur. Ponte u bëri thirrje shqiptarëve që të luftojnë për demokracinë dhe lirinë në Shqipëri, pasi do të humbin çdo të drejtë si qytetarët venezuelianë.

Ponte shtoi se atje ishte ende një regjim prej 26 vitesh, i cili erdhi në pushtet me anë të votës por tani manipulon zgjedhjet për të qëndruar në pushtet. 

PJESË NGA FJALIMI:

"Unë quhem Marry Ponte jam nga Venezuela vendi prej të cilit jam larguar prej tete vitesh. Dhe dua të flas në bazë të përvojës sime. Them sepse ne kemi 26 vite në një regjimi cili erdhi me anë të votës dhe tani manipulon zgjedhjet, për të qëndruar në pushtet. Duke shkaktuar frikë tek ata qytetarë, të cilët duhet të votojnë për shkak të pasojave që mund të ndërmerren kundër tyre apo familjeve të tyre. Jemi nëntë milionë shtetas jashtë vendit tonë të shpërndarë kudo në botë. Për arsye se nuk mund të qëndrojmë në vendin tonë të bukur dhe të madhërishëm. Ku liria, demokracia dhe begatia na është vjedhur. Kështu do t’ju lutesha që të luftonit për vendin tuaj, të luftoni për lirinë, të luftoni për demokracinë, të luftoni për të drejtësinë dhe kurrë mos hiqni dorë. Rroftë Shqipëria, rroftë demokracia dhe liria!”, tha Ponte. 

3 JAVE ME PARE

"Në Europë nuk shkohet me krim e korrupsion"/ Berisha: Në Shqipëri ka një forcë që integron vendin në BE dhe ajo është Partia Demokratike

Përfaqësuesit e CDI-së krah PD-së në Kavajë: Keni
Sali Berisha

KAVAJË- Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar një takim elektoral në qytetin e Kavajës. Gjatë fjalimit të tij Berisha tha se në Europë nuk shkohet me krim dhe me korrupsion. Berisha deklaroi se në Shqipëri ka vetëm një forcë që integron vendin në BE dhe ajo është Partia Demokratike.

Berisha shtoi se në Europë shkohet duke rritur mirëqënien e qytetarëve shqiptare dhe jo duke e plaçkitur atë

PJESË NGA DEKLARATA:

"Miqtë e mi! Dy javë kanë mbetur, këto dy javë janë një kushtrim, janë një thirrje për çdo të ri dhe të re të Kavajës, të bëjmë përpjeket tona për të bindur çdo bashkëmoshatar, sepse qëllimi më i fuqishëm i këtij programi është ti rikthejmë Shqipërisë rininë e saj. Të sjellim kombim në moshën e rinisë dhe garantoj çdo të ri e të re, se mesatarja do hiqet, se dyert e universiteteve do jenë të hapura, se shkollimi dhe punësimi i tyre, qeveria do paguajë sigurimet shoqërore tek sipërmarrësit për çdo të ri të punësuar, 1 vit. Trajnimin e tyre.

Një çati për çdo çift të ri. Qeveria do japë një grant 30 mijë euro në mënyre që të paguhet kredia.
Do bëjmë gjithçka të rikthejmë nga emigracioni vëllezërit dhe motrat tona. 5 vjet asnjë taksë. Kredi të buta për strehimin. Startupet e tyre do të mbështeten fuqishëm. Pra miq, është program për çdo shqiptar. Fermerët e Kavajës dhe Shqipërisë do të njohin 5-fishimin e subvencioneve për ta. Garantoj se për çdo njësi prodhimi, për çdo fidan, për çdo kokë bagëti, do marrin 5-fishin e atyre që marrin sot.
Suksesi i fermave tona, suksesi i sipërmarrjeve tona, ‘Made in Albania’ është krenaria jonë. Miqtë e mi.
Ka patur edhe të tjerë diktatorë, por narkodiktator më të pashpirt për qytetarët se Edi Rama, nuk ka patur.
Ju e dëgjuat, 3 muaj më parë deklaroi se, në spitalin onkologjik po kryhen krime kundër njerëzimit. A e dini ju sot, pas 3 muajsh situata është dy herë më dramatike.

Sepse ai e ka mendjen tek luksi i tij. E ka mendjen tek pasurimi i tij dhe i njerëzve të tij. E ka mendjen tek plaçkitja e shqiptarëve. Garantoj çdo qytetar të Kavajës dhe Shqipërisë se, buxheti i shëndetësisë do të dyfishohet. Se lista e ilaçeve të rimbursueshme do të jetë identike me atë të Republikës Italiane. Se në territorin e Shqipërisë nuk do të tregtohen ilaçe që nuk shiten në dy vende anëtare të BE-së. Miq, në Europë nuk shkohet me mjerim. Në Europë nuk shkohet me krim. Në Europë nuk shkohet me korrupsion.
Në Europë shkohet me shtetin ligjor, me respektin e lirive dhe të drejtave njerëzore. Me respektimin e dinjitetit njerëzor.

Në Europë shkohet duke rritur mirëqënien e qytetarëve shqiptare dhe jo duke e plaçkitur atë.
Ka një forcë politike e faktuar dhe e provuar, lokomotivë e integrimeve evropiane dhe euroatlantike të Shqipërisë dhe kjo është partia juaj, Partia Demokratike, ky është koalicioni ynë, Koalicioni për Shqipërinë Madhështore, koalicioni për Shqipërinë e fitores," tha Berisha. 

3 JAVE ME PARE

Berisha në Kavajë: Ky program është një mision i vërtetë për të nxjerrë Shqipërinë nga ky spiral që po e shkreton

Përfaqësuesit e CDI-së krah PD-së në Kavajë: Keni
Sali Berisha

KAVAJA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim elektoral në Kavajë. Berisha tha se programi i tyre  është një mision i vërtetë për të nxjerrë Shqipërinë nga ky spiral që po e shkreton. Ai shtoi se programi i PD-së garanton qytetarët se varfërinë ekstreme do ta zhdukë në 100 ditët e para nga Shqipëria.

Gjithashtu Berisha tha se programi garanton sipërmarrësit, bizneset e vogla, të mesme dhe të mëdha, se përgjysmimi i taksave, se ulja e çmimit të energjisë në 6 lek nga 18, se përgjysmimi i tarifës së ujit se, çlirimi i tyre nga inspektoratet dhe gjoba janë zotimet solemne të PD-së.

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Kjo fushatë çdo minutë dhe çdo ditë bën të qartë për çdo shqiptar se, shkaku i problemeve të mëdha, se shkaku i varfërimit dhe mjerimit të frikshëm të shqiparëve në 12 vite, se shkaku i largimit të shqiptarëve nga Shqipëria, se shkaku i rrënimit të sistemit shëndetësor, sistemi arsimor, është një dhe vetëm një, është Edi Rama, organizata e tij kriminale, që vjedh çdo minutë, çdo orë, çdo ditë, shqiptarët, buxhetin, fondet, pasuritë e tyre publike. Çdo ditë, çdo orë shqiptarët po përqafojnë më shumë programin e PD-së, programi që garanton shqiptarët se, do krijojë një mundësi të re për çdo qytetar.

Programi që garanton qytetarët se varfërinë ekstreme do ta zhdukë në 100 ditët e para nga Shqipëria. Se nuk do të ketë pension ndën 200 euro, se nuk do të ketë ndihmë ekonomike ndën 200 euro, se nuk do të ketë bursë studenti ndën 200 euro. Nuk do ketë rrogë minimale ndën 500 euro, se do ulë çmimin e energjisë në 7 lek për qytetarët, do përgjysmojë tarifat e ujit, do të japë kartën e konsumatorit për të gjithë pensionistët dhe rrogëultit.

Garanton sipërmarrësit e Kavajës, bizneset e vogla, të mesme dhe të mëdha, se përgjysmimi i taksave, se ulja e çmimit të energjisë në 6 lek nga 18, se përgjysmimi i tarifës së ujit se, çlirimi i tyre nga inspektoratet dhe gjoba janë zotimet tona solemne. Pra ky program është program për çdo shqiptar, nuk është program i një partie. Është program i një misioni të vërtetë për të nxjerrë Shqipërinë nga ky spiral, nga këto labirinte që po e shkretojnë atë çdo ditë e më shumë.

3 JAVE ME PARE

Berisha nga Kavaja: CDI ishte institucioni i parë ndërkombëtar që do të damkoste regjimin e Edi Ramës si narkodiktaturë

Përfaqësuesit e CDI-së krah PD-së në Kavajë: Keni
Sali Berisha

KAVAJA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim elektoral në Kavajë. Pas fjalës së disa prej përfaqësuesve të CDI-së, Berisha tha se kjo forcë ishte institucioni i parë ndërkombëtar që do të damkoste, atë që e quajti, regjimin e Edi Ramës si narkodiktaturë. 

Ai shtoi se sot në Kavajë gjendej me miq të çmuar të Partisë Demokratike dhe të demokracisë shqiptare, që në ditët e para të tyre e gjer sot. Berisha tha se dy javë i ndajnë nga dita e fitores dhe e triumfit.

"Unë po vij nga tur dy ditor në jug dhe kudo në sheshet e qyteteve, në brigjet në fshatra, frynte erë e fitores, erë e triumfit. Jugu më i vendosur se kurrë, më entuziast se kurrë për tu ndarë me të keqen që e ka emrin Edi Rama. Por Kavaja është përsëri, përsëri qyteti i cili përmbysi i pari diktaturën komuniste dhe do të përmbysë i pari narkodiktaturën. Më lejoni në emër tuaj, ti përcjellim presidentit të CDI-së, ish-presidentit të Meksikës, Andrés Pastrana Arango, nderimet më të mëdha, përshëndëtjet më të përzemërta", tha Beris

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Qytetarë dhe qytetare të Kavajës, burra dhe gra, djem e vajza të lirisë, qytetarë të fitores, mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta, mirënjohjen time më të pakufishme, nderimin tim më të madh për ju. Demokrate e demokratë, për mbarë popullin e Kavajës, për kavajasit kudo që janë sot, në Shqipëri, diasporë dhe kudo që ndodhen. Kam ardhur në qytetin tuaj të bekuar, ju kam takuar ju, njerëz të nderuar, qytetarë të nderuar, me dhjetëra e qindra herë. Por sonte kam kënaqësinë më të madhe se në çdo takim tjetër që kemi patur së bashku, sepse sonte kemi në Kavajë, miq të mëdhenj, miq të çmuar të Partisë Demokratike dhe të demokracisë shqiptare, që në ditët e para të tyre e gjer sot.

Miqtë e mi, sonte këtu me ne, kemi zv/presidentin e Internacionales Demokristiane të Qendrës, mikun e madh të demokracisë shqiptare dhe të shqiptarëve, Elmar Brok, i cili ka mbështetur në momente kritike Partinë Demokratike dhe demokracinë shqiptare dhe është sot këtu për të mbështetur përsëri në këtë betejë epike, vendimtare tonën ndaj narkodiktaturës dhe triumfin e demokracisë. Kam nder dhe kënaqësi që jam sot këtu me të nderuarin Antonio López-Istúriz White, Sekretari Ekzekutiv i e Internacionales Demokristiane të Qendrës, dhe deputet në Parlamentin Europian. Antonio López-Istúriz White, është një mik i madh, i shquar dhe i kahershëm i PD-së. Prania e tij sot këtu, njëlloj si në 2005 lajmëron fitoren tonë me 11 maj.

Një mirënjohje të veçantë kam për zonjën 3. Angelika Lang, Ombudsman në Stockholm, Suedi. Marrëdhëniet tona me partinë simotër suedeze, kanë qenë dhe mbeten të shkëlqyera. Mbështetja e tyre për ne këtë fushatë është e një rëndësie të madhe cilësore. Miqtë e mi! Ne jemi shumë të nderuar nga prania e miqve tanë nga Venezuela që luftojnë prej vitesh diktaturën e Maduros. Mary Ponte, sekretare primare e partisë ‘Drejtësia e Para’ e Venezuelës. Si dhe të dashurit Luiz dhe Tereza nga CDI. Miq, këta miq të nderuar e kanë nderuar Kavajën. Por dhe ju, qytetare dhe qytetarë të Kavajës, keni nderuar njerëz të lirë, keni nderuar lirinë, vlerat virtytet e njerëzve të lirë në Shqipëri dhe në mbarë botën dhe meritoni plotësisht nderimin dhe respektin e tyre. Ftoj shqiptarët të mos harrojnë se sot paradite në Velipojë, Edi Ramën e shoqëronte Pëllumb Gjoka dhe Charles McGonigal. E shoqëronte Saimir Tahiri, Lefter Koka, Alqi Bllako, Erion Veliaj. E shoqëronin pra një bandë e vërtetë shqiptare e ndërkombëtare.

Edi Rama të ardhme nuk ka. Miqtë e mi! Dy javë na ndajnë nga dita e fitores, dita e triumfit. Unë po vij nga tur dy ditor në jug dhe kudo në sheshet e qyteteve, në brigjet në fshatra, frynte erë e fitores, erë e triumfit. Jugu më i vendosur se kurrë, më entuziast se kurrë për tu ndarë me të keqen që e ka emrin Edi Rama. Por Kavaja është përsëri, përsëri qyteti i cili përmbysi i pari diktaturën komuniste dhe do të përmbysë i pari narkodiktaturën. Më lejoni në emër tuaj, ti përcjellim presidentit të CDI-së, ish-presidentit të Meksikës, Andrés Pastrana Arango, nderimet më të mëdha, përshëndëtjet më të përzemërta. Nën drejtimin e tij, CDI-ja do të ishte institucioni i parë madhor, grupon 110 parti politike të qendrës së djathtë të mbarë botës. Do të ishte institucioni i parë ndërkombëtar që do të damkoste, regjimin e Tiranës, regjimin e Edi Ramës si narkodiktaturë dhe kjo ishte mbështetje e jashtëzakonshme për ne.

3 JAVE ME PARE

"Lamtumirë Rama, përshëndetje PD!" Sekretari ekzekutiv i CDI-së në Kavajë: Emigrantë, jeni një mundësi për të ndryshuar gjërat në Shqipëri

Përfaqësuesit e CDI-së krah PD-së në Kavajë: Keni
Antonio Lopez

KAVAJA- Sekretari ekzekutiv i CDI-së, Antonio Lopez ka mbajtur fjalën në takimin elektoral të PD-së në Kavajë. Lopez tha se këto zgjedhje nuk mund të manipulohen teksa i ka bërë thirrje shqiptarëve brenda dhe jashtë Shqipërisë, që të votojnë masivisht Partinë Demokratike.

Ai u dërgoi një mesazh të qartë emigrantëve të cilëve u tha se janë një mundësi për të ndryshuar gjërat në Shqipëri. Sipas tij, është thelbësore që shqiptarët në 11 maj të ndryshojnë gjërat në këtë vend.

Fjala e Antonio Lopez- Isturiz White:

Vij nga Spanja. Kam ardhur për t’i thënë lamtumirë Edi Ramës. Dhe për t’i thënë përshëndetje Partisë Demokratike. Evropa nuk është një pasaportë. Evropa është Shqipëria. Nuk është Edi Rama ai që vendos kush është evropian dhe kush jo. Janë shqiptarët që vendosin. E di që ju emocionova. Erdha këtu për herë të parë para 20 vitesh. Dhe gjeta mikun tim të mirë, Presidentin Sali Berisha, më energjik se kurrë më parë. Dhe jam shumë krenar për këtë ftesë, që miqtë e mi, të cilët kanë folur më parë, ne jemi këtu sot, nga vendet shtet-komb në Evropë dhe jashtë saj, sepse duam një ndryshim në Shqipëri.

Do të jemi shumë vigjilentë në këto zgjedhje. Këto zgjedhje nuk mund të manipulohen më. Do të ketë vëzhgues që do të ndjekin vlerat evropiane. Dhe kjo është ajo që doni ju. Ju doni vlerat evropiane. Transparencë. Demokraci. Jo sundimin e një personi, por të miliona shqiptarëve. Dua të dërgoj sot, në mënyrë të veçantë, një mesazh për jashtë, për shqiptarët në diasporë, që do të votojnë, që jetojnë në vendin tim, në Spanjë, në Shtetet e Bashkuara, në Gjermani. Edhe për ju është një mundësi tani për të ndryshuar gjërat në Shqipëri. Që të mund të ktheheni, dhe për herë të parë të ndiheni krenarë, jo për këto 12 vite, por për të ardhmen që Partia Demokratike po sjell në Shqipëri.

Dhe jam shumë krenar që qëndroj sot në të njëjtin vend, në Kavajë, aty ku u rrëzua komunizmi. E shihni, nuk jam aq energjik sa Sali Berisha. Mbani mend: sa qeveri socialiste ka në Evropë? Ka vetëm tre qeveri të plota socialiste. A e dini sa qeveri, miq të Partisë Demokratike dhe Sali Berishës, ka në Evropë? Katërmbëdhjetë. Partia Socialiste Evropiane nuk ka më ndikim në Evropë. Ka përfunduar. Tani është koha e Partisë Demokratike në Shqipëri. Është koha e Partisë Popullore Evropiane në Bruksel, që tani duhet të marrë drejtimin.

Dhe për ne, në Partinë Popullore Evropiane, në CDI, është thelbësore që të gjithë shqiptarët, më 11 maj, të ndryshojnë gjërat në këtë vend. Po kërkoj, po kërkoj me përulësi, marrëdhënie, ju lutem, ndihmoni na në Bruksel, ndihmoni na në Evropë. Vota juaj nuk është vetëm për Shqipërinë. Ajo do të jetë një sinjal për Brukselin.

Dhe dua t’ju them të gjithëve, siç tha miku im i mirë, Mari Ponte, gjuha ime amtare është spanjishtja, nëse më lejoni. Qëndroj këtu sot, me krenari, për të thënë: Rroftë Partia Demokratike! Rroftë Presidenti Berisha! Më jepni pak kohë ta them siç duhet: Rroftë Partia Demokratike! Rroftë Presidenti Berisha! Dua ta them këtë: Rroftë Presidenti Berisha i Shqipërisë! Faleminderit shumë!

3 JAVE ME PARE

"Koha për të larguar Ramën!" Zv.presidenti i CDI-së në Kavajë: Në Gjermani e dërguam në pension pas 33 vitesh një qeveri socialiste

Përfaqësuesit e CDI-së krah PD-së në Kavajë: Keni
Elmar Brok

KAVAJA- Zëvendëspresidenti i CDI, Elmar Brok, ka mbajtur fjalën në takimin elektoral të PD-së në Kavajë. Brok shprehu vlerësimin e tij për opozitën dhe rolin e Berishës në integrimin euroatlantik të Shqipërisë dhe theksoi nevojën urgjente për ndryshim politik në vend. Brok bëri thirrje për një të rikthyer demokracinë e vërtetë më 11 Maj.

Ai kritikoi ashpër qeverisjen e Edi Ramës, duke e cilësuar si pengesë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ndërsa u shpreh i bindur se vetëm pushteti i demokracisë do të mund ta çojë vendin përpara. Gjithashtu ai u bëri thirrje qytetarëve që të mos kenë frikë, por të votojnë për ndryshimin që do të rikthejë shpresën dhe besimin në të ardhmen.

Fjala e Elmar Brok:

I dashur President Berisha,

Zonja dhe zotërinj, miq të dashur të demokracisë dhe të Europës, jam shumë krenar që jam sot këtu, në këtë vend të mrekullueshëm që i përket vetë zemrës së Europës. Jam veçanërisht krenar sepse jam ftuar të flas përpara numrit një të politikës shqiptare, Partisë Demokratike.

Zonja dhe zotërinj, ne patëm zgjedhjet në Gjermani, dhe më 6 maj, miku ynë i partisë, Friedrich Merz, do të bëhet Kancelar i Gjermanisë. Ne e dërguam në pension një qeveri socialiste, pas 33 vitesh. Pas 12 vitesh, tani edhe unë jam në pension. Socialistët janë gjithmonë të njëjtë. Ata dështojnë në të tashmen. Flasin për premtime për të ardhmen, të cilat nuk i kanë përmbushur kurrë, dhe gjithmonë justifikohen. Ky teatër duhet të marrë fund. Në fund të fundit, kemi nevojë për një politikë ku premtimet bëhen dhe vendimet merren që në fillim.

Unë besoj se tani jetojmë në një rend të ri botëror, dhe kemi nevojë për një Europë më të bashkuar, që ka mundësinë të jetë sovrane, në mënyrë që të gjitha vendet tona të mbijetojnë në unitet, demokraci dhe përparim. Prandaj, besoj fort se sot Europa ka nevojë për Shqipërinë, dhe Shqipëria ka nevojë për Europën, më shumë se kurrë.

Zonja dhe zotërinj, zoti Berisha e ka çuar vendin tuaj drejt një të ardhmeje më të mirë. E kam takuar shpesh. Ai e solli vendin tuaj në liri. Ai e solli Shqipërinë në NATO, dhe tani është koha që ai të marrë shansin e tretë për ta çuar NATO-n drejt Europës. Sepse zoti Rama po e trajton Europën në të njëjtën mënyrë siç e trajton edhe Shqipërinë: premton, por nuk i përmbush kurrë ato premtime. Me politikat e zotit Rama, është shumë e vështirë që Shqipëria të hyjë në Bashkimin Europian.

Prandaj, ne kemi nevojë për këtë ndryshim në qeveri – për zotin Berisha. Besoj se është në interesin tuaj më të mirë. Zonja dhe zotërinj, mendoj se kemi nevojë për personin e duhur, për partinë e duhur. Duhet të zhvillojmë vlera të përbashkëta dhe interesa europiane e shqiptare të kombinuara. Të jem i qartë: ky qytet, Kavaja, është një shembull i kësaj.

Në mars të vitit 1990, populli i Gjermanisë Lindore votoi në zgjedhjet e para të lira për një Gjermani të bashkuar e të lirë. Në mars të vitit 1990, pikërisht në këtë qytet, u organizuan demonstratat e para për t’u çliruar nga diktatura komuniste, në të gjithë Gjermaninë. Të gjitha këto ndodhën në mars 1990. Dhe ky qytet e ka bërë të mundur atëherë, prandaj mund ta bëjë sërish.

Besoj se atëherë, në Gjermaninë Lindore, njerëzit kishin frikë nga diktatura. Por në mars 1990, ata nuk kishin më frikë. Sot, në Shqipëri, vetëm një person ka frikë, dhe ky është Rama. Dhe fuqia e demokracisë do të fitojë më 11 maj. Prandaj, veproni sot. Veproni gjatë javës që vjen. Nuk kam frikë, sepse besoj se nga ky qytet do të vijë sërish një Shqipëri më e mirë dhe një Europë më e mirë. Ju uroj gjithë të mirat për të ardhmen, dhe dua që zoti Berisha t’i përmbushë premtimet e tij.

3 JAVE ME PARE

"Qëndrojmë fuqishëm përkrah jush!" Presidenti i CDI-së: PD ka treguar vendosmërinë e saj në fuqinë transformuese të qeverisjes

Përfaqësuesit e CDI-së krah PD-së në Kavajë: Keni
Andrés Pastrana Arango

KAVAJA- Presidenti i CDI-së, Andrés Pastrana Arango, ka shprehur mbështetjen për Partinë Demokratike me anë të një videomesazhi të transmetuar gjatë takimit elektoral në Kavajë. Ai tha se CDI qëndron fuqishëm përkrah PD-së dhe vlerësoi këtë forcë politike për vendosmërinë në mbrojtjen e demokracisë dhe vlerave euro-atlantike.

Pastrana e cilësoi Shqipërinë në një moment vendimtar drejt integrimit europian dhe theksoi rëndësinë e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Sipas tij, Partia Demokratike ka qenë gjithnjë një mbështetëse e sundimit të ligjit, lirive themelore dhe qeverisjes së përgjegjshme.

Ai theksoi përkushtimin e PD-së për pavarësinë e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe nxitjen e pjesëmarrjes së grave në politikë. Sipas tij, shqiptarët meritojnë të dëgjohen dhe të kenë besim në institucionet që i përfaqësojnë.

Fjala e Andres Pastrana:

Të dashur miq, anëtarë të nderuar të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe të ftuar të nderuar!

Është një privilegj i veçantë të qëndroj sot përpara jush si President i Internacionales Demokristiane dhe të ndaj disa fjalë mbështetëse për Partinë Demokratike, BDSH-në, në këtë moment vendimtar. Shqipëria ndodhet në një udhëkryq në rrugën e saj drejt Europës, e udhëhequr nga dy shtyllat e reformës dhe konsolidimit demokratik.

Prej vitesh, Partia Demokratike ka qëndruar me vendosmëri përkrah popullit shqiptar, pa u tërhequr, edhe përballë strategjive dhe politikave më dëmtuese të Kryeministrit Edi Rama. Udhëheqja e Presidentit Sali Berisha është një dëshmi e kësaj mbështetjeje ndaj popullit shqiptar dhe e qëndrueshmërisë së Partisë Demokratike. Edhe pse është përballur me përndjekje politike të motivuar dhe ka paguar me lirinë e tij personale, Dr. Berisha vazhdon të mishërojë përkushtimin e palëkundur të PD-së për të ndërtuar një Shqipëri më të lirë dhe më të fortë, në zemër të Bashkimit Evropian.

Që nga themelimi i saj si partia e parë opozitare në Shqipëri, pas dekadash sundimi njëpartiak, PD-ja ka treguar vendosmërinë e saj në mbrojtje të vlerave që ndajnë familja jonë e përbashkët politike: sundimi i ligjit, liritë themelore dhe besimi në fuqinë transformuese të qeverisjes së përgjegjshme. Këto nuk janë thjesht aspirata; ato janë themelet mbi të cilat ndërtohen shoqëri të suksesshme dhe mbeten gjithashtu shtyllat kryesore të platformës politike dhe angazhimit publik të Partisë Demokratike.

Ndërsa shqiptarët përgatiten për zgjedhjet parlamentare të rëndësishme në majin që vjen, rreziku dhe mundësitë janë të mëdha. Institucionet demokratike përfitojnë kur qytetarët kanë mundësi të zgjedhin udhëheqës të përkushtuar ndaj transparencës, përfshirjes aktive të qytetarëve dhe respektit të vërtetë për dinjitetin individual. Partia Demokratike ka dëshmuar vazhdimisht kapacitetin e saj për të çuar Shqipërinë përpara në këto fusha, veçanërisht përmes theksit të saj tek pavarësia e gjyqësorit, mundësitë ekonomike dhe respekti për partneritetet euro-atlantike.

Me Shqipërinë tashmë të vendosur në rrugën e integrimit evropian, është jetike që udhëheqja e vendit të njohë përgjegjësitë që shoqërojnë këtë rrugëtim. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme nuk do të ndikojnë vetëm në qeverisjen kombëtare, por edhe në mënyrën se si perceptohet Shqipëria në arenën ndërkombëtare dhe në institucionet kyçe evropiane.

Në IDC-CDI, ne e shohim Partinë Demokratike jo vetëm si një aleate, por si një partnere, vizioni i së cilës për Shqipërinë përkon me idealet më të gjera të lirisë politike dhe fuqizimit ekonomik. Ne besojmë fort se partitë politike të forta janë themel i demokracive të shëndetshme. Gjatë viteve, PD-ja ka treguar një qasje përfshirëse, ka mbështetur pjesëmarrjen e grave në politikë dhe ka shprehur përkushtim të vazhdueshëm për të luftuar korrupsionin, një sfidë që prek shumë vende, por që duhet tejkaluar për të garantuar një qeverisje të qëndrueshme.

Këto iniciativa tregojnë dëshirën e sinqertë të PD-së për të ndërtuar besim në institucionet publike dhe për të krijuar një mjedis më të barabartë për çdo shqiptar. Po aq e rëndësishme është edhe aftësia e saj për të ndërtuar marrëdhënie me aleatë ndërkombëtarë, duke nënvizuar kapacitetin e saj për të krijuar partneritete të dobishme që kapërcejnë kufijtë. Përmes lidhjeve të saj të qëndrueshme me CDI dhe rrjete të tjera ndërkombëtare, PD-ja mbetet në një pozicion të favorshëm për të forcuar lidhjet e Shqipërisë me partnerët globalë dhe për të rritur praninë e saj në skenën evropiane.

Sigurisht, zgjedhjet janë gjithashtu një festë e vetë procesit demokratik. Votuesit duhet të kenë besim të plotë se të gjitha zërat do të dëgjohen dhe se çdo shqiptar ka një rol në formësimin e drejtimit të vendit. Në këtë kontekst, inkurajoj Partinë Demokratike të vazhdojë të apelojë tek shpresat e përbashkëta të qytetarëve, të zgjerojë luftën kundër korrupsionit, të avokojë për reforma sociale dhe ekonomike dhe të vërë në plan të parë vendin e Shqipërisë në familjen evropiane.

Dialogu i sinqertë dhe propozimet e forta politike mund të mobilizojnë votuesit, duke i ndihmuar të parashikojnë një të ardhme ku institucionet demokratike të vendit lulëzojnë.

Për të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike dhe mbështetësit tuaj: jini të sigurt se CDI qëndron fuqishëm përkrah jush. Ju përshëndesim përkushtimin tuaj të palëkundur dhe ju urojmë çdo sukses në misionin tuaj për të ndërtuar një Shqipëri të qëndrueshme, transparente dhe me vizion për të ardhmen. Uroj që përpjekjet tuaja të japin fryte për të mirën e përbashkët, duke forcuar bindjen se ditët më të mira të Shqipërisë vërtet ndodhen përpara, si pjesë e një komuniteti të bashkuar evropian.

Faleminderit shumë dhe suksese në majin që vjen!

sali berisha ne kavaje

Sondazh

Poll

"A keni komunikuar me LaCivita në 72 orët e fundit?", Berisha: Po mjaftohem me falenderimet...

"A keni komunikuar me LaCivita në 72 orët e fundit?", Berisha: Po mjaftohem me falenderimet...

Berisha: Alimehmeti është luftëtar i çmuar i PD-së, nuk është vetëm parlamenti për përfaqësim

Berisha: Mediat kanë dhënë kontribut të çmuar në denoncimin e farsës elektorale

Vota e diasporës/ Berisha: Vota e tyre është e manipuluar si në Korenë e Veriut

Deputeti më i vjetër në kuvend, a do e drejtojë seancën e parë? Berisha: S'do lejojmë të ndodhë

Berisha: Në krye të amnistisë elektorale qëndron vetë Altin Dumani, shërbëtori i Ulsi Manjës

Berisha publikon dokumentin e prokurës: Kjo vërteton që Irena me 5 mbiemra është dënuar

Berisha në SPAK: Qëndrimi mbrojtës ndaj krimit elektoral i Dumanit përbën krim antikushtetues

Samiti Ekonomik Ndërkombëtar në Tiranë/ Jared Kushner nuk vjen në Shqipëri por dërgon video-mesazh

"Zoti e shpëtoi Trump sepse ka një plan edhe për Europën", Rama: Një epokë e re mund të vijë

Linda Rama: Shqiptarët i besuan Edit një mandat me përgjegjësi të jashtëzakonshme!

Ritja e buxhetit për NATO-n, Rama: I kemi përmbushur detyrimet ndaj aleancës!

Macron në Tiranë: Rifillimi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, i rëndësishëm për të gjithë

Macron: Përballë cinizmit të Putin, jam i sigurt që Trump do të reagojë

Macron uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve: Ky mandat i rëndësishëm dhe për ne!

Rama: Kemi diskutuar me Macron përfshirjen e Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë!

Rama konferencë me Macron: Marrëdhëniet e Francës me Shqipërinë kanë hyrë në një fazë të re

Frederiksen: Disa vende kanë bërë punë vërtet të mirë!

"Nuk jam socialiste", kryeministrja e Danimarkës nxjerr blof Ramën gjatë konferencës për shtyp

Protesta e PD, demokratët u bëjnë presion gazetarëve: Do fakte ti? I ke brenda

Përfundon protesta e PD/ Këlliçi: Ky është akti i parë

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike në bulevardin "Zogu i Parë"

PAMJE nga protesta/ Qytetarët: Edi Rama o hajdut votat tona ku i ke fut

Merz në Tiranë: Duhet të bëjmë çdo përpjekje që amerikanët t’i kemi në anën tonë

Merz: Lufta në Ukrainë është e drejtuar ndaj të gjithë rendit dhe të gjithë kontinentit

Çfarë ka aty vallë? Kryeministri i Belgjikës vjen me valixhe në Samit

"Kenaqësi që jam kryeministri i parë që vi në Shqipëri"/ Starmer: Kemi shumë sfida si emigracioni

Samiti i Komunitetit Politik Evropian/ Starmer: Kemi intensifikuar partneritetin me BE-në

Keir Starmer i përgjigjet Ramës për motin: Kur erdha dje ishte diell

Macron në Tiranë: Të ngrihet sekretariati i Komunitetit Politik Evropian

Meloni: Ajo që ndodhi dje tregoi se kush bën propagandë për paqe dhe kush e do vërtetë paqen

"Moti i keq ka ardhur nga delegacioni britanik"/ Batutat e Ramës: Kur le Evropën fillon qan

Meloni: Europën e re në një botë të re nuk mund ta bëjmë pa Ballkanin Perëndimor

Erdogan në Tiranë: Europa të shfaqë interesin e duhur për vendosjen e armëpushimit në Gazë

Erdogan në Tiranë: Duhet të krijohet një arkitekturë e re dhe e drejtë e qeverisjes globale

Zelensky: Duhet të bashkëpunojmë me SHBA-në, mbështetja e saj thelbësore

Zelensky në Tiranë: Putin nuk ra dakord për asgjë, presioni duhet të rritet

Macron: Të ndërtojmë një koalicion shtetesh dhe organizatash për të luftuar krimin dhe trafikimin

Macron në Tiranë:Mbështesim armëpushimin në Ukrainë,duhet të këmbëngulim për një paqe të qëndrueshme

Antonio Costa në Tiranë: Agresioni rus kundër Ukrainës solli luftën e madhe

Antonio Costa në Tiranë: Nëse nuk sjellim siguri, autoriteti i BE-së do të jetë në rrezik

Rama: Përse të mos imagjinojmë një Aleancë Ndërkombëtare, përtej armatimit?

Rama: Po përballemi me forca që kërcënojnë themelet tona

Rama në Samit: Jeni rrethuar nga ëndrrat e fëmijëve shqiptarë për Evropën

Rama flet për zgjedhjet e 11 majit: Fushata u përqendrua te fjala Europë, fituam më shumë se 52%

Liderët e shteteve dhe organizatave europiane realizojnë foton familjare

Liderët perëndimore lënë "autografet" e tyre në "yllin europian" të Ramës

Negociatat për paqen Rusi-Ukrainë, Starmer në Tiranë: Putin nuk e do seriozisht paqen

Do ta vizitoni sot qendrën në Gjadër? Meloni në Tiranë: Nuk kam kohë, por atje puna vazhdon

Macron pritet nga kryeministri Rama, dy liderët ecin të kapur për dore drejt Pallatit të Operas