LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Shkrumbohet pallati në kompleksin ‘Arlis’ në Tiranë/ Disa persona të lënduar! Zjarrfikësit dhe helikopterët tre orë në 'luftë' me flakët (PAMJET)

• Një pallat në kompleksin 'Arlis' është përfshirë nga flakët pasditen e sotme te Farmacia nr.10, përballë spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë. • Siç shihet edhe në pamje, flakët përfshinë thuajse gjithë godinën, brenda së cilës ndodheshin njerëz. • Si pasojë e zjarrit, disa banorë dhe pjesëtarë të forcave zjarrëfikëse janë dërguar në QSUT të asfiksuar nga tymi. • Në aksionin për shuarjen e flakëve kanë marrë pjesë 8 zjarrëfikëse, autoambulanca, 2 helikopterë Cougar dhe 50 persona, zjarrëfikës, ushtarë, forca të Policisë dhe RENEA-s. • Gjithashtu forcave zjarrfikëse u ka ardhur në ndihmë edhe një helikopter për izolimin e flakëve. • Nga pamjet, duken momentet trishtuese, teksa qytetarët vrapojnë për tu larguar sa më parë nga flakët. • Po ashtu Forcat Zjarrëfikëse kanë evakuar me dhjetëra qytetarë që ndodheshin brenda pallatit. • Ndërkohë në terren ka shkuar edhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, për të vëzhguar nga afër situatën. • Flakët masive kanë 'alarmuar' Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, ku edhe repartet e Urgjencës dhe Djegies Plastike janë vënë në gatishmëri për çdo situatë. • Lidhur me situatën folën edhe Drejtori i Policisë, Skënder Hita dhe ai i zjarrfikësve, Arben Cara, të cilët thanë se flakët janë vënë nën kontroll, por lidhur me shkaqet nuk u dha asnjë detaj.

34 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

"Shteti pastë faqen e zezë"/ Flasin banorët e pallatit të shkrumbuar: Aty duhej të ishte Edi Rama...! Zjarrfikësja erdhi pa ujë (VIDEO)

Shkrumbohet pallati në kompleksin ‘Arlis’ në Tiranë/
banorja

TIRANË- Një zjarr masiv përfshiu mbasditen e sotme një pallat 12 katësh në kompleksin "Arlis" në Tiranë. Lidhur me situatën banorët e pallatit janë shprehur se edhe pse flakët vijojnë ende, zjarrfikësit nuk po punojnë. Ndërkohë një banore tjetër u shpreh se aty po sheh një katastrofë, pasi zjarri po vijon që në orën 14:30 dhe është vetëm një zjarrfikëse. 

Duke hedhur akuza ndaj qeverisë, banorja shprehet se zjarrfikësja ka shkuar pa ujë dhe mjetin e kanë lënë larg, pasi nuk kishin nga të futen.  

"Po shoh katastrofën! Turp e faqezezë për shtetin tonë si i jep leje, ai ka bllokuar rrugët, ka bllokuar trotuaret e gjithçka. Aty ishte dashtë Edi Rama me tonë për Zotin. Zjarri vijon qysh në orën 2 e gjysmë (14:30) e tash. Prej shtatë orësh ka rënë zjarri e vetëm një zjarrfikëse. Ça bën një zjarrfikëse? Me një gur, a çahet një mur? Nuk çahet. Po shteti jonë pastë faqen e zezë. Kurrë mos pastë hajër. Është dëmtuar hyrja. Këtu nuk bëhet fjalë se mund të ketë shtet. Për arsye, është kanë mundësia pa shkuar në këtë gradë me u fik zjarri. Vjen zjarrfikësja pa ujë. Nuk ka nga të hyjnë. Atje, nga ngushtica e rrugës. Shiko ku e lanë mjetin aty, zjarrfikësja thotë nuk mund të futem. Sikur me i bërë me qëllim këto gjëra. Nuk bëhet në këtë vend kështu," tha një banore.

Banori: Tashi nuk di gjë se tymi e flaka e ka kap atje, S'kam mundësi me e pa. Këtu shtet nuk ka. Të vijnë zjarrfikësja pa ujë, më thuaj ti, a bëhet kështu? S'bëhet. Edhe kur vjen një orë me u fut me shku te vendi i ngjarjes. Rinia po largohet. Ka një arsye shumë të fortë për t'u larguar nga këtu.


Qytetari: Nuk e di, por në këtë çast që flasim ende ka flakë dhe nuk po punojnë zjarrfikësit. Ka...15 – 20 minuta që zjarrfikësit nuk po punojnë më.

Qytetarja: Shifni, ka katër orë akoma, vetëm një zjarrfikëse. Shifni atje zjarrin akoma, shih flakën e keni aty. Mjetet mungojnë./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Zjarri në kompleksin pranë QSUT/ Njerëzit të shokuar dhe me lot në sy shohin pallati 12-katësh që 'përpihet' nga flakët (VIDEO)

Shkrumbohet pallati në kompleksin ‘Arlis’ në Tiranë/
banoret

TIRANË- Qindra persona kanë parë pamjet dramatike të zjarrit në kompleksin "arlis", ku u dogj pothuajse i gjithë pallati. Siç shihet edhe në pamje, njerëzit të shokuar dhe me lot në sy vështronin  godinën e cila u "pushtua" nga flakët në fasadën e jashtme brenda pak minutash.

Në aksionin për shuarjen e flakëve kanë marrë pjesë 8 zjarrëfikëse, autoambulanca, 2 helikopterë Cougar dhe 50 persona, zjarrëfikës, ushtarë, forca të Policisë dhe RENEA-s. Nga informacionet e deritanishme, dyshohet se zjarri nisi nga katet e para në rrethana të paqarta, ndërsa u hap me shpejtësi deri në katin e 12-të.


Ndërhyrja e forcave zjarrfikse arriti të evakuuojë në kohë banorët e pallatit, që kishin mbetur të bllokuar brenda. Përshkak se pallatit i mungonin shkallët e emergjencës, u deshën shkallët e zjarrfikëses për të nxjerrë të moshuarit.

Si pasojë e zjarrit mbetën të lënduar disa persona, mes tyre zjarrfikës, si dhe një punonjës policie, të cilët u dërguan në QSUT që ndodhet përballë pallatit ku ra zjarri. Nga pamjet, duken momentet trishtuese, teksa qytetarët vrapojnë për tu larguar sa më parë nga flakët./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Zjarri masiv në pallatin pranë QSUT, inxhinieri publikon kërkesën drejtuar Kuvendit: E kemi paralajmëruar këtë situatë! E keqja është që nuk dëgjojnë as...

Shkrumbohet pallati në kompleksin ‘Arlis’ në Tiranë/
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Inxhinieri Romeo Nazarko ka reaguar pas situatës dramatike në komplesin "Arlis" ku një zjarr masiv shkrumboi pallatin. Nazarko ka publikuar një kërkesë të drejtuar Kuvendit lidhur me djegien e fasadës së një pallati tjetër në Tiranë në 2024. 

Krahas kërkesës, Nazarko thotë se kjo ishte një ngjarje e paralajmëruar, ndërkohë që thekson se e keqja është që nuk dëgjojnë as inxhinierët, kur kapin ndonjë post drejtues. 

“E kemi paralajmëruar këtë situatë, por vazhdojnë me papërgjegjshmëri të mos dëgjojnë. E keqja është që nuk dëgjojnë as inxhinierët, kur kapin ndonjë post drejtues”, shkruan inxhinieri./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

Zjarri në kompleksin "Arlis"/ Lamallari viziton në spital të lënduarit: Bëmë gjithçka për të mos patur pasoja në jetë njerëzish

Shkrumbohet pallati në kompleksin ‘Arlis’ në Tiranë/
Besfort Lamallari

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka vizituar në spital, tetë personat, të cilët mbetën të lënduarit nga flakët që përfshinë pallatin në kompleksin "Arlis" pranë farmacisë nr.10 në Tiranë. Lamallari u shpreh ka shkuar në QSUT për të parë nga afër gjendjen e 6 efektivëve zjarrfikës të lënduar dhe dy qytetarëve. 

Ai theksoi se forca të Policisë së Shtetit dhe skuadrat e Emergjencave Civile bënë gjithçka ishte e nevojshme për të mos pasur pasoja në jetë njerëzish. 


“Teksa vijon operacioni për vënien nën kontroll të plotë të zjarrit në pallatin që u përfshi nga flakët, isha në QSUT për të parë nga afër gjendjen e 6 efektivëve zjarrfikës të lënduar dhe dy qytetarëve. Fatmirësisht siç më thanë mjekët, ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Prej momenteve të para të zjarrit kam qenë gjithashtu në terren bashkë me forca të Shërbimit Zjarrfikës, forca të Policisë së Shtetit dhe skuadrat e Emergjencave Civile që bënë gjithçka ishte e nevojshme për të mos pasur mbi të gjitha pasoja në jetë njerëzish”, tha Lamallari./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

Zjarri në kompleksin "Arlis"/ Flakët vihen nën kontroll, shkon në 11 numri i personave të lënduar

Shkrumbohet pallati në kompleksin ‘Arlis’ në Tiranë/
Pamje nga vendngjarja

TIRANË- Zjarri i cili përfshiu kompleksin "Arlis" pranë QSUT-së në Tiranë, është vënë nën kontroll. Ndërkohë që numri i personave të cilët janë lënduar si pasojë e kësaj situate ka shkuar në 11. Ata ndodhen në QSUT dhe po marrin ndihmën e specializuar mjeksore. 

Më herët, Drejtori i Urgjencës, Skënder Brataj tha se flakët shkaktuan dëme kolosale, ndërsa 11 persona u transportuan në urgjencë. Ai theksoi ndër të tjera, se një person është i shtruar me djegie 15 %, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Zjarri në kompleksin "Arlis"/ Kryeinspektori Sula: Është ngritur një grup pune për verifikimin e shkaqeve

Shkrumbohet pallati në kompleksin ‘Arlis’ në Tiranë/
Foto ilustruse

TIRANË- Inspektorati i Përgjithshëm, Dashnor Sula ka urdhëruar të ngrihet një grup pune për verifikimin e shkaqeve, që kanë çuar në rënien e zjarrit pranë kompleksit të banimit  në Tiranë. 

Sula ka bërë me dije se po ndjek me vëmendje situatën, ndërsa do të kryhen verifikimet e nevojshme për të parë nëse bizneset që ndodhen në ambientet e kompleksit, kanë qenë në përputhje me kushtet teknike dhe ligjore.

Më herët, drejtori i zjarrfikëses së Tiranës, Shkëlqim Goxhaj deklaroi zjarri i rënë tek ‘Farmacia 10’ pranë QSUT është nën monitorim dhe po shkohet drejt përfundimet të shuarjeve të flakëve./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Zjarri në kompleksin "Arlis"/ Berisha: Ky ndërtim është denoncuar nga PD në prokurori prej shumë kohësh

Shkrumbohet pallati në kompleksin ‘Arlis’ në Tiranë/
pamjet

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur me zjarrin në kompleksin "Arlis", pranë QSYT në Tiranë. Me anë të një postimi në Facebook, Lideri i opozitës tha pallati shumëkatësh tek Farmacia 10 digjej sikur të ishte kasolle kashte, ndërkohë theksoi se objekti është ndërtuar jashtë çdo standardi.

Kryedemokrati tha ndër të tjera, se ndërtimi i përket biznesmenit Arlis Lena, të cilin e cilëson si “klient” të kryeministrit Edi Rama. Në fund, Berisha nënvizoi se ky objekt është denoncuar nga PD në prokurori prej shumë kohësh.

"Digjet sikur të ishte kasolle kashte pallati shumëkatësh tek Farmacia 10 i ndërtuar jashtë çdo kondicioni nga klienti i Edi Ramës, Arlis Lena. Ky ndërtim është denoncuar nga PD në prokurori prej shumë kohësh. Pra është një krim që mbrohet nga shteti," tha Berisha./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Zjarri në pallatin në Tiranë/ Ristani: S’ka humbje jete! Do të bëhet kontrolli në të gjithë ndërtesën

Shkrumbohet pallati në kompleksin ‘Arlis’ në Tiranë/
Anuela Ristani

TIRANË- Kryetarja e Komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani ka deklaruar se nuk ka humbje jete si pasojë e rënies së zjarrit në kompleksin e banimit pranë QSUT në Tiranë. Gjatë një prononcimi për mediat, Ristani u shpreh se po bëhen kontrolle në të gjithë ndërtesën, për të siguruar që në të vërtetë nuk ka asnjë humbje apo dëmtim.

“Nuk ka asnjë banor të humbur apo që nuk kemi informacione dhe që rrezikohet të mbetet brenda. Megjithatë do të bëhet kontrolli në të gjithë ndërtesën, banesë më banesë, për të siguruar që në të vërtetë nuk kemi asnjë humbje apo dëmtim. Ajo që dimë deri më tani, është se nuk kemi humbje jete”, tha Ristani./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Zjarri në pallatin pranë QSUT, drejtori i Urgjencës: Në total 11 pacientë të prekur, një person i shtruar me djegie 15 %

Shkrumbohet pallati në kompleksin ‘Arlis’ në Tiranë/
Skënder Brataj

TIRANË- Drejtori i Urgjencës, Skënder Brataj ka folur lidhur me situatën e zjarrit, ku një pallat në kompleksin "Arlis" u përfshi nga flakët. Duke folur për mediat, Brataj tha se flakët shkaktuan dëme kolosale, ndërsa 11 persona u transportuan në urgjencë. Ai theksoi ndër të tjera, se një person është i shtruar me djegie 15 %, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

“Janë 11 në total. 6 janë shtruar. 4 tek toksikologjia, një është tek urgjenca. I vetmi person i shtruar për djegie, me djegie 15%, jashtë rrezikut për jetën. Është një grua rreth të 50-tat. Në këtë moment nuk kemi asnjë kod të kuq apo rrezik për jetën. Ka edhe nga zjarrfikësit, por nuk e di numrin e saktë për momentin që t’jua them”, tha drejtori i Urgjencës, Skënder Brataj./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Zjarri në kompleksin "Arlis", Prefekti i Tiranës: Nuk jam i preokupuar për strehimin e banorëve. Kanë kushërinjë

Shkrumbohet pallati në kompleksin ‘Arlis’ në Tiranë/
Shkëlqim Hajdari

TIRANË- Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari ka deklaruar se nuk është i shqetësuar për strehimin e banorëve, qe iu dogj shtëpia. Gjatë një prononcimi për mediat, tha se nuk janë shënuar viktima si pasojë e kësaj situate, por disa persona kanë pësuar  djegie dhe dëmtime të karakterit jo të rëndë.

Hajdari tha se zjarri është vënë nën kontroll, por operacioni do të vazhdojë deri sa të  neutralizohet i gjithë zjarri. 

Prej 4 orësh, Prefektura ka marrë masat për të gjithë forcat në këtë rast emergjent. Falenderoj zjarrfikësit, forcat e urgjencës, FA, forcat vullnetare, RENEA. Jemi të lumtur se nuk kemi asnjë viktimë. Kemi të dëmtuar me djegie jo të rëndë, ndërkohë që janë nxjerrë disa banorë të pamundur nga pikëpamja shëndetësore. Para 10 minutash u evakuuar një person që ishte në gjumë, person i vjetër, falë heroizmit të forcave tanë. Do vijojmë kërkimet brenda. Zjarri është vënë në kontroll. Këto vatra që shikoni ju janë vatra të vdekura. Ne do rrijmë deri në fund fare. Nuk ka asnjë raportim, mendojmë se nuk do kemi viktima. Do kishim sinjale nga policia. Jemi besimplotë që nuk do kemi dëmtime. Është e qartësuar, ju shihni blloqe të djegura, por tymi mund të ketë depërtuar edhe në ambiente të tjera të pallatit. Te pjesa e djegur nuk gjejnë njerëz në gjumë, se i gjen të shkrumbuar. Bëhet fjalë për zona afër zonës së djegur. Kam urdhëruar bashkinë dhe emergjencat civile që ato do jenë në ambiente të tjera.

Jemi shqiptarë, kemi halla, daja, kushërinj të afërt. Ne jemi gati. Unë nuk do dal për politikë. Shteti është këtu. Me këto vështirësi që ka mbulimi i emergjencave civile për 2 3 orë ka vënë në kontroll një zjarr që shpërtheu për 5 minuta. Zjarrfikësve i kemi shumë borxhe, tha ai./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Zjarri tek ‘Farmacia 10’ pranë QSUT/ Drejtori i zjarrfikëses së Tiranës: Jemi drejt përfundimit të situatës, fasada ka ndikuar në përhapjen e zjarrit

Shkrumbohet pallati në kompleksin ‘Arlis’ në Tiranë/
Shkëlqim Goxhaj

TIRANË- Drejtori i zjarrfikëses së Tiranës, Shkëlqim Goxhaj ka deklaruar se flakët në zjarrin e rënë tek ‘Farmacia 10’ pranë QSUT janë nën monitorim dhe po shkohet drejt përfundimet të shuarjeve të flakëve. Gjatë një prononcimi për mediat, Goxhaj tha se në dy faqe të objektit po punohet me autoshkalla. 

Drejtori i zjarrfikëses së Tiranës, tha se zjarri mendohet të jetë në katin e parë të pallatit në një biznes, pranë godinës. Ai theksoi se do të jetë ekspertiza  e nevojshme për të përcaktuar vatrën e zjarrit, ndërsa shtoi se fasada ka ndikuar të përhapet flaka e zjarrit.

Shkëlqim Goxhaj: Jemi përqendruar me të gjitha mjetet për të izoluar vatrën e zjarrit. Jemi drejt përfundimit të situatës. Autoshkallat janë në vendin e ngjarjes duke punuar. Janë 3 autoshkalla. Në dy faqet e objektit po punojmë me autoshkalla. Është dhe një grup brenda me të gjitha pajisjet, që është grupi që na mundëson shuarjen e flakëve. Autoshkallat na kanë ndihmuar me evakuimin e qytetarëve. Autoshkalla e tejkalon lartësinë e pallatit. Mendoj se zjarri është në katin e parë të pallatit në një biznes. Do bëhet ekspertiza e nevojshme për të përcaktuar vatrën e zjarrit, që e ndihmoi fasada të përhapet. Deri tani nuk kemi informacion për pasoja fatale. Fasada ka ndikuar të përhapet flaka e zjarrit./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Zjarri në pallatin “Arlis ”, i njëjti kompleks u përfshi nga flakët edhe në vitin 2021

Shkrumbohet pallati në kompleksin ‘Arlis’ në Tiranë/
Komplesi "Arlis"

TIRANË- Komplesi "Arlis" pranë QSUT në Tiranë u përfshi mbasditen e sotme nga flakët, duke u shkrumbuar pothuajse i gjithi. Kompleksi i pallateve është ndërtuar nga kompania Arlis SHPK, në pronësi të Armand Lilos dhe kjo nuk është hera e parë që ky kompleks përfshihet nga flakët. Edhe në vitin 2021 kompleksi i pallateve të ndërtuara nga firma Arlis SHPK, mori flakë kur ishte ende në fazë ndërtimi dhe iu dogj fasada.

Flakët shkaktun panik tek banorët, ku disa prej tyre mbetën të bllokuar edhe brenda banesave të tyre. Në aksionin për shuarjen e flakëve kanë marrë pjesë 8 zjarrëfikëse, autoambulanca, 2 helikopterë Cougar dhe 50 persona, zjarrëfikës, ushtarë, forca të Policisë dhe RENEA-s.

Gjithashtu forcave zjarrfikëse u ka ardhur në ndihmë edhe një helikopter për izolimin e flakëve.  Nga pamjet, duken momentet trishtuese, teksa qytetarët që vrapojnë për tu larguar sa më parë nga flakët. Po ashtu Forcat Zjarrëfikëse kanë evakuar me dhjetëra qytetarë që ndodheshin brenda pallatit.

Lidhur me situatën folën edhe Drejtori i Policisë, Skënder Hita dhe ai i zjarrfikësve, Arben Cara, të cilët thanë se flakët janë vënë nën kontroll, por lidhur me shkaqet nuk u dha asnjë detaj./Dosja.al

 

 

1 MUAJ ME PARE

Zjarri në pallatin pranë spitalit “Nënë Tereza”/ Reagon Ministria e Mbrojtjes: Në terren dhjetëra forca zjarrfikëse

Shkrumbohet pallati në kompleksin ‘Arlis’ në Tiranë/
Pamje nga vendngjarja

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas zjarrit të rënë në pallatin pranë spitalit “Nënë Tereza”. Përmes një njoftimi zyrtar, Ministria bën me dije se në terren janë angazhuar dhjetëra mjete zjarrfikëse dhe personel.

Ministria informon se Bashkia Tiranë ka operuar me kapacitete të plota, si në mjete ashtu edhe në personel, ndërsa në ndihmë kanë ardhur edhe Bashkia Kamëz me dy mjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë, si dhe Bashkia Vorë me dy mjete dhe 10 efektivë.

Në këtë situatë janë angazhuar edhe Forcat e Armatosura me katër mjete zjarrfikëse, 26 efektivë dhe një helikopter Coug.

“Në vijim të situatës së krijuar nga zjarri në një kompleks banimi në kryeqytet, janë angazhuar dhjetëra mjete zjarrfikëse dhe personel në terren. Fatmirësisht, nuk raportohen persona të lënduar si pasojë e zjarrit.

Bashkia Tiranë ka operuar me kapacitete të plota, si në mjete ashtu edhe në personel. Në ndihmë janë bashkuar edhe Bashkia Kamëz me dy mjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë, si dhe Bashkia Vorë me dy mjete dhe 10 efektivë.

Gjithashtu, Forcat e Armatosura janë angazhuar me katër mjete zjarrfikëse, 26 efektivë dhe një helikopter Cougar. UKT ka mbështetur operacionin me tre autobote uji.

Strukturat përkatëse janë në gatishmëri të plotë dhe po ndjekin situatën në mënyrë të vazhdueshme deri në normalizimin e saj të plotë”, thuhet në reagim./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

"Vijojnë kontrollet në banesa"/ Zjarri tek kompleksi "Arlis", Skënder Hita: Ende nuk është bërë bilanci përfundimtar

Shkrumbohet pallati në kompleksin ‘Arlis’ në Tiranë/
Skënder Hita

TIRANË- Drejtori i Policisë, Skënder Hita ka folur lidhur me situatën e zjarrit në kompleksin "Arlis" pranë QSUT. Duke folur për mediat, Hita tha se ende nuk është bërë bilanci përfundimtar i zjarrit, ndërkohë theksoi se disa punonjës të shërbimit zjarrfikës kanë pësuar djegie të lehta gjatë ndërhyrjes.

Hita tha gjithashtu se të gjitha forcat janë angazhuar në terren dhe po vijon kontrolli i plotë i banesave për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

“Tani ende nuk kemi bërë bilancin përfundimtar. Janë paraqitur punonjës të shërbimit zjarrfikës, kanë djegie të vogla, janë angazhuar të gjitha forcat dhe kemi bërë menaxhimin dhe koordinimin me forcat e tjera. Ende nuk janë kontrolluar të gjitha banesat. Është ende herët për të mësuar nga ka lindur zjarri, por do të kryhen të gjitha veprimet hetimore duke këqyrur pamjet e kamerave të sigurisë nëse kanë mbetur,” tha Hita./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Zjarri në pallatin pranë QSUT/ Drejtori i zjarrfikëses: Flakët janë nën kontroll, kemi bërë të mundur lokalizimin e zjarrit

Shkrumbohet pallati në kompleksin ‘Arlis’ në Tiranë/
Arben Cara

TIRANË- Drejtori i zjarrfikëses të Tiranës, Arben Cara ka deklaruar se flakët janë nën kontroll dhe se forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur lokalizimin e zjarrit. Gjatë një prononcimi për mediat, ai tha se Tirana është angazhuar me kapacitete të larta, ndërsa shtoi se kanë ardhur zjarrfikës edhe nga Vlora dhe Kamza. 

Cara theksoi se nuk mund të konstatohet ende se sa apartamente janë shkrnmbuar, ndërsa shtoi se zjarri ka përfshirë seksioni nga verilindja.

“Kemi bërë të mundur lokalizimin e zjarrit. Tirana është angazhuar me kapacitete të larta, kemi nga Vora, nga Kamza. Në orën 16:52 minuta kemi marrë lajmërimin për një zjarr tek ky kompleks. Unë kam komunikuar me Drejtorin e Policisë së Shtetit. Nuk mund të flasim sa apartamente janë shkrnmbuar, por zjarri ka përfshirë seksioni nga verilindja”, theksoi drejtori i zjarrfikëses, Arben Cara/Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Zjarri në pallatin te ‘Farmacia 10’ në Tiranë/ Shkon në 7 numri i të lënduarve

Shkrumbohet pallati në kompleksin ‘Arlis’ në Tiranë/
Pamje nga vendngjarja

TIRANË- Numri i personave të lënduar si pasojë e rënies së zjarrit, në kompleksin e banimit pranë QSUT-së në Tiranë është përkeqësuar ka shkuar në shtatë. Tre zjarrfikës dhe katër qytetarë janë dërguar në urgjencën e QSUT, ku dhe po marrin ndihmën e specializuar mjeksore. 

Forcat zjarrfikëse po evakuojnë banorët të cilët ndodhen ende brenda pallatit, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e rënies së këtij zjarri që ka shkrumbuar gjithë fasadën e pallatit.

Në vendngjarje ndodhen dy Helikopterë, 8 Zjarrfikëse, emergjencat civile, si dhe 4 autoambulanca.  Përveç personve të lënduar, dëmet materiale të shkaktuara si pasojë e zjarrit të rënë janë të konsiderueshme./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Zjarri tek ‘Farmacia 10’ pranë QSUT/ 50 efektivë, 2 helikopterë dhe 8 zjarrfikëse po punojnë për izolimin e flakëve

Shkrumbohet pallati në kompleksin ‘Arlis’ në Tiranë/
pamjet

TIRANË- Një pallat në kompleksin "Arlis" në Tiranë pranë QSUT është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Si pasojë e zjarrit disa banorë dhe zjarrfikës janë dërguar në QSUT të asfiksuar nga tymi.

Ndërkohë, për shuarjen e flakëve kanë mbërritur në vendngjarje 2 Helikopterë Cougar, 8 Zjarrfikëse, 6 nga emergjencat si dhe 50 persona që përfshijnë efektivë nga ushtria, emergjencat civile dhe të tjerë.

Në pamje shihen momente trishtuese, të moshuar që shpëtohen nga zjarrfikësit përmes shkallëve, nëna me fëmijë në krah, duke vrapuar, si dhe momentet kur flakët "pushtojnë" të gjithë pallatin./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

VIDEOLAJM/ Zjarri masiv në kompleksin ' Arlis' në Tiranë, momenti kur zjarrfikësit shpëtojnë disa persona nga flakët

Shkrumbohet pallati në kompleksin ‘Arlis’ në Tiranë/

TIRANË- Një zjarr i frikshëm ka përfshirë një pallat në kompleksin ' Arlis' në Tiranë, përballë spitalit “Nënë Tereza”. Në pamjet e siguruara nga Dosja.al, shihet momenti kur zjarrfikësit zbresin përmes shkallëve disa persona, të cilët kishin ngelur brenda në banesë.


Si pasojë e zjarrit disa banorë dhe zjarrfikës janë dërguar në QSUT të asfiksuar nga tymi. Siç shihet edhe në pamje pallati është shkrumbuar thuajse i gjithë, ndërkohë që tymi ka 'pushtuar' të gjithë zonën. 


Në vendin e ngjarjes ndodhen disa forca zjarrëfikëse, por ende janë të paqarta rrethanat sesi ra zjarri dogji gjithë fasadën e jashtme të banesës. Në ndihmë të zjarrfikësve janë edhe 2 helikopterë Cougar. Në vendin e ngjarjes ndodhet i ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ndërkohë që beteja me flakët vazhdon prej dy orësh./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

Beteja me flakët vijon prej 2 orësh në kompleksin ‘Arlis’/ Policia zgjeron perimetrin e sigurisë, dëgjohen shpërthime

Shkrumbohet pallati në kompleksin ‘Arlis’ në Tiranë/
Pamje nga vendngjarja

TIRANË- Situata me flakët në kompleksin e banimit pranë QSUT-së në Tiranë është përkeqësuar. Katër forca zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje, ndërsa po punojnë për të shuar flakët dhe neutralizuar situatën. Policia ka zgjeruar perimetrin e sigurisë, ndërkohë që janë dëgjuar edhe shpërthime. 

Policia dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve dhe zbardhjen e shkaqeve të zjarrit. Ata kanë bërë të mundur evakuimin e dhjetëra qytetarëve, të cilët ndodheshin brenda pallatit./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Zjarri masiv në kompleksin ‘Arlis’, QSUT: Tre qytetarë dhe tre zjarrfikës po trajtohen për asfiksi

Shkrumbohet pallati në kompleksin ‘Arlis’ në Tiranë/
Pamje nga vendngjarja

TIRANË- Tre qytetarë dhe tre zjarrfikës po trajtohen për asfiksi, pranë ambienteve të urgjencës në QSUT-së. Deri në këto momente forcat zjarfikëse kanë evakuuar disa persona, ndërkohë që po punojnë për shuarjen e flakëve.

Zjarri ka marrë përmasa të mëdha dhe ka përfshirë pothuajse plotësisht godinën. Përveç personve të lënduar, dëmet materiale të shkaktuara si pasojë e zjarrit të rënë janë të konsiderueshme. Forcat zjarrfikëse, policia dhe Rena ndodhen në vendngjarje./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Zjarri masiv pranë QSUT, shkon në pesë numri i të lënduarve

Shkrumbohet pallati në kompleksin ‘Arlis’ në Tiranë/
Pamje nga vendngjarja

TIRANË- Numri i personave të lënduar si pasojë e zjarrit të rënë në kompleksin e banimit pranë QSUT-së në Tiranë, ka shkuar në pesë. Më herët katër persona, mes tyre edhe dy zjarrfikës janë paraqitur pranë ambienteve të urgjencës në QSUT-së me shenja asfiksie. 

Policia dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve dhe zbardhjen e shkaqeve të zjarrit. Ata kanë bërë të mundur evakuimin e dhjetëra qytetarëve, të cilët ndodheshin brenda pallatit./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Zjarri te kompleksi 'Arlis', helikopteri i vjen në ndihmë forcave zjarrfikëse, ndërhyhet nga ajrit për të shuar zjarrin

Shkrumbohet pallati në kompleksin ‘Arlis’ në Tiranë/
Pamje nga vendngjarja

TIRANË- Forcat e ushtrisë kanë ndërhyrë me helikopter për shuarjen e flakëve, në kompleksin e banimit pranë QSUT-së në Tiranë. Si pasojë e kësaj situate katër persona, mes tyre edhe dy zjarrfikës janë paraqitur pranë ambienteve të urgjencës në QSUT-së me shenja asfiksie.


Policia dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve dhe zbardhjen e shkaqeve të zjarrit. Ata kanë bërë të mundur evakuimin e dhjetëra qytetarëve, të cilët ndodheshin brenda pallatit./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Zjarri pranë QSUT, mes të lënduarve edhe zjarrfikës

Shkrumbohet pallati në kompleksin ‘Arlis’ në Tiranë/
Pamje nga vendngjarja

TIRANË- Forcat zjarrfikëse po punonjë intensivisht për shuarjen e flakëve, në kompleksin e banimit pranë QSUT-së në Tiranë. Bëhet me dije se në mesin e të lënduarve janë edhe  zjarrfikës. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. 

Policia dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve dhe zbardhjen e shkaqeve të zjarrit. Ata kanë bërë të mundur evakuimin e dhjetëra qytetarëve, të cilët ndodheshin brenda pallatit./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Kishte mbetur e bllokuar nga flakët në banesë, mometi kur zjarrfikësit evakuojnë një grua nga kompleksi i përfshirë nga zjarri

Shkrumbohet pallati në kompleksin ‘Arlis’ në Tiranë/
pamjet

TIRANË- Një person tjetër është arritur të shpëtohen nga pallati që u përfshi nga flakët pranë QSUT. Një prej forcave zjarrfikëse ka arritur të nxjerrë një grua tjetër, e cila kishte mbetur e bllokuar në banesë në katin e 6-të. 

Siç shihet edhe në pamje, gruaja, e shoqëruar nga punonjës të zjarrfikëseve, është ndihmuar të zbresë përmes shkallëve dhe fatmirësisht ndodhet në gjendje të mirë./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Zjarri në pallatin te ‘Farmacia 10’ në Tiranë/ QSUT, Urgjenca dhe Djegia Plastike në gatishmëri për personat e lënduar 

Shkrumbohet pallati në kompleksin ‘Arlis’ në Tiranë/
Pamje nga vendngjarja

TIRANË- Situata me flakët në kompleksin e banimit pranë QSUT-së në Tiranë është përkeqësuar. Flakët kanë pushtuar pallatin, ndërsa zjarrfiksësit kanë hyrë nga dritaret dhe kanë shpëtuar një person.


Ndërkohë që QSUT, Urgjenca dhe Djegia Plastike janë në gadishmëri për të trajtuar personat e lënduar. Në vendin e ngjarjes ndodhen disa forca zjarrëfikëse, por janë ende të paqarta rrethanat sesi ra zjarri shkrumboi gjithë fasadën e jashtme të banesës./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Zjarri në pallatin te ‘Farmacia 10’ në Tiranë/ 4 persona dërgohen në QSUT të asfiksuar nga tymi

Shkrumbohet pallati në kompleksin ‘Arlis’ në Tiranë/
Pamje nga vendngjarja

TIRANË- Situata me flakët në kompleksin e banimit pranë QSUT-së në Tiranë është përkeqësuar. Katër persona janë dërguar në QSUT, pasi janë asfiksuar nga tymi. Ata ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha.


Flakët vijojnë të jenë të mëdha, ndërsa rrezikohen edhe ndërtesat e tjera që ndodhen pranë saj. Ndërkohë, që shkaqet e rënies së zjarrit, nuk dihen akoma. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse dhe forcat e rendit./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

PAMJE DRAMATIKE/ Momenti kur nëna me foshnjën në krah vrapon tu shpëtojnë flakëve në pallatin pranë QSUT

Shkrumbohet pallati në kompleksin ‘Arlis’ në Tiranë/
pamjet

TIRANË- Pamje dramatike janë publikuar nga zjarri që përfshiu pallatin përballë spitalit “Nënë Tereza”. Në pamje, shihet nëna me foshnje duke dalë nga pallati, si dhe një e moshurar që po mbahet nga krahët nga persona të tjerë. 

Në vendin e ngjarjes ndodhen disa forca zjarrëfikëse, por janë ende të paqarta rrethanat sesi ra zjarri shkrumboi gjithë fasadën e jashtme të banesës. Fatimirësisht deri në këto momente nuk raportohet për të lënduar, por ka dëme të konsiderueshme materiale./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

VIDEOLAJM/ Flakët "pushtojnë" pallatin, zjarrfiksësit hyjnë nga dritaret, shpëtojnë 1 person në kompleksin pranë QSUT

Shkrumbohet pallati në kompleksin ‘Arlis’ në Tiranë/
Pamje nga vendngjarja

TIRANË- Situata me flakët në kompleksin e banimit pranë QSUT-së në Tiranë është përkeqësuar. Flakët kanë pushtuar pallatin, ndërsa zjarrfiksësit kanë hyrë nga dritaret dhe kanë shpëtuar një person.


Katër forca zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje, ndërsa po punojnë për të shuar flakët dhe neutralizuar situatën. Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku i rënies së zjarrit, ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Përkeqësohet situata e zjarri në pallat/ 4 forca zjarrfikëse në vendngjarje, dyshohet se ka banorë brenda ndërtesës (VIDEO)

Shkrumbohet pallati në kompleksin ‘Arlis’ në Tiranë/
Pamje nga vendngjarja

TIRANË- Situata me flakët në kompleksin e banimit pranë QSUT-së në Tiranë është përkeqësuar. Katër forca zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje, ndërsa po punojnë për të shuar flakët dhe nutralizuar situatën. Dyshohet se brenda apartamenteve ka njerëz. 

Ndërkohë që nuk kanë munguar as konfrontimet mes banorëve dhe forcave të rendit të cilët kanë vendosur perimetrin e sigurisë duke mos lejuar askënd t’i afrohet kompleksit.


Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku i rënies së zjarrit, ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Zjarri përpin pallatin në Tiranë/ Banorët në panik nga flakët, në vendngjarje edhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari

Shkrumbohet pallati në kompleksin ‘Arlis’ në Tiranë/
pamjet

TIRANË- Situata me flakët në kompleksin e banimit pranë QSUT-së në Tiranë është përkeqësuar. Banorët të panikosur, janë konfliktuar me forcat e rendit të cilët kanë vendosur perimetrin e sigurisë duke mos lejuar askënd t’i afrohet kompleksit.


Flakët vijojnë të jenë të mëdha dhe rreziku i përhapjes së tyre është i madh duke rrezikuar dhe pallatet e tjera. Ndërkohë, në vendngjarje ka shkuar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallti.

Siç raportohet, nga zjarri nuk ka persona të lënduar, por flakët kanë përfshirë gjithë fasadën e pallatit. Ndërkohë, që shkaqet e rënies së zjarrit, nuk dihen akoma./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

VIDEOLAJM/ Pamje tronditëse nga zjarri në Tiranë, momenti kur e moshuara del nga flakët

Shkrumbohet pallati në kompleksin ‘Arlis’ në Tiranë/
Pamje nga vendngjarja

TIRANË- Situata në kompleksin parë përballë spitalit “Nënë Tereza” është përkeqësuar, pasi flakët po bëhën të pa kontrollueshme. Forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e tyre dhe neutralizimin e situatës.


Siç shihet edhe nga fotoja, forcat zjarrfikëse po ndihmojnë në evakuuimin e banorëve. Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku i rënies së zjarrit, ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Përshkallëzohen flakët në pallatin përballë spitalit “Nënë Tereza”/ Shkrumbohet fasada e kompleksit, rrezikojnë të marrin flakë edhe pallatet e tjera (VIDEO)

Shkrumbohet pallati në kompleksin ‘Arlis’ në Tiranë/
pamjet

TIRANË- Situata me flakët është përshkallëzuar në pallatin përballë spitalit “Nënë Tereza”. Siç shihet edhe në pamje fasada e kompleksit është shkrumbuar e gjitha, ndërkohë që rrezikojnë të përfshihen edhe pallatet e tjera nga flakët. 


Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia si dhe tre forca zjarrfikëse, të cilat do të ndërhyjnë për shuarjen e flakëve. Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku i rënies së zjarrit, ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Bie zjarr në kompleksin e banimit përballë spitalit “Nënë Tereza”, tymi "pushton" zonën

Shkrumbohet pallati në kompleksin ‘Arlis’ në Tiranë/

TIRANË- Një zjarr ka rënë në një kompleks banimi përballë spitalit “Nënë Tereza”. Flakët dyshohet se kanë nisur në katin e parë të kompleksit, ndërkohë edne nuk dihet nëse ka persona të plagosur nga flakët apo jo. 

Siç shihet edhe në pamje, tymi ka mbulur të gjithë zonën, ndërsa shkaqet janë ende të paqarta./Dosja.al

zjarr ne pallatin ne tirane kompleksi arlis tirane qsut

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje