LIVE UPDATES
Aktualitet

Drama e Alvinit/ Thirrja e “Le Iene” për qeverinë në Romë: Conte dhe Di Maio bëni menjëherë diçka për vogëlushin

22 Tetor 2019, 19:18 Nga DOSJA
Drama e Alvinit/ Thirrja e “Le Iene” për qeverinë në

ITALI- Emisioni investigativ italian “Le Iene” bën sërish apel për shpëtimin e Alvinit , 11-vjeçarit shqiptar që ndodhet në kampin “Al Hol” në Siri i vetëm, historia e të cilit na përloti të gjithëve.

Babai Afrim u detyrua të linte në një kamp burgu për terroristët, të voglin e tij Alvin, të sjellë në Siri nga nëna e tij e radikalizuar. Afrim Berisha e gjeti të birin pas 5 vjetësh falë gazetarit të ‘Le Iene’ Luigi Pelazza.

Kanë kaluar ditë nga thirrja e këtij emisioni drejtuar Kryeministrit Conte dhe Ministrit të Jashtëm Di Maio për ta shpëtuar atë dhe asgjë nuk ka ndryshuar. Alvin është gjithmonë në mesin e terroristëve madje edhe rrezikon të përfundojë nën bombardimet turke: ta sjellim këtë fëmijë përsëri në Itali para se të jetë shumë vonë!”, shkruan Le Iene.

Jemi në ditën e gjashtë që nga apeli ynë pas emisionit të Luigi Pelazza dhe Alvin i vogël, pasi ka mundur të përqafojë përsëri falë Le Iene, babain Afrim pas 5 vjetësh është përsëri vetëm në kampin sirian të Al Hol. I vetëm dhe në rrezik, duke rrezikuar nga bombardimet e ushtrisë turke dhe në mëshirën e militantëve të ISIS, të cilët morën një pjesë të kampit pas largimit të shpejtë të rojeve kurde. Ai jeton atje, në një kamp burgu për ish-militantët e të ashtuquajturit Shteti Islamik, sepse nëna e tij e largoi nga Italia për ta çuar në Siri kur u radikalizua.

Në këto gjashtë ditë asnjë autoritet ende nuk ka bërë diçka për ta larguar nga ai ferr këtë fëmijë 11-vjeçar, që prej 5 vitesh jeton një jetë që nuk mund të jetë e pranueshme për askënd. E kemi treguar me imazhet e emisionit dramatik dhe prekës të Luigi Pelazza, i cili na tregoi historinë e Alvin”, shkruan më tej Le Iene.

Lindur në Itali nga prindër shqiptarë, Alvin u mor nga e ëma në vitin 2014, kur ajo vendosi të ikte në Siri dhe të jetonte nën flamujt e Shtetit Islamik.
Në vitin 2016, në një raportim të parë, Luigi Pelazza na tregoi për betejën e babait të tij Afrimit për ta sjellë fëmijën përsëri në Itali. Nga viti 2014 Afrimi nuk kishte mundur ta përqafonte djalin e tij, nga i cili ai mbante vetëm disa foto.

“Kur u kthyem tek ai, Afrimi na tha, me lot: ‘Kam 5 vjet që i shikoj këto foto’. Kuptuam se ishte vërtet koha për të bërë diçka dhe u nisëm për në Siri, në drejtim të kampit ku mund të ishte Alvin.

Duke hyrë në Al Hol, ku jetojnë mijëra gra të militantëve të ISIS me fëmijët e tyre, zbulojmë se nëna e Alvin, Valbona, u vra gjatë një bombardimi, së bashku me tre fëmijët e tjerë që ajo kishte nga lidhja me një militant të Shtetit Islamik. Vetëm Alvin i vogël shpëtoi, ndërkohë që çalon rëndë për shkak të shpërthimit që vrau nënën e tij”.

Pas një pritjeje të gjatë, babë e bir u takuan në një përqafim që dukej se nuk do të merrte kurrë fund. Skena është e mbushur plot gëzim por dhe zemërthyese në të njëjtën kohë: fëmija ishte i hutuar, ai duket i tërhequr por menjëherë e njohu babanë e tij të dashur.

“Zhgënjimi ishte shumë i madh kur Alvin i vogël e kupton se ai nuk mund të shkojë menjëherë në shtëpi me babanë e tij, sepse asnjë autoritet duket se nuk dëshiron të na ndihmojë të largojmë atë nga atje. Autoritetet shqiptare, fillimisht ambasadori në Turqi së pari thotë se do të na ndihmojë dhe më pas mbyll telefonin me Luigi Pelazzan. Duke larë duart me fatin e këtij fëmije.

Kanë kaluar gjashtë ditë që kur treguam që Alvinit iu desh të hynte sërish në kamp pa babain e tij. Babait Afrim iu desh ta braktiste në dëshpërimin më të thellë fëmijën e tij.

Kanë kaluar pesë ditë nga bombardimet e artilerisë turke dhe revoltave në kamp, me rojet kurdë që u arratistën dhe njerëzit e ISIS që janë kthyer duke komanduar në disa zona”, shkruan Le Iene.

Ky emision dhe Luigi Pelazza i kanë bërë një apel kryeministrit italian Giuseppe Conte dhe ministrit Luigi Di Maio që ta ndihmojnë babain e Alvin, Afrim Berisha të sjellë në shtëpi djalin e tij të vogël.

“Ne do ta ndjekim përditë këtë çështje, me një numërim mbrapsht në Iene.it për të kujtuar ditët që i vogli po kalon në atë kamp të burgosurish. Ditë në të cilat jeta e Alvinit është gjithmonë e më shumë në rrezik. Publikut tonë i kërkojmë të shpërndajnë apelin tonë deri sa të arrijë në veshët e atyre që kanë fuqi për ta ndihmuar vërtetë 11-vjeçarin. President Conte e ministër Di Maio: bëni diçka, menjëherë!”, është thirrja e Le Iene.

Për të bërë të mundur bashkimin e 11-vjeçarit me të atin e tij, autoritetet e kampit kërkojnë prezencën e një diplomati shqiptar ose një person i autorizuar nga qeveria në Tiranë. Por deri tani, as ambasadori në Turqi Gent Gazheli ashtu edhe autoritetet në Shqipëri, nuk kanë bërë asnjë përpjekje.

Burimi: Iene.Mediaset.it

(a.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alvin berisha apeli i iene guiseppe coonte historia e alvin berishes ne siri alvin berisha apeli i iene guiseppe coonte historia e alvin berishes ne siri

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës