LIVE UPDATES
Aktualitet

31 Tetor 2020, 18:51 Nga DOSJA

TIRANË– Policia dyshon se 33 vjeçarja M. Hysa mund t’i ketë dhënë fund jetës, për shkak të një njohjeje në rrjetet sociale e që më pas çdo gjë shkoi keq. Ky dyshim qe deklaron zyrtarisht policia përforcohet nga dëshmia e të motrës, e cila është vendosur nën hetim sepse ajo pasi Marsida kishtë qëlluar veten me armë, e fshehu pistoletën duke u përpjekur që ta deklaronte si një vdekje nga arresti kardiak.

Por veprimet e njëpasnjëshme të agjentëve të hetimit të krimeve tregojnë se e reja, që ndiqte një kurs parukerie, u kthye pas takimit e zhgënjyer në shtëpi .

Ajo nuk ja hapi askujt telefonin, madje as të motrës  me inicialet Xh.L, e cila ishte e vetmja që e dinte sekretin e viktimës. Kur e ëma shkoi në dhomën e vajzës së vetvrarë e gjeti atë të shtrirë në krevat dhe pajetë. Menjëherë e moshuara njoftoi vajzën tjetër  e cila kishte kishte dijeni për takimin e asaj ditë që do të kryente Marsida, e cila i kishte telefonuar dhe i kishte thënë “mos i thuaj askujt, po shkoj ta takoj”.

Rrëfimi i motrës nën hetim

E vendosur nën hetim nga policia për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës XH.L flet hapur me agjentët e policisë të cilët kanë mbajtur shënim çdo fjali të saj. Pyetja e parë ishte se “përse ajo e fshehu pistoletën me të cilën u vra e motra si dhe gëzhojën e gjetur në dysheme”. Ka dyshime të forta se thyerja shpirtërore e M. ka ndodhur nga zhgënjimi i shkaktuar pas takimitme një mashkull, të cilin ajo e kishte njohur dhe prej muajsh kishte komunikuar virtualisht në rrjetet sociale.

Shpesh janë raportuar histori dramatike të abuzimeve përmes rrjeteve sociale që kanë sjellë ose mashtrime nga meshkuj të martuar, gjobëvënie, përndjekje shantazh apo edhe përdhunime. Rasti i Marsidës, nëse vërtetohet se ka ndodhur për këtë shkak është shembulli më ekstrem që duhet të kthehet në një këmbanë alarmi për të rritur sigurinë e individëve në rrjet….

…XH.L pohon se e motra kishte mardhënie shumë të mira me familjen. Kishte një jetë të rregullt, të programuar mes familjes dhe ndjekjes së kurseve private për estetikë. 33 vjecarja e theu rutinën në datën 24 tetor, pasi ndihej e tërhequr nga një person me të cilin komunikonte  në rrjet. “Motra  në orët e para  të mëngjesit të datës 24 u nis për në Gjirokastër, për të takuar një shok të sajin me të cilin prej tre muajsh fliste nëpërmjet rrjeteve sociale. Ky person i kishte dhënë me sa kam dijeni se qëndronte në Amerikë. Duke qenë se ky person kishte ardhur nga Amerika, M. shkoi për ta takuar sepse kështu e kishin lënë përmes rrjeteve sociale. Unë nuk  e di numrin e telefonit të këtij djali që do takonte motra , por di që  ishte prezantuar si T.B. Në orët e drekës të kësaj date bisedova me M. dhe më tregoi se kishte takuar T. dhe se ishte ulur në një lokal dhe po pinte kafe me të. Më tregoi se për momentin T. ishte larguar për ca punë të tijat dhe nuk më shprehu asnjë shqetësim. Në mbrëmje Marsida më mori në telefon dhe më tha-Unë nuk do kthehem sonte në Tiranë, mamit i thuaj se do shkoj tek vajza e hallës, sepse mami nuk kishte dijeni që Marsida kishte shkuar në Gjirokastër. Marsida ka fjetur në hotel në Gjirokastër siç më tha vetë ajo. Më vonë Marsida më tha që nuk veproi mirë që udhëtoi drejt Gjirokastrës për të takuar atë djalin dhe nuk e zgjatëm më tej bisedën.”

Sipas të motrës të nesërmen (pikërisht ditën kur 33-vjeçarja u kthye në shtëpi dhe u vetvra) të dyja motrat kanë biseduar sërisht në telefon.

Më mori në telefon rreth orës 10 të mëngjesit, më tha që po udhëtonte për në Tiranë. Në orën 15.18 i shkrova- ku je a ke mbërritur?, por ajo nuk më ktheu përgjigjje. Në orën 17 së bashku me time bijë shkoj në supermarket për të bërë pazar ,më merr mami në telefon. Ajo bërtiste dhe qante dhe thoshte- çfarë i ke bërë vetes moj mam. Duke qenë se mami nuk më tregoi asgjë se çfarë kishte ndodhur u nisa për në shtëpi.”

Kur Xh.L ka mbërritur në banesën e prindërve , sipas policisë ajo ka konstatuar njerëz të shqetësuar aty  . Ka hyrë në dhomën e të motrës. “Në dhomën ku Marsida fle konstatova se ajo ishte shtrirë, e mbuluar me mbulesë. E preka në pjesën e fytyrës, i mata pulsin në qafë por nuk kishte puls. Dola në oborr dhe pashë xhaxhain dhe nusen e xhaxhait – ju thashë se Marsida ka ndërruar jetë. Kur u ktheva pashë pistoletën, që e futa në një qese plastmasi dhe e nxora tek plehrat. Kur erdhi ambulanca unë nuk i tregova askujt që kisha gjetur një pistoletë, u futa prapë në dhomën ku kishte gjetur vdekjen motra dhe konstatova pranë komos një gëzhojë, të cilën e marr, dal jashtë dhe e çoj ku kisha fshehur pistoletën”.

Më pas e motra e viktimës vuri në dijeni bashkëshortin për armën që më pas e fshehën sërisht në pjesën e pasme të banesës. Policia deklaroi se kur e reja u transportua për autopsi u konstatua se ajo kishte qëlluar veten me armë zjarri në anën e majtë , dhe pësoi vdekjen e menjëhershme. Të gjithë anëtarët e familjes së saj janë marrë në pyetje , ku dhe dëshmojnë se ajo nuk dukej e shqetësuar , përveçse kohët e fundit kishte rënë në peshë dhe ishte dobësuar ndjeshëm.

Policia pohon  se i  është marrë deklarimi të gjithë anëtarëve të familjes dhe atyre që kanë shkuar në banesë në momentin e konstatimit të vdekjes. U janë sekuestruar telefonat  shtetasve D. G., XH.l si dhe telefoni i viktimës, që janë dërguar për kqyrje në institutin shkencor të policisë. Ndonëse nuk jepet asnjë e dhënë për identitetin e personit që e reja takoi një ditë përpara se të vetvritej , zyrtarisht policia pranon vetëm se ka rregjistruar çështjen për shkaktim të vetvrasjes, mbajtja pa leje të armëve të zjarrit dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

Marrë nga Gazeta SI

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet marsida hysa tirane vetevritet 33 vjecarja marsida hysa tirane vetevritet 33 vjecarja

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet