LIVE UPDATES
Aktualitet

“Drejtësi duke reformuar leksikun”, shkrimi i publicistit Vehbiu prek Kristi Pinderin: Nuk e dija që kur trajnojmë njerë

27 Qershor 2021, 14:32 Nga DOSJA
“Drejtësi duke reformuar leksikun”, shkrimi i publicistit

TIRANË– Ardian Vehbiu, një autor dhe publicist shqiptar ka bërë një shkrim në lidhje me listën e fjalëve që janë miratuar për tu shmangur nga përdorimi pasi lëndohet një grup i caktuar njerëzish. Në shkrimin e tij për Peizzhe.com, Vehbiu ka shpjeguar se si janë ndjekur procedurat për shmangien e përdorimit të fjalëve ‘Black’ apo ‘zotni’ apo ‘master’ ndër vite për shkak të kuotimit që mbartnin këto fjalë në kohët e skllavërisë.

Në shkrimin e tij, publicist shpjegon se sipas tij, grupë të prekura nga fjalë të ckatuara, po përpiqen ta përdorin kauzën në thelb të drejtë të luftës kundër diskriminimit racial (por edhe të diskriminimit seksual) për të nxitur një ndërrim elitash dhe për të marrë pushtetin në mjedise universitare, në mass mediat e shumë të tjera por që nuk shërben si truall dhe fushëbetejë për revolucionarizimin e marrëdhënieve sociale.

Vehbiu shton se angazhime të tilla nuk janë për t’u gjykuar jashtë konteksteve ku kanë lindur dhe ku ndihen si të domosdoshme pasi realiteti social mund të ndryshohet, ose të paktën të ndikohet, duke modifikuar gjuhën që e flet atë realitet. Këto rreshta kanë prekur Kristi Pinderin, një prej anëatrëve të LGBTQI-së, komunitet i cili u përfshi në një ‘stuhi’ në rrjet pas kërkesës për të ndërruar fjalën ‘nënë me ‘prindi 1’.  Pinderi ka shpërndarë shkrimin e Vehbiut dhe shkruan se nuk e dinte që kur njerëzit trajnohen për të mos përdorur disa terma të caktuara, po trajtohen njësoj sin ë kohën e nazismit.

Shkrimi i Ardian Vehbiut: Një këtyre ditëve ishte lajmi se Universiteti Brandeis, një universitet privat në Massachusetts, miratoi një listë fjalësh që duhen shmangur nga përdorimi, për të mos lënduar studentët dhe pedagogët e identifikuar si Black[1], mes të cilave më tërhoqi vëmendjen fjala picnic. Sipas një shpjegimi etimologjik popullor, të cilin tani po e besojnë shumë në SHBA, kjo fjalë e ka origjinën te një praktikë e shëmtuar e periudhës së skllavërisë, kur të bardhët mblidheshin për të bërë sehir linçimin ose ndëshkimin e një skllavi Black. Edhe pse historianët e gjuhës dhe etimologët kanë përcaktuar se fjala e ka në fakt origjinën nga frëngjishtja pique-nique, ky argument nuk ka arritur t’ia heqë fjalës stigmën, si fyese. Në universitetet amerikane, por jo vetëm atje, prej kohësh bëhen përpjekje për të identifikuar elemente fyese të ligjërimit anglisht, të cilat mund ta kenë prejardhjen nga periudha e skllavërisë ose, edhe më shpesh, të cilat besohen, nga një numër studentësh dhe pedagogësh Black dhe jo-Black, se mund t’i referohen mendësisë sunduese ose diskursit dominant të asaj periudhe. Kjo lëvizje e policimit të leksikut shtrihet përtej marrëdhënieve racore në bashkëkohësi dhe në histori, meqë prek edhe marrëdhëniet mes sekseve – duke kërkuar që leksiku dhe gramatika të akomodojnë zhvillimet e fundit, dramatike, në prezantimin publik të seksit dhe të gjinisë. Brenda pak vjetësh, një numër i madh fjalësh janë shpallur tabu dhe janë dëbuar nga ligjërimi publik, për t’u zëvendësuar nga neologjizma; teksa sjellje dikur tabu dhe të dënueshme edhe me ligj janë normalizuar. Janë shtuar gjithashtu rastet kur ata që i përdorin këto fjalë tabu, por edhe që i kanë përdorur në të shkuarën dhe kjo u është dokumentuar, ka ndodhur që të humbasin vendin e punës, të drejtën e botimit dhe privilegje të tjera.

Vetëm brenda këtij konteksti mund të kuptohet obsesioni me një fjalë në dukje aq të rëndomtë sa piknik, të cilën askush nuk ka arsye ta shoqërojë me persekutimin racor, në qoftë se këtë nuk ia shtie në vesh një historian ose etimolog. Edhe fjalë të tjera, si master bedroom, e cila shënjon dhomën kryesore të gjumit në një shtëpi të madhe, janë identifikuar si mbijetoja të asaj periudhe, kur në dhomën në fjalë flinte master-i, jo si i zoti i shtëpisë, por si pronari i skllevërve të plantacionit. Në leksikun specifik të informatikës, terma si master dhe slave nuk mund të përdoren më pafajësisht, për të njëjtën arsye. Që piknik nuk ka lidhje me skllavërinë në Amerikë, kjo nuk do të shkurajojë asnjë nga aktivistët që ngulin këmbë në “dënimin” e saj si tabu; sepse tashmë ka një masë të madhe njerëzish të cilët e perceptojnë fjalën si të papërshtatshme. Etimologjia e fjalës dhe e vërteta “gjuhësore” nuk ngrenë peshë, para nevojës për të ndërhyrë në leksik, në emër të vendosjes së një drejtësie sociale të munguar, me argumentin se anglishtja e sotme ende pasqyron privilegjin e racës së bardhë, edhe pse është gjuhë e një shoqërie multi-raciale. Vetë mundësia, për të imponuar ndërhyrje të tilla dhe për të ndëshkuar tekstet dhe personat që ende i përdorin fjalë të tilla, dëshmon për emancipimin (empoëerment) të një shtrese sociale e cila kërkon ta ripërkufizojë vendin e vet në shoqëri, edhe duke policuar gjuhën.

Kritikët ndaj këtyre politikave leksikore – mes të cilëve edhe shumë intelektualë dhe akademikë Black – kanë vënë në dukje se heqja e një fjale nga përdorimi shpesh katandiset në një gjest simbolik dhe pretekst për të larë hesape personale me të gjithë ata që nuk tregohen të gatshëm për t’i modifikuar kodet e tyre leksikore; ka ndodhur shpesh që të jenë qortuar, turpëruar publikisht dhe dënuar me humbje pune edhe persona të cilët i kanë përdorur fjalët “e ndaluara” në publik pa dashje, gabimisht; pa folur për raste të tjera, kur janë qortuar dhe dënuar njerëz edhe thjesht ngaqë e kanë “përmendur” fjalën tashmë tabu. Kritikët e policimit të leksikut kanë vënë gjithashtu në dukje se adoptimi dhe normalizimi i tabuve të reja leksikore nuk kanë ndonjë ndikim kushedi çfarë në përmirësimin e pozitës sociale të amerikanëve të identifikuar si Blacks; dhe se opresioni gjuhësor – që ndodh vërtet – nuk mund të mënjanohet me përparësi, ndaj opresionit social. Si rregull, adoptuesit dhe promovuesit e rregullave të tilla “ndaluese” nuk synojnë aq shndërrimin e marrëdhënieve sociale, sa ç’synojnë të marrin dhe të ushtrojnë me to pushtetin. Dhe këtë dukuri, të ushtrimit të pushtetit nëpërmjet adoptimit të një sistemi tabush dhe eufemizmash, ne që kemi përjetuar totalitarizmin e njohim mirë. Nga historia e shqipes publike po mjaftohem të sjell shembullin e fjalës zotni, dhe të fjalëve të ngjashme si zoti, zonja, zotnia juej, zotëri etj., të cilat u shënjuan si të papërshtatshme, si ndajshtime adresimi, në periudhën e regjimit totalitar; për t’u zëvendësuar nga shoku, shoqja. Edhe pse nuk më rezulton të jetë dënuar kush ngaqë ka përdorur gabimisht zonja dhe zotërinj në vend të shokë dhe shoqe (ose vëllezër dhe motra), përdoruesi i termave të tillë do ta deklaronte menjëherë veten si i mendësisë së vjetër. Dhe, në fakt, imponimi i shoku dhe shoqja instauroi në shqipen publike pushtetin totalitar, por nuk është se e mënjanoi vertikalitetin në marrëdhëniet ndërpersonale; aq sa shoku Enver, edhe pse shok, fitoi statusin e një gjysmë-perëndie.

Në përgjithësi, praktikat e ndërhyrjeve në leksik për të zëvendësuar një klasë fjalësh me të tjera u shërbejnë mirë grupeve të caktuara për të mbajtur dhe riprodhuar pushtetin, sidomos në qarqet logocentrike dhe logokratike (universiteti, akademia, mass mediat, politika). Kjo nuk do të thotë aspak se Blacks, në Amerikë, e kanë marrë tani pushtetin dhe po e ushtrojnë atë nëpërmjet tabuizimit leksikor; por vetëm se grupe të caktuara – sidomos në universitetet – po përpiqen ta përdorin kauzën në thelb të drejtë të luftës kundër diskriminimit racial (por edhe të diskriminimit seksual) për të nxitur një ndërrim elitash dhe për të marrë pushtetin në mjedise universitare, në mass mediat dhe gjetiu, gjithë duke u dhënë Blacks iluzionin se kjo bëhet në emër të tyre. Nga ana tjetër, ajo çfarë ka ndodhur së fundi, është se obsesioni me policimin e leksikut dhe ndëshkimin e “shkelësve” ka gjetur jehonë të madhe në rrjetet sociale, ku është relativisht lehtë të nxitësh fushata indinjimi dhe t’i shndërrosh këto në shitstorms. A mund të shërbejë vërtet leksiku dhe gjuha si truall dhe fushëbetejë për revolucionarizimin e marrëdhënieve sociale? Gjatë shekujve XIX dhe XX, me këtë eksperimentuan më parë lëvizjet nacionaliste anembanë, të cilat e ushtruan pushtetin edhe nëpërmjet purizmit leksikor; dhe më pas regjimet totalitare, si ai nazist ashtu edhe ato komuniste (BRSS, Kinë, Europa Lindore), të cilat u rrekën ta përdorin ligjërimin publik si mjet për të paralizuar lirinë e fjalës dhe të mendimit. Lëvizjet e sotme në Perëndim, të bazuara në politikat e identitetit (gjinor, etnik, racor) kanë trashëguar sisteme të kolauduara mirë praktikash por edhe teorish, që i lejojnë të veprojnë njëlloj. Nuk është e rastit që disa nga ndryshimet e sugjeruara në kategorinë gramatikore të gjinisë, në sistemin emëror të anglishtes, për të akomoduar identitetet transgjinore, e bëjnë anglishten të tingëllojë si Neëspeak-u i 1984-ës së Orëell-it. Angazhime të tilla nuk janë për t’u gjykuar jashtë konteksteve ku kanë lindur dhe ku ndihen si të domosdoshme; po mjaftohemi të themi se ato zakonisht kërkojnë përligjje teorike tek ideja se realiteti social mund të ndryshohet, ose të paktën të ndikohet, duke modifikuar gjuhën që e flet atë realitet.

Statusi i Kristi Pinderit:

Shkruan Vehbiu: “Lëvizjet e sotme në Perëndim, të bazuara në politikat e identitetit (gjinor, etnik, racor) kanë trashëguar sisteme të kolauduara mirë praktikash por edhe teorish, që i lejojnë të veprojnë njëlloj” (Njelloj e ka fjalen njelloj si nazistet a komunistet e Bashkimit Sovjetik e deri ata te Shqiperise). Vazhdon: “Nuk është e rastit që disa nga ndryshimet e sugjeruara në kategorinë gramatikore të gjinisë, në sistemin emëror të anglishtes, për të akomoduar identitetet transgjinore, e bëjnë anglishten të tingëllojë si Neëspeak-u i 1984-ës së Orëell-it.”  Une nuk e dija qe kur i trajnojme njerezit si te perdorin peremrat gjinore ne nje menyre per te mos fyer askend ishim duke vepruar, ne fakt, njesoj si nazistet! Ishte me rendesi leximi i ketij shkrimi per te kuptuar se cfare mendon ndonje akademik shqiptar per tema te tilla (dhe pse e di shume mire se cfare mendon akademiku tjeter Skender Gjinushi :))

P.S. U bera shume kurioz te lexoja idete e zoterise sidomos diten kur ftonte ndjekesit e vet te ndiqnin fjalen e kryeministrit Edi Rama ne ceremonine e prezantimit te akademikeve te jashtem (mes tyre dhe Vehbiu) ne kulmin e kapjes se shtetit, medias e shoqerise civile nga i njejti kryeminister! Por kjo eshte ceshtje tjeter.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ardian vehbiu kristi pinderi ardian vehbiu kristi pinderi

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta