LIVE UPDATES
Politike

Drejtori i “Magjistraturës”, Arben Rakipi, në konflikt interesi. Shkel “Reformën në Drejtësi”

28 Shtator 2020, 19:17 Nga DOSJA
Drejtori i “Magjistraturës”, Arben Rakipi, në konflikt

Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, një prej Ekspertëve të Lartë të Reformës në Drejtësi, ka vendosur të sfidojë hapur paketën kushtetuese e ligjore të miratuar duke filluar nga Korriku 2016 e në vijim.

Ai është në kushtet flagrante të konfliktit të interesave, pasi paralelisht me funksionin zyrtar, vijon të ushtrojë edhe profesionin e Avokatit.

Rakipi u emërua zyrtarisht Drejtor i Magjistraturës në 28 Korrik 2020, duke plotësuar vendin vakant të krijuar nga largimi i Sokol Sadushit në Gjykatën e Lartë.

Njëkohësisht, Rakipi ka aktive licensën dhe ushtron funksionin e Avokatit, në kundërshtim me parashikimet ligjore, që ia ndalojnë dy-punësimin.

Shkelja ligjore

Në fund të Korrikut 2020, Bordi i Shkollës së Magjistraturës zgjodhi drejtor Arben Rakipin, ish-Prokuror i Përgjithshëm dhe prej kohësh pedagog i brendshëm në atë institucion.

Me paketën e re ligjore të Reformës në Drejtësi, Shkolla e Magjistraturës është përfshirë në listën e institucioneve që konsiderohej pjesë e qeverisjes së gjyqësorit.

Krahas të drejtave dhe privilegjeve, Drejtori i Shkollës së Magjistraturës ka edhe disa ndalime specifike, të ngjashme me ato të zyrtarëve të drejtësisë, si edhe gjyqtarët e prokurorët.

Në nenin 150 të ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, parashikohet ndër të tjera se;

Gjatë kohës së qëndrimit në funksion, Drejtori i Shkollës së Magjistraturës gëzon pagën dhe përfitimet e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë. Funksioni i Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës është i papajtueshëm me çdo funksion tjetër publik, anëtarësimin në partitë politike apo pjesëmarrjen në veprimtaritë e tyre, ose kryerjen e çdo veprimtarie tjetër fitimprurëse, me përjashtim të mësimdhënies dhe veprimtarive me natyrë shkencore”.

Ky parashikim eksplicit ligjor nuk rezulton të jetë zbatuar nga Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi.

“Boldnews.al” verifikoi të dhënat zyrtare në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB)

Ai ka qenë i regjistruar edhe si person fizik “Avokat” nën emrin e tij, Arben Rakipi, të cilën e ka ç’regjistruar në 9 Shtator 2020, mesa duket një veprim për të shmangur konfliktin e interesave, por që është i paplotë

Nga hulumtimi rezultoi se Arben Rakipi është aksioner i shumicës (55 përqind të aksioneve) në studion ligjore “Rakipi & Partners”.

Pikërisht, pjesëmarrja aktive në këtë shoqëri e shndërron Drejtorin e Shkollës së Magjistraturës në subjekt të shkeljes së ligjit.

Ligji nr. 9367, dt. 07.04.2005, i ndryshuar “Për parandalimin e konfliktit të interesave”, në nenin 38 të tij parashikon se zyrtarët që gjenden në kushtet e konfiktit të interesave të vazhdueshëm (siç është rasti i Arben Rakipit), ….të ndërpresë, brenda 30 ditëve, ushtrimin e veprimtarive të ndaluara, …. dhe brenda këtij afati, por sa më parë, t’u kërkojë organeve kompetente çregjistrimin sipas ligjit të këtyre veprimtarive…”.

Referuar të dhënave të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, rezulton se, në përfundim të afatit 30 ditor nga emërimi si Drejtor i Shkollës së Magjistraturës (afati përfundonte në fund të Gushtit 2020), Arben Rakipi nuk ka marrë asnjë masë për të hequr dorë nga aktiviteti fitimprurës i “Rakipi & Partnerës”.

Në raste të tilla, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, (ILDKPKI), i cili është institucioni përgjegjës për zbatimin e ligjit për parandalimin e konfliktit të interesave, mund të aplikojë gjobën nga 100 mijë deri në 300 mijë lekë të reja.

Gjithashtu, ligji parashikon se, nëse zyrtari nuk e zgjidh vetë konfliktin e vazhdueshëm të interesave, atëherë ndërhyn organi i emërtesës, që në rastin e Rakipit është Bordi i Shkollës së Magjistraturës, për ta lëvizur atë nga ai post pune.

Pasojat abuzive të “konfliktit të interesit”

Dy-punësimi i Arben Rakipit nuk është thjesht dhe vetëm çështje e shkeljes së ligjit. Kjo situatë krijon premisa të shumta për abuzimin nga Rakipi me postin e drejtorit të Shkollës së Magjistraturës për llogari të biznesit të tij.

Arben Rakipi, në cilësinë e titullarit të Shkollës së Magjistraturës, është personi përgjegjës për programin dhe vlerësimin e Formimit të Vazhdueshëm të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve të Republikës së Shqipërisë.

Zyrtarët e sistemit të drejtësisë janë të detyruar të ndjekin programet periodike të Shkollës së Magjistraturës dhe vlerësimi mbi pjesëmarrjen dhe aktivizimin e tyre në trajnime u shërben për rritjen apo penalizimin në karrierën e tyre.

Pra, duket qartë se drejtori i Shkollës së Magjistraturës ka një rol jo të vogël në të ardhmen e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në këto kushte, nuk duket aspak e pamundur që Arben Rakipi të ushtrojë presion apo të “joshë” gjyqtarë e prokurorë që trajtojnë çështjet e klientëve të studios së tij ligjore, për t’u dhënë zgjidhjen sipas interesave të tij.

Marrë nga: Boldnews

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arben rakipi arben rakipi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet