LIVE UPDATES
Sport

Drejtori Olsi Rama: “Në kampionatin tonë 9 pikë nuk janë shumë, Hasani do të forconte çdo skuadër”

24 Janar 2021, 06:27 Nga DOSJA
Drejtori Olsi Rama: “Në kampionatin tonë 9 pikë nuk

TIRANE – Lajmi i përhapur në rrjetet sociale se Ferhan Hasani do të kalojë te skuadra e Partizanit, nuk mori përgjigje dhe nuk u konfirmua drejtori i përgjithshëm i të kuqve të kryeqytetit, Olsi Rama, në një lidhje direkte me “Zona Gol”. Ai e pranoi që është takuar me “Buban”, duke theksuar se janë miq dhe takohen sa here që ai vjen në Tiranë.

“Hasani është një nga lojtarët më të mirë shqiptarë në qarkullim. Unë kam një marrëdhënie miqësore dhe sa herë vjen në Tiranë takohemi dhe bëjmë çdo llojë muhabeti, përfshirë edhe futbollin. Pashë edhe fotografitë dhe nuk u fsheha fare, pasi isha në mes të bllokut dhe takova dy miq të mirë nga Maqedonia e Veriut. Hasani do të përforconte jo vetëm Partizanin, por edhe ekipe më të mira.”

Partizani, për titull? “Dua të vë në dukje një deklaratë timen, që kam bërë në fund të kampionatin e kaluar. Kemi pasur dy ndeshje me Bylisin dhe Vllazninë dhe që aty çaluam deri në fund të kampionatit. Tirana në derbi ishte rreth 8 pikë larg dhe në kampionatin tonë 9 pikë tani nuk janë shumë.”

Gjykimi në derbi? “Dua t’i mbështes arbitrat gjithmonë. Derbi kishte probleme, por nuk ndikoi në rezultat. Kam parasysh kartonin e kuq të Bardhit apo penalltinë e Melos. Këto momente kapin “mat” arbitrat. Ishin gjyqtarët më të mirë të Superiores, kam respekt për Jorgjin dhe Metën. Siç na bëjnë neve kritika ashtu edhe ne bëjmë kritika ndaj gjyqtarëve në mënyrë që të përmirësohen akoma më shumë. Penalltia e Melos ishte njësoj si ajo e Liverpulit në Angli. Kujtoj këtu edhe penalltinë kundër që kemi marrë ndaj Kukësit. lojtari gjuajti topin e më pas u përplas me portierin dhe për këtë u vendos penallti”.

Sjellja e Bathës? “Bardhi dhe Batha morën kartonin e parë të verdhë, të dy njësoj. Batha e mori kartonin për reagimin që bëri ndaj lojtarit tonë dhe ky rast duhej ndëshkuar me karton të kuq. Kartonin e dytë të verdhë e mori për ofendim dhe jo për faullin. Nuk është aspak e hijshme për Bathën që ka luajtur me Partizanin të ofendojë stolin e Partizanit. Është e pafalshme për një lojtar si ai që të bëjë këto gjeste”.

“Çështja-Çinari”? “Përgjigjësi mbajnë disa rregulla të vjetra të FIFA-s. Klubi i Istras fitoi nga një vakuum ligjor dhe na paditi. Nuk e akuzoj lojtarin, pasi Çinari kishte lajmin se mund të firmoste me këtë skuadër dhe u gënjye nga mungesa e eksperiencës dhe nga dëshira e madhe për të luajtur jashtë. Kjo çështje u mbyll me një fund si në përralla, pasi ai u rikthye dhe ne fituam në derbi me golin e tij”.

Dëmshpërblim nga gjyqi? “Kemi marrë lajmin e merkatos dhe nuk kemi pasur kohë për të parë këto aspekte juridike. Është e vështirë të marrësh lojtar cilësor në janar dhe këtë e dinë të gjithë”.

Lojtarët e kuq? “Pa doreza fare them që dështimi i Partizanit sezonin e kaluar nuk erdhi për faj të lojtarëve. Faji ishte i stafit teknik dhe mospërshtatja e projektit. E vetmja gjë që më shqetësonte në fillim të sezonin ishte mungesa e lojtarëve për të dubluar rolet. Të gjitha mangësitë reflektohen edhe në lojën e Dajës, pasi lojtarët duhet të sakfrifikojnë shumë edhe në mbrojtje e për këtë arsye jemi skuadra që nuk kemi pësuar shumë gola. Që me hapjen e merkatos do të mendojmë për shënimin e golave, edhe pse jemi në vendin e dytë. Ferhan Hasani do të përmirësonte çdo skuadër dhe Partizanin gjithashtu”.

Notat? “Nuk mendoj se Vllaznia është për notën 10, ndoshta për 8. Ne meritojmë notën 7. Kemi pasur ndeshje që kemi merituar notë më të lartë, por edhe notën 4, kur edhe mund të humbisnim ndeshjen.”

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport drejtori i partizanit drejtori olsi rama ferhan hasani partizani tirana drejtori i partizanit drejtori olsi rama ferhan hasani partizani tirana

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet