LIVE UPDATES
Aktualitet

Drejtësia sërish në ngërç, Zëri i Amerikës: Rrezikohet gara për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë

3 Gusht 2019, 15:19 Nga DOSJA
Drejtësia sërish në ngërç, Zëri i Amerikës:

TIRANË- Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi në mbledhjen e radhës të lejojë kandidimin e Eris Hysit si kandidat për Inspektor i Lartë i Drejtësisë dhe të ndalojë kandidimin e Klodian Rados për këtë post.

Vendimi u mor pasi u shqyrtuan dy kandidaturat për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Burime pranë KED pohuan që zoti Rado nuk plotësonte kriterin e 15 vjetëshit të punës. Me këtë vendim duket se rrezikohet gara për ILD.

Nëse ky vendim për kandidatin Klodian Rado ngelet në fuqi, pas një kundërshtimi të mundshëm në gjykatë, atëherë pozicioni për Inspektor të Lartë të Drejtësisë mund të përsëritet për konkurrim nga KED.

Ligji parashikon që në konkurrimin për Inspektor të Lartë të Drejtësisë duhet të jenë 5 kandidatë. Ata duhet të plotësojnë detyrimisht kriteret e 15 vjet përvojë pune në profesion, integritet të lartë moral e profesional, nuk duhet të kenë mbajtur funksione politike në administratë, ose nëpër parti politike 10 vitet e fundit.

Kandidatët për inspektorë të lartë të drejtësisë duhet po ashtu të mos jenë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të shërbimeve të inteligjencës, të mos jenë dënuar nga drejtësia për vepra penale dhe as të jenë pushuar më parë nga puna për shkaqe disiplinore.

Vendimi i djeshëm i KED për ndalimin e kandidaturës së zotit Rado mund të sjellë rishpalljen e vakancës për postin e ILD.

Zgjedhja e ILD duhet të ishte kryer në shkurt – mars 2017, ose 2 vjet e gjysmë më parë, 6 muaj pasi amendamentet kushtetuese të reformës në drejtësi hynë në fuqi.

Por, burime të besueshme e zyrtare nga KED i thanë Zërit të Amerikës se KED pritet të mblidhet të hënën për të vendosur nëse do të vijojë këtë garë me kandidatët e mbetur apo nëse duhet të rihapë garën nga e para.

Kjo e fundit do ta shtynte me disa muaj të gjithë procesin, duke lënë bosh ngritjen e njërit prej institucioneve kyçe të sistemit të drejtësisë.

KED vendosi po ashtu në mbledhjen e djeshme edhe ndalimin e kandidimit për zonjën Zhaklina Peta, kandidate për anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Zonja Peta ka kandiduar në dy poste vakante për anëtare e Gjykatës Kushtetuese, që i përkasin presidentit.

Nëse edhe pas ankimimit emri i saj rrëzohet, atëherë i mbetet presidentit të vendosë nëse do ta rishpallë njërën nga vakancat e Gjykatës Kushtetuese e përcaktuar për presidentin.

KED rrëzoi disa ditë më parë 3 kandidatë të tjerë në një vakancë të përcaktuar për parlamentin, dhe ajo mbetet për t’u rishalllur gara.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi ndalimin e kandidimeve, ndërmjet të tjerëve, edhe për Fiona Papajorgjin, Valbona Balën dhe Sinan Tafajn. Këta tre emra ishin të vetmit që kandidonin për zëvendësimin e ish anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, të rrëzuar nga procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve.

Pas kësaj Parlamentit i duhet të shpallë një thirrje të re.

Gjykata Kushtetuese, e cila aktualisht ka vetëm një anëtar, Vitore Tushën, pritet të ketë vetëm 5 anëtarë të rinj.

Por ky proces rrezikohet dhe nga një moment tjetër, që mund ta reduktojë edhe me një tjetër anëtar Gjykatën.

Për shkak të numrit të kufizuar të kandidatëve që janë përzgjedhur, gjithçka duket se do të jetë në dorë të presidentit Iir Meta.

Nëse Kreu i Shtetit për tre vendet vakante të shpallura prej tij, do të përzgjidhte emrat e Arta Vorpsit, Besnik Muçit dhe Elsa Toskës, atëherë automatikisht do të mbetej pa kandidat vakanca e shpallur nga parlamenti për zëvendësuesin e ish anëtarit Vladimir Kristo.

Ky rast mund të tejkalohet nëse do të ketë një koordinim mes dy institucioneve, në mënyrë që të mos pengojnë njëra tjetrën, dhe presidenti do të zgjidhte të paktën një nga dy kandidatët e tjerë të kualifikuar.

Deri më tani 12 kandidatë janë rrëzuar, dhe vetëm 5 janë përzgjedhur. Nga këto Besnik Muçi pret vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit në fillim të shtatorit, ndërsa për Regleta Panajotin, pritet të shihet nëse Komisioneri Publik do të bëjë ose jo ankimim për vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili e konfirmoi atë në detyrë.

(Marrë nga Zëri i Amerikës)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata kushtetuese inspektorati i larte i drejtesise ked reforma ne drejtesi gjykata kushtetuese inspektorati i larte i drejtesise ked reforma ne drejtesi

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë