LIVE UPDATES
Sport

“Dua të luaj dhe një herë në Shqipëri”! Gerd Muller, historia dhe dashuria e pamundur me punonjësen e hotel Da

15 Gusht 2021, 13:21 Nga DOSJA
“Dua të luaj dhe një herë në Shqipëri”!

GJERMANI-Bota e futbollit është në zi. Gerd Muller, ish-sulmuesi dhe simbol i Bayern Munich dhe kombëtares gjermane, ndërroi jetë këtë mëngjes në moshën 75 -vjeçare për shkak të Alzhaimer . Pak muaj më parë, bashkëshortja e tij, Uschi, në një intervistë për mediat gjermane pohoi me keqardhje se i mbiquajturi “der bomber” po i afrohet fundit.“Ai qëndron në shtrat gati 24 orë në ditë, ka vetëm momente të rralla zgjimi. Është bukur kur hap pak sytë. Ndonjëherë ai mund të thotë po ose jo, duke lëvizur qerpikët. Gerdi fle, duke pritur fundin.” Ishte komenti i Uschi-s, bashkëshortes gjermane.

Megjithatë ish-fituesi i Topit të Artë në vitin 1970, ka dhe një histori dashurie me Shqipërinë. Një histori e pabesushme, ishte dhjetori i viti 1967 kur Gjermania mbërriti në Shqipëri për të luajtur eleminatoret e Europianit “Itali 1968”. Gjermania e asaj kohe do të mbetej jashtë, pas barazimit 0-0. Gjatë qëndrimit në Tiranë, përfaqësuesja e Gjermanisë ishte akomoduar në vendin më luksoz për kohën, atë të hotel Dajtit. Këtu nis dhe historia e dashurisë së Muller me një punonjëse të hotelit, që kronikat e mëvonshme e paraqesin me emrin Hojna.Një episod i jashtëzakonshëm për kohën. Fjalët e pëshpëritjet mes rinisë kryeqytetase u përhapën shpejt dhe ndjenja mes dy të rinjve, doli rrugëve të Tiranës.

Rastësia është mbret i botës, e katër vite më vonë Shqipëria do të luane dhe një herë ndaj Gjermanisë Perëndimore. Takimi luhej për kualifikueset e Europianit “Belgjikë 1972”. Gjermania akomodohet edhe një herë në hotel Dajti, ndërsa në atë ndeshje Muller shënoi golin e vetëm të takimit, ndoshta mund të ketë qenë i frymëzuar nën shoqërinë e Hojnës, ndoshta…

Muller e ka të pamundur të kthehet në Shqipëri si vizitor i thjeshtë, hyrja në territorin e Republikës Popullore të Shqipërisë ishte një privilegj vetëm për ata persona që kishin motive diplomatike. Këtu përfundojnë edhe kontaktet e sulmuesit gjerman me punonjësen e Dajtit që kishte fituar zemrën e sulmuesit më të fortë në Europë. Megjithatë shpresa nuk shuhet dhe në vitin 1985 Flamurtari i Vlorës fiton të drejtën e pjesëmarrjes në Kupën e Kupave dhe shorti e vë përballë finlandezëve të HJK Helsinki. Pak ditë pas shortit në zyrat e klubit finlandez, mbërrin një kërkesë e veçantë. Gerd Muller kërkon të bashkohet me skuadrën pavarësisht se kishte katër vjet që kishte varur këpucët në gozhdë.

“Dua një kontratë vetëm për një ndeshje. Vij me ju në Shqipëri për t’u takuar me të dashurën time…” Është Gerd Muller. Kërkesa e ish-kampionit pritet me habi nga drejtuesit e klubit finlandez, por që refuzohet.

Pavarësisht se në Shqipëri kishte filluar të frynte një erë ndryshimi (diktatori Hoxha ishte ndarë nga jeta në prill të atij viti) situata ishte e përafërt me atë të vitit 1971, kur Muller kishte shkelur për herë të fundit në tokën shqiptare. Kërkesa refuzohet dhe tratativa Muller ­HJK dokumentohet nga gazeta finlandeze Iltalehti. Të paktën deri pas ndërrimit të regjimeve Gerd Muller e pati të pamundur të hiqte fiksimin e tij të vjetër, takimin me Hojnën e hotel Dajti-t.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport gerd muller gerd muller

Sondazh

Poll
Sport 15 Gusht 2021, 12:08

Ndahet nga jeta legjenda Gerd Muller!

GJERMANI – Pas mesdite është mësuar lajmi për ndarjen nga jeta e legjendës së Bayern-it të Munich, Gerd Muller. Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë klubi gjerma...

Sport 15 Gusht 2021, 09:05

Pas 8 muajsh pushim, Diego Costa gjen një ekip

BRAZIl – Diego Costa ishte një prej lojtarëve me eksperiencë që kërkohej nga disa skuadra në merkaton e kësaj vere. Sigurisht mosha e tij e madhe nuk ia b...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet