LIVE UPDATES
Aktualitet

“Dukeshin të lodhur”/ Vdekja e 4 rusëve, flet menaxherja: Ishin në udhëtim atë ditë

21 Tetor 2021, 16:47 Nga DOSJA
“Dukeshin të lodhur”/ Vdekja e 4 rusëve, flet menaxherja:

KAVAJË- Menaxherja Xhudiljana Pole dhe recepsionistja Hane Kërçuku e hotel Gloria Palace janë marrë në pyetje në lidhje me vdekjen e 4 turistëve rus në qendrën e SPA-së. Në dosjen e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala mësohet se Pole pranë Prokurorisë së Kavajës është shprehur se është njoftuar me anë të një telefonate në lidhje me vdekjen e tyre. E pyetur së çfarë kanë konsumuar turistët atë natë, tha se nuk kishte dijeni për këtë gjë.

Ndërsa Kërçuku ka thënë se nuk ka pasur shumë interaktivitet me turistët pasi qëndronin të distancuar dhe se në momentin që do të shkonin në SPA, sipas saj ata dukeshin të lodhur, për shkak të një udhëtimi që kanë bërë.

Dëshmitë e Plota:

Stafi i hotelit/ Xhudiljana Pole, datëlindja 1994 – jam menaxhere e përgjithshme në hotel Gloria Palace në Qerret ku kam si detyrë organizimin, menaxhimin dhe drejtimin e punës. Me datë 15 tetor 2021 rreth orës 18.30 kam ikur nga puna dhe kam shkuar në shtëpi. Rreth orës 22.00 më njoftuan nëpërmjet telefonit nga stafi ku më kanë thënë se ka njerëz pa ndjenja në ambjentet e SPA, Gloria Hotel. Më pas kam mbërritur dhe kam marrë informacion ku kishin ndërruar jetë 4 shtetas rus, të cilët quheshin Ekaterina Burenkova, Nataliia Burenkova, Sergei Burenkov dhe Nikita Belousov. Këta shtetas janë akomoduar në hotel Gloria ditën e diel në darkë me agjenci turistike ku i shoqëronte një person me emrin Maria, e cila është shtetase bjelloruse dhe u bënte guidën. Këta shtetas kanë prenotuar për qëndrim një javor në hotel Gloria.

Këta turistë rus më të shumtën e kohës e kalonin jashtë hotelit, duke udhëtuar pasi kishin marrë një automjet me qira mesa di unë. Keta klientë një ditë më parë, në datë 14 tetor 2021 kanë rezervuar në recepsion për ditën e nesërme që të përdornin ambjentet e SPA-së më datë 15 tetor. Rreth orës 15.00 vajza e recepsionit ka njoftuar pasi këta klientë kishin njoftuar dhe nëse SPA ishte gati me kushtet e duhura. Unë rreth orës 16.30 kam qenë e shoqëruar nga përgjegjësi i sallës dhe kemi bërë një kontroll të ambjenteve të pishinës ku kemi kontrolluar temperaturën e ambjentit e cila ishte 28 gradë bazuar në pajisjet treguese të kondicionerëve, higjenën dhe temperaturën e ujit të pishinës të cilët e kam prekur me duar dhe më është duhur mesatarisht i ngrohtë. Po ashtu kam kontrolluar nga jashtë se sa gradë ishte uji i ngrohtë i pishinës ku cdo gjë ishte sipas kushteve dhe parametrave dhe tregonte sipas aparaturës 27 gradë. Dua të them se bazuar në gjërat që kontrollova në SPA cdo gjë ishte brenda normave. Këta shtetas janë future në ambjentet e SPA rreth orës 20.30 dhe vajza e recepsionit Hane Kërçuku ka shkuar për të qëndruar dhe për tu afruar ndihmë se mos u nevojitej ndonjë send. Klientët i janë përgjigjur se janë mirë dhe nuk duan asnjë send dhe duan të qëndrojnë në privatësinë e tyre. Pas rreth 30 minutash vajza e recepsionit ka shkuar përsëri me sanitaren për ti pyetur nëse u duhej ndonjë send dhe sanitarja për të pastruar se mos ishte e nevojshme dhe në këtë moment i kanë gjetur turistët pa ndjenja në ambjentet e pishinës.

Pyetje: A mund të më thuash nëse keta klientë rusë të cilët kanë humbur jetën në ambjentet e SPA cfarë kanë konsumuar në datën 15 tetor 2021?

Për sa më pyesni dua të them se keta shtetas kanë dalë nga ambjentet e hotelit rreth orës 06.30 të datës 15 tetor 2021 dhe janë kthyer në këtë datë rreth orës 20.00. Nuk kam dijeni se çfarë konsumuar ne hotel, por di të them se kur kanë ardhur janë interesuar për rezervimin e ambjenteve të SPA.

Recepsionistja Hane Kërçuku e datëlindjes 1997- aktualisht punoj tek Gloria Palace në Qerret, si recepsioniste. Kam që në fillim të sezonit veror që punoj në këtë subjekt. Në punë isha ditën e enjte dhe ditën e premte turni i dytë nga ora 15.00 deri në orën 23.00. Gjatë këtyre dy ditëve në hotel kanë qenë dy dhoma të prenotuara nga turistë rusë dhe quheshin Ekaterina Burenkova, Nataliia Burenkova, Nikita Belousov dhe Sergei Burenkov. Me këta turistë pothuajse nuk kam patur kontakt, pasi qëndronin të distancuar. Të enjten në mbrëmje kanë ardhur tek recepsioni dhe njëri nga këta fliste anglisht dhe më ka thënë se donin të përdornin ambjentet e SPA. Unë i kam thënë se duhet të më thoni një ditë përpara dhe më thanë që të nesërmen që i binte ditë e premte ishin në një udhëtim dhe nga ora 20.00 ambjentet e SPA të ishin të përgatitura për ta. Ambjenti i brendshëm pishina është ndezur rreth orës 16.00 po jo nga unë, ndërsa unë para orës 20.00 kam ndezur pjesën e xhakuzit ku është thjesht një buton që duhet rrotulluar. Këta persona pasi janë kthyer nga një udhëtim pas orës 20.00 kanë kaluar në recepsion dhe më informuan se do ti përdornin tani këto ambjente. I informova se nëse dëshironin ti shoqëroja unë, nëse jo mund të shkonin vetë me anë të ashensorit nga dhoma direkt tek ambjentet e SPA.

Në dukje më ngjanë si të lodhur, mbase nga udhëtimi që ata kanë bërë. Kanë shkuar lart në dhomë dhe kanë zbritur vete. mbase pas 10 minutash mesa më kujtohet kam shkuar tek ambjentet për kontroll dhe nëse i nevojitej dicka, i kam parë që po leheshin në pishinë dhe kur i pyeta se nevojitej ndonjë gjë më kanë thënë se duan privatësi. Jam ngjitur lart të recepsioni ku kam parë punët e tjera dhe rreth orës 21.45 kanë shkuar tek turistët rusë sëbashku me sanitaren Sara Deliu për tu thënë se për pak këto ambjente do të mbylleshin dhe kur kam shkuar atje kam parë se turistët ishin të shtrirë njëri të shezlong, njëri afër shezlongut dhe dy të tjerë në dysheme afër pishinës. Jam afruar, kam thirrur sanitaren, u kam folur anglisht, por nuk mora përgjigje. Jam trembur dhe i them sanitares që të lajmërojë stafin. Kanë ardhur edhe dy klientë dhe stafi i hotelit dhe pasi i kanë parë kanë lajmëruar ambulancën pasi mendonim mos u kishte rënë të fikët. Më pas ka ardhur ambulanca sebashku me mjekun dhe mësuam se katër turistët rusë kishin vdekur.

Pyetje: Cfarë kontakti keni patur me turistët rusë gjatë këtyre dy ditëve?

Si përmenda më sipër punën e marr punën në orën 15.00 dhe e lë në orën 23.00 dhe me këta shtetas kanë patur vetëm kontakt për ambjentet e SPA dhe kur kalonin të recepsioni më përshendesnin.

Pyetje: Ditën e djeshme ju deklaroni se kanë patur një udhëtim mund të na thoni se ku kanë shkuar?

Kanë porositur mëngjes për ta marrë me vete në orën 06.30 dhe me sa kuptova do të shkonin në Maqedoni.

Pyetje: Turistët rusë kur kanë ardhur në Hotelin Gloria Palace?

Këta shtetas kanë ardhur ditën e dielë ku do të rrinin një javë, por unë i kam njohur të enjten mbasdite, pasi ditët e tjera nuk kam qenë në punë.

LAJMI KRYESOR: Çdo DETAJ! Çfarë dimë deri më tani për vdekjen e rusëve në Qerret, LËVIZJET e fundit

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 4 ruset e vdekur ne qerret hane kërçuku xhudiljana pole 4 ruset e vdekur ne qerret hane kërçuku xhudiljana pole

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj