LIVE UPDATES
Aktualitet

Cila është kompania amerikane që po mbrohet nga Yuri Kim, skandali i ‘Duty Free’, mediat dhe investimet

21 Shkurt 2020, 17:15 Nga DOSJA
Cila është kompania amerikane që po mbrohet nga Yuri Kim,

TIRANË– Prej disa muajsh tashmë po ndiqet në media të ndryshme çështja e “skandalit të duty free” në hapësirën e aeroportit ndërkombëtar të Tiranës. Për këtë çështja ka patur në mënyrë të papritur edhe disa reagime nga ambasada amerikane që pretendon përmes titullares së saj Yuri Kim se ka patur përpjekje për të cenuar interesat e ligjshme të biznesit amerikan në Shqipëri. Shkurt: Zonja Kim është investuar – për arsye të pakuptueshme deri më tani – që në Rinas të operojë në zonën e Duty Free një operator i caktuar.  Më konkretish bëhet fjalë për shoqërinë ICDF Albania sh.p.k., degë e supozuar e ICDF Inc, shoqëri bazuar në SHBA dhe me përvojë siç thuhet në shërbimet e Duty Free. Sipas burimeve të Qendrës Kombëtare të Biznesit, shoqëria “ICDF Albania” ka ortak të vetëm z. Lucio Guillermo Souto (64 vjeç), administrator z. Besnik Salataj dhe është themeluar më 19 qershor 2019. Në dokumentet e krijimit të shoqërisë “ICDF Albania” nuk rezulton asnjë lidhje me shoqërinë amerikane “ICDF Inc”. Një mungesë kjo e rëndësishme që ngre pikëpyetje rreth pretendimeve të ambasadores amerikane në Tiranë.

Portali “Shqiptarja.com” ka referuar së fundmi se shoqëria “ICDF Albania” është shpallur fituese e tenderit ndërkombëtar të organizuar nga Tirana International Airport si dhe ka lidhur një kontratë me këtë të fundit për të operuar hapësirën e ‘duty free’ në brendësi të Aeroportit të Rinasit, hapësirë kjo e menaxhuar nga TIA si kontraktor koncesionar i qeverisë shqiptare. Ndërkohë shoqëria “Albania Duty Free Distribution sh.p.k.”(ADFD) ka kërkuar në gjykatë (civile) masë sigurie për të vazhduar veprimtarinë e saj të duty free në hapësirat e Aeroportit të Rinasit. Gjykata ka dhënë një masë sigurie e cila i mundëson shoqërisë ADFD, në pronësi të znj. Elona Çaushi, të vazhdojë biznesin deri sa çështja të shqyrtohet në themel. Kundrejt vendimeve të Gjykatës ka patur reagime edhe nga Dhoma Amerikane e Tregëtisë që njësoj si ambasadorja Kim denoncoan atë që e quan klimë të investimeve në Shqiperi dhe ka lënë të kuptohet qartasi kundërshtimet “amerikane” për këtë histori shqiptare si dhe mbështetjen amerikane për shoqërinë “ICDF Albania”. Një ndër pikat e forta të deklaratave të Dhomës Amerikane të Tregtisë ishte edhe mundësia që pala e dëmtuar të ndjekë në arbitrazh këtë padrejtësi siç shprehet ajo që u bëhet kompanive.

Duke marrë në konsideratë këto qëndrime, trajtimin mediatik qartësisht të njëanshëm dhe dokumentet e QKB-së, pyetja që kërkon përgjigje dhe sqarim është: Cila është pala amerikane e dëmtuar dhe cili është dëmi i supozuar? Pala amerikane e dëmtuar publikisht po quhet “ICDF Albania”. Kjo palë është në të vërtetë shoqëri shqiptare me aksioner argjentinas, por që ka rezidencën në SHBA. Administratori është z. Besnik Salataj, i profesionit kontabël, i cili është person fizik i rregjistruar në QKB, dhe që ndër të tjera ofron shërbimin e “përfaqësimit në QKB”. Z. Salataj është i dypunësuar, ndërkohë që burime konfirmojnë për TvT se ai është i vetmi i punësuar i shoqërisë “ICDF Albania” që nga momenti i hapjes së saj në qershor 2019 e deri më sot. Paga e tij e deklaruar është 30.000 lekë dhe paguan kontribute në tatime për 8370 lekë në muaj.

“ICDF Albania sh.p.k.”, një kompani për të cilën është investuar pra edhe ambasada e SHBA dhe një pjesë e mediave online, nuk ka mundur deri më sot të marrë akses në ambientin e Aeroportit të Rinasit ku operohet biznesi i duty free, pra si pasojë nuk ka realizuar asnjë investim. Siç raportohet nga “Shqiptarja.com”, “ICDF Albania sh.p.k.” ka aplikuar në bazë të nenit 635 të VKM-së 651/2017 “Për autorizim për magazinë doganore private (duty free shop)”. TvT i kërkoi prononcim Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për këtë aplikim, por akoma nuk ka asnjë konfirmim. Ndërkohë, një prej kushteve të nenit 635 (Aplikimi) të VKM-së nr. 651/2017 është pika 3.c e cila thotë se  Ministria e Financave dhe Ekonomisë nuk jep informacion për situatën penale të z. Souto (gjthmonë nëse ai ka dorëzuar informacion për këtë çështje). Nga një investigim paraprak i TvT-së rezulton se z. Souto ka patur të paktën një çështje penale (DUI) në SHBA në vitin 1996.

E njëjta situatë paraqitet dhe për shoqërinë amerikane “ICDF Inc”, për të cilën pretendohet se është kompania nënë e “ICDF Albania sh.p.k.”. Nga investigimi i TvT-së rezulton se kjo shoqëri është pronë e z. Patrizio Clerici, 76 vjeç, i cili ndër vite ka patur të paktën 7 çështje penale, midis të cilave dhunë në familje dhe rezistencë ndaj arrestit. Nëse është ky biznesi që po mbron ambasadorja Kim, Dhoma Amerikane e Tregëtisë dhe mediat e ndryshme që orbitojnë përherë në afera të tilla, atëherë me siguri që këtu kemi të bëjmë me një problem shumë serioz kredibiliteti të të gjithë aktorëve të përfshirë, pasi është shumë joserioze të flasësh për klimë të keqe biznesi duke mbrojtur kompani, që ose janë etiketa të dyshimta, ose përfaqësues të tyre kanë patur histori të ngjeshur penale. Një tjetër aspekt këtu që ekspozon ambasadoren Kim, është edhe ecuria e procedurave, zbatimi i tyre, aktet administrative që janë marrë, të cilat duhen konsideruar mirë përpara daljeve publike. Me gjasë kjo nuk ka ndodhur dhe arsyet mbeten të jenë dy: ose Padija, ose interesi. Që është padyshim, Privat. Dhe të gjitha këto krijojnë mbulimin e së vërtetës.

Marrë nga TVT

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet duty free yuri kim duty free yuri kim

Sondazh

Poll
Aktualitet 21 Shkurt 2020, 16:29

TIRANË– Zv.kryeministri Erion Braçe ka publikuar pamje nga aksioni i mbrëmshëm i Policisë së Shtetit, i cili kishte si qëllim goditjen e basteve onl...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet