Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANE– Rriten me 14 përqind në ditë rastet e reja me Corona në Shqipëri. Autoritetet paralajmërojnë selektimin e pacientëve në strukturat hospitalore në rast të mospërballimit të numrit të tyre.
Të premten (06.05) Tirana është cilësuar nga ekspertët anti-Covid-19 si “zonë e kuqe”. Ky cilësim, që shpreh gjendjen e rrezikut të lartë, ka ardhur nga rritja e rasteve të reja ditore me 14 përqind të premten në krahasim me një ditë më parë. Kapacitetet spitalore për të pritur shtrimet e reja ditore në spitalet anti-covid të kryeqytetit janë tanimë të tejmbushura.
Autoritetet e Shëndetësisë paralajmërojnë se me këto ritme në Tiranë pandemia është duke dalë jashtë kontrollit. Sipas tyre në kryeqytet ka 175 vatra të infeksionit, shifër kjo e lartë për popullsinë prej afër 900 mijë banorësh të Tiranës me një numër total të infektuarish prej 5135.
Pas Tiranës vijnë me shifra të larta edhe Durrësi, Fieri, Korꞔa, Shkodra dhe Elbasani. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, në Shqipëri infeksioni me virusin Covid-19 po rritet në 33 rajone, që përbëjnë 51% të territorit të gjithë vendit. Vetëm në 24 orët e fundit grafiku i infeksionit u rrit me shifrën rekord të 489 rasteve të reja në ditë dhe numri i viktimave arriti në 549 vetë.
Masat nuk respektohen
Sipas ekspertëve të Institutit të Shëndetit Publik rritja shqetësuese e rasteve të reja në 24 orët e fundit është pasojë e lehtësimit të masave në fillim të vjeshtës dhe mosrespektimi të tyre, kur ato u ashpërsuan, kryesisht i mbajtjes së detyruar të maskës. Vendimi i qeverisë Rama për gjobitjen me 20 Euro të ꞔdo individi që nuk respekton këtë vendim nuk ka dhënë rezultatet e pritshme.
Rinia rezulton të jetë grupmosha më e prekur nga rritja ditore e rasteve të reja me Covid-19. Burime zyrtare nga Qendra e Urgjencës Kombëtare thanë për DW se në 24 orët e fundit janë regjistruar 3 mijë thirrje telefonike të qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore pas simptomave të prekjes nga virusi, shifër, që është rreth 2,5 herë më e lartë se ajo e dy javëve më parë kur thirrjet telefonike ditore arrinin në 1300.
Në kushtet e grafikut në rritje të infeksionit ekspertët anti-Covid në strukturat publike paralajmërojnë karantina të pjesshme në rajonet më shifra më të larta, në krye të të cilave qëndron Tirana. Kjo masë sugjerohet të merret sa më parë pasi shtimi progresiv i rasteve të reja, që kërkojnë trajtim hospitalor, rrezikon kolapsin e spitaleve publike anti-Covid.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në thirrjen e radhës për zbatim rigoroz të masave mbrojtëse, bëri me dije se shtimi i rasteve të infektuara, që kërkojnë trajtim hospitalor sjell një situatë, ku ekipeve mjekësore do t’iu duhet të vendosin se kujt t’i ofrojnë oksigjen e terapi dhe kujt jo
Opozita jashtë parlamentare e kryesuar nga Partia Demokratike,(PD) i konsideron të pamjaftueshme dhe jo efikase masat e deritanishme të qeverisë Rama për të përballuar shtimin e rasteve të infektimeve me Covid-19, të paralajmëruara me ftohjen e motit.
Ajo i sugjeron qeverisë Rama që për Tiranën të ndjekë modelin gjerman të mbylljes së pjesëshme. Ekspertët e saj sugjerojnë gjithashtu alokim të menjëhershëm të një buxherti emergjence prej 30 milionë Eurosh për të blerë medikamentet anti-Covid që mungojnë, sipas pozitës, në spitale.
Ata sugjerojnë që qeveria të marrë masa urgjente për të hequr nga qytetarët barrën financiare të kryerjes së tamponit në struktura private, me një kosto prej 100 eurosh, pasi strukturat publike nuk përballojnë dot fluksin e përditshëm të kërkesave.
Mundësia e kolapsit të tre spitaleve anti Covid-19 në Tiranë prej shtimit të rasteve, që kërkojnë trajtim hospitalor dhe e selektimi të pacientëve për t’u kuruar ose jo është një zile e fortë alarmi në kuadër të së drejtës themelore të jetës. Opozita ka sugjeruar hapjen e spitaleve rajonale anti-Covid që të lehtësohen kapacitetet e 3 spitaleve në Tiranë dhe të mos vijë puna tek selektimi pacientëve për të marrë ose jo oksigjenin dhe kurat e shërimit pas infektimit.
/DW
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
RUSI- Ditën e sotme, shkrimtari dhe humoristi Mikhail Zhvanetsky, i konsideruar mjeshtër i narrativës satirike sovjetike, ka ndërruar jetë në moshën 86-vje&cced...
KAVAJE– Dy persona janë arrestuar në Kavajë pasi tentuan të vidhnin një banesë në fshatin Gosë. Në cilësinë e provës janë sekuestruar të gjitha mjetet që autorë...
TIRANE– Interpol Tirana në bashkëpunim me atë të Italisë kanë finalizuar me sukses operacionin për kapjen e shtetasit shqiptar Malvin Skurra.Shqiptari i shpallu...
BALLSH–Mbrëmjen e djeshme një nga naftëtaret e Ballshit ka tentuar të vrasë veten duke prerë damarët. Kanë qënë shoqet e saj të cilat e kanë ndaluar atë që të k...
TIRANE– Një 51-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi shpërndante doza droge në qytet. Shtetasit Oni Plaku i janë gjetur 40 doza kokainë, 1 ...
BERAT– Policia e Beratit ka shpallur në kërkim Selim Qamën, administratorin e kompanisë “Klerajdi”, pasi akuzohet se ka dëmtuar habitatin në malin e Tomorrit du...
TIRANË– Policia e Tiranës ka vijuar mbrëmjen e djeshme me kontrolle të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në aksin Sauk-Teg dhe në të gj...
TIRANE-Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore.Balkanweb, Tema, dhe Syri.net kanë në faqe të parë artikuj në lidhje me...
KOSOVË– Kosova është sërish në karantinë! Rrugët e Prishtinës janë boshatisur për shkak të masave që janë marrë për COVID nga qeveria.Pas masave të reja ku...
TIRANË-Dita e sotme do të nisë me temperatura të ulëta të cilat do të na shoqërojnë gjatë gjithë ditës. Dita do të shoqërohet nga mot i kthjellët me vranës...