LIVE UPDATES
Bota

DW: Kuvendi i Kosovës me rezolutë kundër referendumit serb

15 Janar 2022, 18:20 Nga DOSJA
DW: Kuvendi i Kosovës me rezolutë kundër referendumit serb

Kuvendi i Kosovës në një seancë të jashtëzakonshme miratoi një rezolutë me të cilën u shpreh kundërshtimi i plotë që në Kosovë të mbahen votime për referendumin e Serbisë për ndryshime kushtetuese që zhvillohet të dielën me 16 janar. Rezoluta u harmonizua nga katër grupe parlamentare, të pozitës dhe opozitës, Vetëvendosje, LDK, AAK dhe grupi i pakicave gjashtë plus mori votat e 77 deputëve të pranishëm në sallë në seancën që u thirr nga kryeministri, Albin Kurti. Partia tjetër opozitare PDK, nuk mori pjesë në punimet e seancës, por një ditë më parë, ata u shprehen se janë kundër lejimit të mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë.

Ndër pikat e rezolutës që u miratua thuhet se “Kuvendi i Republikës së Kosovës, si përfaqësues i qytetarëve të Republikës së Kosovës, shpreh qëndrimin e përbashkët se organizimi i referendumit të Republikës së Serbisë në Republikën e Kosovës cënon sovranitetin dhe rendin Kushtetues të Republikës së Kosovës, si dhe është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjet e Kosovës, si dhe me normat dhe praktikat ndërkombëtare”.

Anadaj me anë të kësaj rezolute, “Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkon nga Qeveria dhe institucionet gjegjëse të Republikës së Kosovës që të ndërmarrin të gjitha veprimet brenda kompetencave të tyre për të mos lejuar cënimin e sovranitetit dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, nga mbajtja e referendumit të një shteti të huaj në territorin e Republikën së Kosovës”.

Lista Serbe: Të ndërpritet fushata antiserbe

Lista Serbe që e ka mbështetjen e Beogradit zyrtar dhe që në kuvend përfaqësohet me 10 deputetë, “që të ndërpritet ‘fushata anti-serbe’ dhe të lejohet mbajtja e referendumit serb”, sipas deklaratës së kreut të saj, Igor Simiq.

“Edhe një herë nga ky vend, në emrin tim personal dhe në emër të Listës Serbe, popullit serb, ju ftojmë të ndryshoni vendimin tuaj dhe të mundësoni referendumin në përputhje me parimet aktuale. Kjo është një thirrje për arsye, një thirrje për përgjegjësi, që të fillojmë të respektojmë popullin tonë dhe të drejtat e tyre themelore njerëzore”, tha Igor Simiq, ku pas kësaj kërkese deputetët serbë lëshuan sallën.

Policia e Kosovës ndali kamionët me fletëvotime

Edhe para se të miratohej rezoluta në Kuvendin e Kosovës, policia ndërmori veprimet e para për ta ndaluar mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë. Policia ndaloi në vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Merdare dy kamionë me fletëvotime që ishin nisur nga Serbia për në Kosovë. “Bazuar në informacionet zyrtare, detyrat dhe autorizimet policore, është ndaluar hyrja në Republikën e Kosovës e këtij materiali i cili po transportohej pa leje përkatëse”, thuhet në një njoftim të policisë. Kamionet me materiale zgjedhore u janë dorëzuar autoriteteve doganore, ndërsa, gjashtë persona janë intervistuar dhe më pas janë kthyer mbrapa në Serbi.

Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, ndërkaq, tha se i ka njoftuar autoritetet ndërkombëtare lidhur me këtë ҫështje, ndërsa ishte kritike edhe ndaj misionit të OSBE-së, që sipas tyre “nuk mori përsipër materialin e referendumit, por as nuk është paraqitur në Merdarë, ku është dashur ta marrë materialin, siç është bërë çdo herë deri më tani në proceset e mëparshme zgjedhore”.

OSBE: Ndjekim nga afër zhvillimet

Misioni i OSBE-së ka deklaruar, se po vëzhgon nga afër zhvillimet e fundit në raport me referendumin e Serbisë, dhe tha se nuk ishte në gjendje të pranojë materiale zgjedhore për faktin, se nuk kishte pelqim nga të gjitha palët, në këtë rast të qeverisë së Kosovës. “Në mungesë të pëlqimit, nuk është e mundur që misioni të kryejë një operacion me magnitudë të tillë, i cili duhet të mbajë standardet më të larta profesionale të zgjedhjeve”, tha misioni i OSBE-së duke potencuar se “në mungesë të pëlqimit të nevojshëm, siç është bërë e qartë në deklaratat e mëparshme, dhe siç i është komunikuar të gjitha palëve, nuk është dëshmuar e mundur që Misioni të zhvillojë një operacion të tillë me këtë rast”.

Tre krerët e Kosovës, presidentja, kryeministri dhe kryetari i kuvendit me një deklaratë të përbashkët thanë të premten se nuk do të lejojnë mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë, sepse kjo do të ishte shkelje e kushtetutës dhe ligjeve të vendit. Ata thanë se serbët e Kosovës mund të votojnë përmes postës apo zyrës ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë.

Ambasadorët në Kosovë të vendeve më të industrializuara QUINT, Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian, shprehën keqardhjen e tyre që “qeveria e Kosovës nuk ka lejuar OSBE-në, të grumbullojë fletëvotimet e votuesve me të drejtë vote që jetojnë në Kosovë për referendumin e Serbisë. Ata u takuan me udhëheqësit më të lartë të Kosovës duke u bërë thirrje që të lejojë serbët në Kosovë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhje dhe procese zgjedhore në përputhje me këtë praktikë të vendosur më herët, praktikë kjo e grumbullimit të votave nga OSBE-ja për zgjedhjet e Serbisë.

Megjithë këtë QUINT-i kërkoi nga Kosova dhe Serbia që të mos rrisin tensionet lidhur me referendumin, të cilin e kanë cilësuar si “hap kyç për të forcuar pavarësinë e gjyqësorit në Serbi”. “i bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet dhe retorika që rrisin tensionet dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Është e rëndësishme që të dyja qeveritë të arrijnë progres drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që hap perspektivën e BE-së dhe rrit stabilitetin rajonal”, theksohet në reagimin e QUINT-tit/DW

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni kuvendi i kosoves kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen