LIVE UPDATES
Bota

DW: Shenjat janë për ndryshim pushteti në Gjermani

26 Shtator 2021, 20:24 Nga DOSJA
DW: Shenjat janë për ndryshim pushteti në Gjermani

Rezultat zgjedhor i ngushtë ashtu siç parashikohej, megjithatë SPD sipas llogaritjeve të para(19:59) kryeson lehtë. Shenjat janë për ndryshim pushteti në Gjermani, por gjithçka tani varet nga Të Gjelbrit dhe liberalët. CDU si e paralizuar. Entuziazëm tek qendra e Partisë Socialdemokrate, SPD. Këto zgjedhje në Gjermani po japin shenjat e ndryshimit të pushtetit. CDU-ja pësoi humbje të ndjeshme, dhe shënoi rezultatin më të dobët të të gjitha kohërave në federatë. Sipas llogaritjeve të para – aktualizim i orës 19:59 – Infratest dimap/ARD – CDU/CSU arrin në 24,5%, rreth 8,2 pikë më pak se në vitin 2017, kurse SPD-ja 25,5%, rreth 4,4% pikë më shumë. Të Gjelbrit renditen të tretët me 13,8% para FDP-së me 11,7%, partia populiste e djathtë, AfD arrin 10.9%. Të Majtët pësuan humbje të ndjeshme dhe arritën vetëm kufirin 5%.

Me këtë rezultat (parapak) rritet pesha e Të Gjelbërve dhe liberalëve, roli i tyre është përcaktues në një koalicion të ri. Por vetëm muajt e ardhshëm do të tregojnë, se cilat parti do të krijojnë qeverinë e re në Gjermani. Në vitin 2017 kjo fazë zgjati gati një gjysmë viti.

Pokeri politik fillon

Pak minuta pas mbylljes së qendrave të votimit filloi pokeri politik. Sekretari i Përgjithshëm i CDU-së, Paul Ziemiak, dukshëm i tronditur pas prognozave të patra, foli disa herë për “humbje të hidhura”, që duhen analizuar. Në të njëjtën kohë ai u shpreh për një “koalicion të së ardhmes me Unionin, FDP-në dhe Të Gjelbrit”. Ky koalicion thirret koalicioni Xhamajka në Gjermani, duke iu referuar flamurit të shtetit të Karaibeve. “Duhet të bëjmë atë që është e mirë për vendin tonë”, tha Ziemiak.

Mes selisë së CDU-së, Konrad Adenauar Haus dhe selisë së SPD-së, Willy-Brandt-Haus ka një distancë prej 3,5 kilometrash, por e diela zgjedhore e zmadhoi shumë këtë distancë. Ai është “shumë krenar” për partinë e tij, tha ministri aktual i Punës, Hubertus Heil në një vlerësim të parë. CDU ka humbur, SPD shtoi votat. Kurse Sekretari i Përgjithshëm i SPD-së, Lars Klingbeil shikon shprehimisht dhënien e mandatit nga votuesit për krijimin e qeverisë së re.

Tendenca

Me këtë konfirmohen në tendencë rezultatet e sondazheve, që të linin të kuptoje një ndryshim pushteti. Para gati një muaji, SPD për herë të parë në një sondazh të Forsas-s parakaloi CDU-në në preferencën e votuesve. Për një kohë madje kjo diferencë arriti 4 pikë. Prej 19 vitesh ishte Unioni që kryesonte sondazhet. Votimet e së dielës konfirmuan, se rezultati doli shumë më i ngushtë, se e mendonte SPD-ja. Por Unioni megjithatë është humbësi i së dielës.

Pjesëmarrja në votime sipas të dhënave ka qenë rreth 76%. Kjo i përgjigjet po asaj pjesëmarrjeje si në zgjedhjet e vitit 2017, 76,2%. E pazakontë ishte se në Berlin u votua edhe pas orës 18:00, sepse para qendrave të votimit ishin krijuar radhë të gjata votuesish, ose edhe sepse mungonin fletëvotime.

Laschet me pretendim për qeverisje

I pari nga të tre kandidatët për kancelar që doli para kamerave ishte Armin Laschet. Ai foli për një situatë të pazakontë, për herë të parë vendi duhet të drejtohet nga një koalicion me tre parti. Laschet formuloi pretendimin për postin e kancelarit. Ai theksoi qartë aspektet e ekonomisë dhe mbrojtjes së klimës. Laschet ishte ulur që në orën 17:00 në katin e fundit të Konrad Adenauer Haus së bashku me kancelaren Merkel për të pritur rezultatet. Ditët e ardhshme do të jenë shumë intensive tek kristiandemokratët, pavarësisht çështjes së koalicionit.

Pas Laschetit doli para kamerave, kandidati i socialdemokratëve, Olaf Scholz, i pritur me entuziazëm. Ai iu referua shtimit të votave të partisë së tij, dhe humbjeve tek Unioni. Scholz theksoi, se me këtë rezultat mandati për qeverinë i përket SPD-së. Kështu ka shumë shenja për një garë të fortë mes Unionit dhe SPD-së, se kush do të bëjë për vete Të Gjelbrit dhe liberalët. Për herë të parë parlamenti i ri, Bundestagu, sipas deklaratave në ditën e zgjedhjeve, do të mblidhet në datën më të vonë të mundshme më 26 tetor. Por që të martën do të takohen disa grupe parlamentare për seancat e para, ku zgjidhen krerët e grupeve parlamentare. Tek Unioni priten përplasje, e mund të shtrohet edhe çështja e ndryshimeve në drejtim.

Zgjedhjet përfunduan, shenjat janë për ndryshim pushtetipor shumë çështje mbeten të hapura.

Marrë nga DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota zgjedhjet ne gjermani 26 shtator 2021 zgjedhjet ne gjermani 26 shtator 2021

Sondazh

Poll
Bota 26 Shtator 2021, 20:01

Zgjedhjet në Gjermani, SPD kryeson rezultatin

GJERMANI – Sipas një sondazhi të publikuar tani nga sondazhi i ZDF, shumica e gjermanëve (55%) do të preferonin qeverinë e udhëhequr nga SPD e qendrës së ...

Bota 26 Shtator 2021, 19:48

Në SHBA bie ritmi i vaksinimit

SHBA – Në New York beteja mbi vaksinimin e detyruar është ashpërsuar në distriktin më të madh shkollor të vendit.“Do të më pushojnë nga puna. Kjo është di...

Bota 26 Shtator 2021, 18:58

A votoi apo jo Merkel? Ja si qëndron e vërteta

GJERMANI – Risi këtë vit në zgjedhjet e Bundestagut, në Gjermani, përbën vota nëpërmjet postës, e cila mendohet se tejkalon atë të vitit 2017 dhe arrin de...

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron