LIVE UPDATES
Politike

DW zbulon detaje nga takimet e Ramës në Berlin: Treguan simpati për Kryeministrin, mund të ketë ‘Po’ me kushte

13 Shtator 2019, 15:54 Nga DOSJA
DW zbulon detaje nga takimet e Ramës në Berlin: Treguan simpati

GJERMANI- Se çfarë u fol, në  takimet e kryeministrit Edi Rama me kancelaren Angela Merkel dhe  presidentin e Bundestagut, Wolfgang Schäuble këtë nuk e mësuam dot. Ato ishin konfidenciale.  Por simpatia e tyre per kryeministrin shqiptar doli ne pah, kur te dy politikanet gjermane postuan ne faqen e tyre  te internetit nga një foto me dhuratën qe u kishte sjelle kryeministri i Shqiperise: Nga nje kopje te librit per artin e tij,  të cilin ai do ta prezantojë të dielën, më 15.09.2019 në Berlin Art Week, së bashku me bashkautorin, artistin Anri Sala. 

Në Komisionin e Bundestagut për Çështje të Bashkimit Evropian u fol për një libër tjetër: raportin e progresit të Komisionit të BE-së për Shqipërinë, që u publikua në fund të majit, e ku, me gjithë rekomandimin për çeljen e negociatave të anëtarësimit, evidentohen një sërë sfidash që Shqipëria ka ende përpara.

Edhe ky takim ishte me dyer të mbyllura, por sipas pjesëmarrësve, kryeministri shqiptar, iu përgjigj pyetjeve të deputetëve gjermanë për sfidat që rezultojnë nga vërejtjet e progresraportit. Për shumë deputetë të CDU/CSU-së shmangja e disa prej këtyre mangësive janë kushte, për çeljen e kapitujve të negociatave. Ato kanë të bëjnë me ndërtimin e një gjyqësori të pavarur, përpjekjet në luftën kundër korrupsionit dhe të krimit të organizuar, sidomos atij të drogës dhe realizimi i reformës zgjedhore. Ky ishte konsultimi i fundit i deputetëve në Bundestag, para se të krijonin opinionin për Shqipërinë, të cilin, sipas të gjitha gjasave do ta hedhin në votë në datën 27 shtator.

Christian Petry optimist

Për socialdemokratët dhe të gjelbrit, të cilët e kanë shprehur qysh herët qëndrimin e tyre pro çeljes së negociatave, ky dëgjim nuk solli ndonjë ndryshim në opinion. Deputeti socialdemokrat Christian Petry, i tha Deutsche Welles, se partia  e tij është duke finalizuar kompromisin me kristiandemokratët dhe kristiansocialët. Sipas Petryt “po shtohen gjasat që në datat 26 ose 27 shtator të votojmë për një “Po, me kushte”.

Shefi i komisionit parlamentar për çështje të BE-së, Günter Krichbaum, CDU, një nga politikanët më skeptikë deri tani për çeljen e negociatave me Shqipërinë, nuk u prononcua pas dëgjimit të Ramës në Bundestag. Por një ditë më parë, në një intervistë me DW, ai kishte deklaruar, se nuk e përjashton mundësinë që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të ecin në rrugë të ndryshme drejt BE-së.

Nga qarqet e CDU/CSU-së gjithashtu mësohet se dëshira e kancelares Angela Merkel, e cila e thekson vazhdimisht rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor, është që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të hyjnë së toku në procesin çeljes së negociatave. Shanset duken të mira që kancelarja kësaj radhe t’ua mbushë mendjen edhe kolegëve më skeptikë të saj që ta shohin Shqipërinë me sy më pozitiv dhe të japin “po”-në e premtuar qysh në qershorin e vitit 2018.

(Marrë nga DW)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike celja e negociatave edi rama rama ne gjermani celja e negociatave edi rama rama ne gjermani

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet