LIVE UPDATES
Politike

DW:Vizita e Varhelyi në Tiranë rrit shpresat për hapjen e negociatave me BE deri në qershor

29 Prill 2022, 18:20 Nga DOSJA
DW:Vizita e Varhelyi në Tiranë rrit shpresat për hapjen e

TIRANË– Në vizitën e tij zyrtare në Tiranë, të enjten (28.04.) në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi tha, se “BE synon hapjen e negociatave në fund të qershorit, pasi po punohet intensivisht me Bullgarinë që të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut. Objektivi ynë është që kjo punë të mbarohet gjatë Presidencës Franceze.”

Deklarata e Komisionerit Varhelyi në Tiranë vjen pas asaj në Forumin për Marrëdhëniet mes BE dhe Ballkanit Perëndimor të mbajtur  të martën (26,04) ku ai pohoi zhgënjimin nga zvarritja e hapjes së negociatave për dy vendet dhe theksoi që ”BE nuk ka as kohë, as interes të shtyjë konferencat e para ndërqeveritare me Shkupin dhe Tiranën. Lufta në Ukrainë dhe mësimet e së kaluarës kanë treguar se procesi i integrimit të plotë të Ballkanit Perëndimor në BE duhet të përshpejtohet”.

Lufta në Europë kërkon stabilitet në Ballkanin Perëndimor

Në vijim të kësaj përqasjeje ndaj zhvillimeve në Ukrainë dhe pasojave potenciale në BP, komisioneri Varhelyi vuri në dukje rëndësinë e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. „Europa nuk mund të mos përdorë të gjitha mundësitë e saj që të stabilizojë BP kur në Europë ka një luftë. Ne duhet që këtë vendim ta marrim në tryezë e të ecim përpara me punën, sepse në rast se nuk marrim ato vendime që mund të marrim, atëherë do të thotë që ne po heqim dorë nga ai mandat që ne kemi”, theksoi ai.Zvarritja e hapjes së negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe MV „kompromenton sigurinë e BE dhe vë në pikëpyetje besueshmërinë e tij”, tha Varhelyi.

Nuk ka plan B – anëtarësimi i dy vendeve në BE ꞔështja e vërtetë

Shpresat që solli komisioneri Varhelyi në Tiranë për hapjen e negociatave në fund të qershorit u shoqëruan edhe me paralajmërimin e kryeministrit Rama për kërkesën e Shqipërisë për ndarje nga Maqedonia e Veriut, nëse Bullgaria vazhdon të mos heqë veton ndaj MV dhe ngërꞔi i krijuar nga Bullgaria nuk zhbllokohet. “Nëse negociatat nuk hapen në qershor, Shqipëria do të kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut edhe pse kjo nuk duhet të jetë prioritet dhe mbetet për t’u aktivizuar si qasje mbas mbledhjes së Këshillit Europian. Deri atëherë ne jemi absolutisht në pozicionin që të dyja vendet duhet të hapin negociatat”, tha kryeministri Rama në konferencën e përbashkët për shtyp

Komisioneri Várhelyi e konsideroi ndarjen e Shqipërisë nga MV “një çështje të nxehtë, por jo çështjen e vërtetë”. “Nuk mendoj që ndarja me MV është çështja e vërtetë, por anëtarësimi i tyre në BE. Çështja është që të kemi marrëveshje për të dyja shtetet. Ideja është sesi do të arrihet anëtarësimi. Nuk ka plan B. Jam besimplotë që të gjithë kanë të njëjtin mentalitet dhe këndvështrim kur flasim për këtë çështje”, theksoi ai.

Lufta në Ukrainë e bën urgjent integrimin e BP në BE

Çështja e përshpejtimit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE në kushtet e agresionit rus ndaj Ukrainës ishte në qendër të bisedimeve që Komisioneri i zgjerimit, Oliver Varhelyi zhvilloi në Tiranë edhe me Ndihmëssekretaren e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, dhe Zëvendës ndihmës sekretarin e Shtetit dhe të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, që  zhvilluan po ashtu një vizitë zyrtare në Tiranë. Burime zyrtare bënë me dije se të dyja palët „ranë dakord që  pushtimi i pajustifikuar i Ukrainës nga Rusia e ka bërë integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE edhe më urgjent dhe se integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut përbën një prioritet të përbashkët.“/DW/

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike edi rama oliver varhelyi ne tirane edi rama oliver varhelyi ne tirane

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje