LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Dy aktet e një vepre operistike që nuk përfundoi kurrë

4 Prill 2020, 05:11 Nga DOSJA

Shqipëri– “Në qoftë se e don atdheun, duhet të vish urgjent për nevoja të arsimit”, kjo ishte thirrja e Ernest Koliqit dhe Karl Gurakuqit që e ktheu në atdhe Nikollë Dakajn. Sapo ishte diplomuar në Universitetin Antonianum të Romës, ku i ishte ofruar të qëndronte si pedagog. Menjëherë pas thirrjes së atdheut, Nikollë Dakaj iu drejtohet me këto fjalë drejtuesve të universitetit në Romë: “Mua më kërkon atdheu dhe do të largohem”. Ata kundërshtuan dhe i thanë që “nuk do të ikësh në asnjë mënyrë. Ne të kemi piketuar që do të të vëmë në një detyrë të madhe këtu në universitet, do të të mbajmë këtu” dhe kundërshtuan me forcë, mirëpo ai u tha: “Më kërkon atdheu dhe unë nuk mund të rri”.  Kështu u largua nga një e ardhme e ndritur që e priste për t’u kthyer në vendin e tij të varfër e për të kontribuar për arsimimin e Shqipërisë.

Nikollë Dakaj është një ndër intelektualët e nderuar në historinë e Shqipërisë, poet,  përkthyes me aftësi të rralla në latinisht, greqishten e vjetër, italisht etj.. U dallua si estet, si historian e mbledhës folklori dhe si gjuhëtar e dramaturg.

Si përkthyes nga latinishtja, greqishtja e vjetër dhe italishtja Nikollë Dakaj bëri të mundur përkthimin e kryeveprave botërore. Kështu që ai u paraqit në Tiranë, shkoi në ministri dhe e mbajtën në ministri nga shkurti deri në muajin tetor, ku u angazhua me redaktim tekstesh. Në tetor, u emërua në Elbasan, në Normalen e Elbasanit ku qëndroi 2 vite shkollore, atje ku jepte latinishten dhe greqishten e vjetër. Më pas, tranferohet në Liceun e Tiranës, ku jepte mësim edhe Arshi Pipa.

Ishte vitit 1945 kur zëvendësministri i Arsimit, Shemsi Totozani, në Liceun e Tiranës, mbledh trupin mësimor dhe u thotë: “Me vendim nga lart, nga udhëheqja lart, Fishta përjashtohet nga shkolla shqipe si shovinist”. Nikollë Dakaj e kundërshton me vendosmëri e me argumente përjashtimin e Fishtës. Zyrtari komunist e humbi durimin dhe i drejtohet: “More reaksionar, more katoliku i Papës…”

Ndërkohë Nikolla kishte humbur një tjetër shans për t’u kthyer në Itali, edhe pse ishte lajmëruar nga miqtë e tij se e ardhmja në atdhe nuk ishte më e sigurt për të. I kishte mbërritur një sinjal nga Koliqi e Gurakuqi të cilët i kishin thënë se: “është e pamundur, nuk çahet, kështu që detyrimisht më mirë hajde tani dhe të shkojmë në Romë”. Ky thotë: “Unë e ndava mendjen, e lashë Romën dhe erdha këtu dhe deri në fund do të punoj këtu, do të vazhdoj këtu”.  Pas përplasjes me zyrtarin komunist të Ministrisë, Nikollë Dakaj u transferua në Korçë, atje ku dhe do të arrestohej e do të dënohej me 15 vjet burg. Pas disa faljeve, ai u lirua duke kryer vetëm 7 vjet burg dhe u kthye në Institutin e Përkthimeve të Tiranës, të gjuhëve klasike, punoi aty si redaktor megjithëse ishte i burgosur dhe në përfundim i ofruan  ta mbanin në Tiranëqë të punonte aty, por pa të drejtën e emrit. Ai u tha që “pa lekë punoj, por jo pa emër”. Nuk e pranoi një ulje të tillë që të punonte pa emër, kështu që prej aty u kthye në fshat te prindërit, atje ku u vendosën në Hotin e Ri.

Do të kalonin kohë përmes peripecive dhe përndjekjes deri në arrestimin e dytë në moshën 58-vjeçare. U ridënua me 10 vjet burg. Dënimin e kreu në Ballsh dhe në Zejmen. Në Ballsh u ritakua me kompozitorin, Zef Lekaj. Të dy bashkë nisën të mendojnë për të nisur shkrimin dhe kompozimin e një vepre operistike.

Zef Lekaj i kishte propozuar Nikollës që të bashkëpunonin për një vepër operistike siç ishte opera “Mrika”. Nikolla e nisi punën dhe shkroi dy akte, aktin e tretë nuk arriti. Zefi kompozoi aktin e parë. Kur dolën nga burgu shumë pjesë kishin humbur.

Ja si e rrëfen i biri i Nikollë Dakajt bisedën me të atin për pjesën operistike: “Unë i thashë që ta fillonte edhe një herë se ndoshta bënte edhe aktin e dytë, se me dy akte është e realizuar, edhe pa aktin e tretë. Më tha që nuk kishte më fuqi, se kishte marrë fund dhe nuk ishte në gjendje të bënte asgjë. Në atë kohë babai doli nga burgu shumë i lodhur. Edhe babai, edhe Zefi. Shumë të lodhur. Madje ka qenë një histori sepse u bë një falje dhe Zefi ka shkruar diçka në lidhje me babanë dhe tregon që “atje në burg kohët e fundit u tha që po na fal Enver Hoxha më duket se ndodhi një falje me 2 vite apo diçka e tillë”. Babai i kishte thënë: “Jo more Zef, nuk del mjaltë nga grethi”. Dhe ashtu ndodhi. U falën gjithë ata njerëz, por Zefi dhe Nikolla nuk u falën sepse këta dilnin nga shkollat fetare dhe dihej ajo”, rrëfën i biri i Nikollë Dakajt.

Zef Lekaj e Nikollë Dakaj e kryen të plotë dënimin dhe dolën të rraskapitur nga burgu. Ata nuk ia dolën dot më të vazhdojnë veprën operistike që kishin nisur në burg. Vepra mbeti me dy akte ndërsa Nikollë Dakaj ndërroi jetë vetëm një vit pas daljes nga burgu.

Marrë nga Kujto.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur nikollë dakaj zef lekaj nikollë dakaj zef lekaj


Sondazh

Poll
Art&Argëtim 3 Prill 2020, 12:33

TIRANË– Ndërkohë që ditët kur jemi të izoluar kalojnë me shumë vështirësi, fotot në rrjet na sjellin doza humori. Nisur nga situata që na ka çuar Co...

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri