LIVE UPDATES
Insights

DY EMRA I GDHENDËM DIKUR… Tregimi i së dielës nga Agim Xhafka

22 Shtator 2019, 10:59 Nga DOSJA
DY EMRA I GDHENDËM DIKUR… Tregimi i së dielës nga Agim

TIRANË- Kushdo që ka bërë shkollë te mesme mban mend që bangat e klasës ishin plot zhgaravina. Emra,sharrje,thirrje,iniciale,numra,data… Ajo syprinë aq e vogël ishte si tableti i sotëm,që nxjerr veç ikonat në faqe të parë,por në brendësi tregon për plot e plot histori e ndodhi. Ndoshta pa interes për shumicën,por emocionuese për atë ose ata që i kanë lënë aq dukshëm si kujtim.

Në bangën e parafundit kur isha në vit të parë gjimnaz paradite e mbasdite takohesha me Gretën. Sot nuk jap dot shpjegim që pse në orën 7 gjendeshim tek ajo bangë. Nuk di se kush thirri tjetrin i pari. Më ftoi ajo apo unë atë. Por di me siguri që qysh në mëngjes uleshim te vendi. Gjatë ditës nuk rrinim bashkë tek e njëjta bangë. Nuk e di pse,ajo rrinte tek e para nga dritarja,unë e para nga muri. Pak larg quhet. Ndersa mëngjeseve uleshim nga fundi. Vetëm ne të dy në klasë. Të përpiktë në orar. Zgjohesha qysh kur babai në orën 6 e gjysëm përplaste derën që nisej në punë. Ngrihesha me shumë gëzim. Gati me vrap në shkollë edhe pse e kisha gati ngjitur me shtëpinë. Greta vinte nga shumë më larg. I duhej 20 minuta të mbërrinte. A zgjohej ajo me gëzim? Deri sa nuk vonohej do të thonte se e priste me dëshirë takimin tonë. Ajo ishte një gocë e gjatë,me flokë e sy të zinj,e me një të qeshur sikur të merrte hopa e të çonte lart në pistat e skive të malit të Moravës. Edhe mbasdite ajo bangë na mblidhte. Nga ora 4-5 atje rrinim të dy. Pas kaq shumë vitesh nuk mbaj mend asnjë bisedë,asnjë temë,asnjë diskutim. Flisnim e qeshnim të dy,por asgjë konkrete nuk kam arshivuar. Kujtoj që mbi dërrasën e bangës,mbushur me shënime,ajo bëri një G me laps. Dita ditës i mëshonte germës deri sa ajo hyri thellë e u bë pjesë e drurit. Një ditë ngjitur unë shkruajat A. E thellova ,e thellova me laps deri sa u barazuan dhe nga larg lexohej G-A. Qeshnim sa sytë na vinin atje,por askush nuk do e kuptonte se kush ishte pas atyre dy gervishtjeve.

Takimet me Gertën ishin orët e mija më të gëzuara. Në mendje më vinin plot skenarë idealë. Sikur unë i afrohesha ta puthja e ajo me pak ndroje më lejonte. Pastaj sikur klasa do e merrte vesh dhe do gëzoheshin se na donin shumë të dy. Më shtohej guximi e përfytyroja si do ishim pas ca vitesh. Sa fëmijë do kishim,ku do jetonim,ç’profesione do ushtronim. Këto të gjitha më vijnë ndër mend. Harroj krejt bisedat. Fjalët që kemi thënë,dëshirat që kemi shprehur. Ndërkohë kujtoj saktë sytë e saj të zes,me një bebe më të zezë,por si ai guri që u vihet unazave prej floriri të bardhë. Kujtoj të qeshurën e saj,aq të ngrohtë e aq shperthyese. Sjell ndër mend aromën kur ishim pranë,thuajse ngjitur. Si një kamomil i porsa hedhur në filxhan porcelani. Në fund më merren mendtë kur kthente kokën beftas dhe disa fije të flokut të saj më fshikëllonin si puhiza e erës kur del nga gjethet e blirit,të pemëve poshtë shkollës. Atëhere jo flutura në stomak,por flutur bëhesha vetë e lodroja në tavan të klasës.

Thuajse atë vit e mbyllëm me shumë takime mëngjes mbasdite. Pastaj erdhën pushimet…dhe në shtator babai i saj iku me punë në Tiranë. U pamë një mbasdite në xhiro te bulevardi. Gati po qanim e pa kuptuar fërkonim gishtat e njëri tjetrit. Greta iku e një depresion më perfshiu. Shkova ca mbasdite tek banga,lëmoja G-A me mollzat e gishtave e më pas iu hapa Janit,shokut tim.

-Ke rënë në dashuri,-më tha.
-Ou,nuk e dija,- e qesëndisa.
-Por kjo e jotja quhet dashuri platonike,- vazhdoi.

Nuk kisha dëgjuar për dashuri të tillë. M’u duk se na perdhosi takimet tona,romantikën e pasionin e fshehur dhe reagova egër:

-Quhet dashuri magjike,-ia nisa.- Se çdo çast të ditës unë e kisha në zemër Gretën,bëja muhabet me të dhe kur isha vetëm,mësoja më shumë se doja që ajo të shihte se isha i mençur,në çdo libër a film personazhet e bukur i quaja Greta,emocionet që më dha i jep vec një pasion i madh dhe një ëndërr e fuqishme. Greta qe për mua një zanë që më tregoi se bota ka plot dritë,plot bardhësi e është mbushur me njerëz të mirë.

E lashë Janin dhe nuk fola më me askënd. Me shumë siklet kalova dhimbjen deri sa shkova në universitet. Një ditë e pashë Gretën në Tiranë ,matanë tortuarit tek mapo kryesore. I bertita e thashë se vdiqa nga trokthi i gjoksit. Ndaloi,më pa,më dalloi e dëgjova:
-Jam me ngut,mirë je?
Mirë u bëra. Më erdhi keq që magjinë e pandehja besnike. U çapita dhe thashë:”Të paktën ta fshij A nga banga e parafundit…”

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog agim xhafka tregimi i se dieles agim xhafka tregimi i se dieles

Sondazh

Poll
Insights 16 Shtator 2019, 16:11

TIRANË-“ Propaganda është arti i bindjes së tjetrit në diçka që nuk beson as vetë.”-thoshte Abba Eban, një politikan dhe diplomat izraelit, ministër...

Insights 16 Shtator 2019, 05:38

Ditë e re, gënjeshtër e re!

TIRANË- Ne pritje te vendimit te Keshillit te Europes per çeljen e negociatave te Shqiperise me BE-ne propaganda qeveritare, ndoshta e frikesuar nga...

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër