LIVE UPDATES
Aktualitet

Dy komisionerë Publikë me probleme, paditen në SPAK për evazion fiskal

19 Shkurt 2022, 11:51 Nga DOSJA
Dy komisionerë Publikë me probleme, paditen në SPAK për

TIRANË-Një javë pasi parlamenti vendosi të votojë me 118 vota “pro”, nismën për zgjatjen me tre vjet të afatit për funksionimin e organeve të vetingut, (KPK-së dhe Komisionerëve Publikë), një kallëzim i paprecedëntë ka mbërritur në prokukurinë e Posaçme SPAK, ndaj dy komisionerëve Publike.

Kallëzimi i përpiluar nga zyra juridike “Jurisprudenca” në Tiranë, është rregjistruar ditën e djeshme në sekretarinë e SPAK, duke kërkuar nisjen e procedimit penal dhe fillimin e ndjekjes hetimore ndaj komisionerit Publik, Florian Ballhysa dhe Dariel Sina. Materiali voluminoz prej 165 faqe që përbën bazën e këtij kallëzimi dhe që referon shkeljet objekt të veprës penale, i është përcjellë SPAK-ut, si prova mbështetesë me qëllimin vijimin e hetimit të mëtejshëm.

Duke ju referuar kallëzimit penal, dy komisionerët Publikë, që janë njerëzit kryesore që u kërkojnë llogari gjyqtarëve dhe prokurorëve për mosdeklarimin e tyre dhe mospagimin e taksave, akuzohen se kanë fshehur pasurinë, kanë ushtruar aktivitet të parregjistruar në tatime dhe kanë rritur artificialisht vjetërsinë e punës, me qëllim për tu bërë pjesë e këtij institucioni. “Ora News”, ka mundur të sigurojë një pjesë të këtij kallëzimi, ku evidentohen shkelje të rënda të kryera nga dy komisionerët publikë, të cilët dyshohet se kanë “manipuluar” organet e kontrollit të pastërtisë së figurës së tyre, duke arritur të kalojnë të gjitha hallkat e “skanimit” për tu bërë më pas Komisionerë Publikë.

Na materialin kallëzues, shkeljet më të rënda duket se janë më tepër për komisionerin publik, Florian Ballhysa, i cili sipas dokumentacionit rezulton se para se të bëhej pjesë e Institucionit të Komisionerit Publik, ka punuar si avokat i pa rregjistruar në Qëndrën Kombëtare të Biznesit.

“…komisioneri Ballhysa, heton Gjyqtarë dhe Prokurorë për pasuritë  e tyre dhe vetë kryen në mënyrën më kriminale veprën penale të evazionit fiskal. Ky komisioner është në të njëjtat pozita si anwtari i KPA-së, Ardian Hajdari, i cili aktualisht është i pezulluar, pasi u mor i pandehur nga prokuroria e Posaçme SPAK…”-thuhet në kallëzim e siguruar nga Ora News.

Më tej në kallëzim evidentohet dhe një tjetër fakt. Komisioneri Ballhysa, ka punuar si “Konsulent Ligjor” rreh 2 vjet, i pa regjistruar në organet tatimore dhe në “QKB”, ç’ka tregon se në këtë periudhë kohe ai ka kryer evazion fiskal, dhe nuk ka deklaruar në organet tatimore aktivitetin e tij tregtar.

Sipas kallëzimit, kjo gjë provohet me disa nga kontratat e shërbimit të lidhura me “Autoritetin e Mediave Audiovizive”, ku Ballhysa, ka përfituar të ardhura prej 550.000 lekë të reja nga aktiviteti i tij tregtar që ka ushtruar në informalitet të plotë. Florian Ballhysa, është përpjekur që ti paraqesë këto para tek ILDKPI dhe DPV, si të ardhura të përfituara nga punësimi. Në vitin 2015 gjatë së cilit janë realizuar këto të ardhura, thuhet në kallëzim, Ballhysa e ka paraqitur si vjetërsi në punë këtë shërbim, për efekt të plotësimit artificial të periudhës 10 vjeçare të vjetërsisë në punë, të kërkuar nga ligji, për pozicionin e punës ku kishte aplikuar për tu bërë komisioner, raporton Ora News.

Aq më tepër që Ballhysa, ka përfituar shërbimin nga “AMA” për përpilimin e rregullores së Brendshme dhe Kodin e Sjelljes, duke mos u futur në asnjë moment në një garë konkurimi apo prokurimi publik për të përfituar shërbimin. Ky pasqyrim, përbën paraqitjen e një rrethane të rreme në formularin e aplikimit, pasi kontrata e shërbimit përmes të cilës ai ka përfituar këto të ardhura, nuk është e njëjta gjë, sikurse është kontrata e punës që fakton dhe vjetërsinë e punës. Ballhysa, ka pasur vetëm 6 vjet e 5 muaj punë, ndërsa pjesën tjetër e ka rritur vullnetarisht në mënyrë artificiale duke përdorur pikërisht këto kontrata shërbimi të lidhura me AMA.

Marrë nga ORA NEWS

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet dariel sina florian ballhysa dariel sina florian ballhysa

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion