Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Dy ‘skifterët’ kapen duke grabitur, shqiptari u ngul kaçavidën pronarëve të vilës
19 Nëntor 2021, 07:33Nga DOSJA
ITALI– Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi akuzohet për grabitjen e një vile. Mediat italiane shkruajnë se ngjarja është regjistruar në periferi të zonës Putignano, në Bari. Mediat italianebëjnë me dije se i arrestuari së bashku me një shqiptar tjetër janë kapur “mat” nga dy vëllezër të cilët ishin pronarë të banesës, teksa ata ishin duke kryer grabitjen.
Në momentin që kanë parë se pronarët e vilës po u afroheshin, një prej shqiptarëve, 40 vjeç mori një kaçavidë dhe i sulmoi italianët duke i lënë të plagosur. Më pas arriti të largohej, duke lënë pas gjurmë të tij të gjakut pas inga përleshja mbeti edhe vetë i plagosur.
Italianët janë shtruar në spitalin Santa Maria degli Angeli. Gjurmët e lëna pas bënë që shqiptarët të identifikoheshin e të viheshin në pranga. Në shtëpinë ku jetonin shqiptarët u gjetën dhe sekuestruan doreza lateksi, kaçavida, çelësa makine, radio dhe disa mjete të tjera të cilat dy shqiptarët i përdornin për të kryer grabitjet.
TIRANË– Shqipëria do të mbizotërohet sot nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm. Sipas Meteoalb, ditën e sotme nuk...
TIRANË– Në Tiranë, një grup profesorësh të filozofisë dhe sociologjisë diskutuan sot me maturantë të gjimnazeve në kryeqytet mbi nevojën, që ka aktua...
TIRANË– Në 10 muajt e parë të këtij viti kanë humbur jetën 165 persona në aksidentet rrugore në vend, 23% e të cilëve ishin femra, sipas të dhënave t...
TIRANË– A e dini se cili është grupi i gjakut që mbizotëron te shtetasit shqiptarë? “Visual Capitalist”, një faqe globale e publikimeve online ka rea...
TIRANË – Qeveria shqiptare miratoi marrëveshjen mes saj dhe qeverisë italiane për njohjen e ndërsjelltë të lejeve të drejtimit të automjeteve. Kjo ës...
TIRANË- Drejtori i Transportit Rrugor të Shqipërisë, Blendi Gonxhe ka deklaruar se drejtuesit e shoferave me tre shkelje të rënda dhe me pikë të hequra nga...
ITALI- Një fqinjë e familjes shqiptare në Itali ka folur në lidhje me vrasjen që babai polak i bëri fëmijës 10-vjeçar. Repubblica shkruan se fqinja ka tr...