Balla në mbledhjen e Këshillit të Integrimit Europian: Shqipëria po bën hapa përpara në rrugëtimin drejt...
Aktualitet
Dy vëllezërit në Durrës dogjën rrënjët me ullinj! Zjarri përfshiu tokën me shkurre, arrestohet njëri, arratiset tjetri
18 Gusht 2021, 07:00Nga DOSJA
DURRËS– Në qytetin bregetar të Durrësit, u arrestua në flagrancë Muharrem Çaushi dhe u shpall në kërkim shtetasi Kujtim Çaushi, për veprën penale “Shkatërrim prone me zjarr”, kryer në bashkëpunim.
Dy vëllezërit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet kanë vendosur zjarr në pronën e shtetasit I. T., ku janë djegur 180 rrënjë ullinj duke përfshirë dhe një sipërfaqe toke prej 10 hektarë me shkurre.
NJOFTIMI I POLICISË:
Dogjën me zjarr një sipërfaqe toke me ullinj në fshatin Maskuri, zjarri përfshiu dhe një sipërfaqe të madhe toke me barishte, identifikohen autorët e dyshuar të zjarrvënies. Vihet në pranga njëri prej autorëve të dyshuar, shpallet në kërkim autori tjetër.Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin M. Ç., 54 vjeç dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit K. Ç., 39 vjeç, (vëllezër), banues në Maskuri, Durrës.Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet kanë vendosur zjarr në pronën e shtetasit I. T., ku janë djegur 180 rrënjë ullinj duke përfshirë dhe një sipërfaqe toke prej 10 hektarë me shkurre.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.
(A.B)/Dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Vatrat e zjarrit ende janë aktive në territorin e Shqipërisë në ditën e 26-të të rrezikut nga flakët që janë shtrirë fillimisht në Jug të Shqipëris...
BERAT– Policia e Beratit janë angazhuar për sigurimin dhe garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të pelegrinazhit në ‘Malin e Tomorrit’. Shërbimet e ...
KSAMIL-Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Ksamil. Si pasojë e shpejtësisë drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit dhe për rrjedhojë është përplasur në rre...
ANGLI– Gjashtë shqiptarë janë burgosur në Leeds Croën Court pasi u deklaruan fajtorë për prodhimin e kanabisit. Bashkë me to, në pranga ka rënë dhe Yoko Banks, ...
TIRANË– Aksidenti që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tiranë la të plagosur shpërndarësin e picave. (LEXO KËTU)‘JOQ’ ka ndarë videon ku shihen qytetarët q...
PËRRENJAS– Prej dy ditësh, një numër i madh i banorëve nga zona të ndryshme janë paraqitur në spitalin e Prrenjasit me shenja të dhimbjes së barkut e...
TIRANË– Kthjellime dhe temperatura të larta vijojne të dominojnë në të gjithë republikën e Shqipërisë gjatë paradites.Sipas MeteoAlb parashikohet që ...
PËRRENJAS– Spitali i Përrenjasit është mbushur prej dy ditësh me pacientë që kanë simptoma diarreje dhe perzierje. ‘Faxnews’ shkruan se sipas shefit të spi...