LIVE UPDATES
Politike

“E ardhmja i takon të rinjve”, Borchardt sulmon opozitën: Pak njerëz që sulmojnë me Molotov

22 Maj 2019, 07:47 Nga DOSJA
“E ardhmja i takon të rinjve”, Borchardt sulmon opozitën:

TIRANË- Ambasadori i OSBE në Tiranë, Berndt Borchardt, në një shkrim të tij analitik, ka analizuar situatën politike në vend.

Ai është ndalur tek të rinjtë dhe rëndësia e integrimit të tyre në të ardhmen e Shqipërisë, por edhe tek opozita.

Ai shkruan se pakënaqësia popullore nuk reflektohet nga protestat e opozitës, ku sipas tij, protestojnë pak njerëz dhe sulmojnë me molotov.

Ka një ndryshim të qartë mes një fushate të vazhdueshme protestash paqësore, aktive, të sinqerta e vërtet popullore dhe një numri relativisht të vogël njerëzish, që sulmojnë policinë me kokteje Molotovi dhe dëmtojnë pronën publike dhe private.”-shkruan Borchardt.

Shkrimi i plotë: 

Këtë javë, Shqipëria mikpret për të tretin vit radhazi “Shtigjet Rinore” të Prezencës së OSBE-së, një takim vjetor i të rinjve nga i tërë rajoni, mbështetur nga qeveria e Sllovakisë si kryesuese e radhës e OSBE-së.

Së bashku, të rinjtë do të eksplorojnë kulturat dhe idetë e njëri-tjetrit dhe do të diskutojnë për përparësitë e brezit të tyre. Si gjithmonë, ne do t’i presim me fjalë të ngrohta dhe nxitëse. Por, në fakt, unë mund t’u them atyre fare pak. Ata i njohin shqetësimet dhe sfidat e sotme më mirë se unë dhe brezi im. Ata kanë krijimtarinë dhe qëndresën që ne nuk e kemi.

Si studentë në Gjermani, në mesin e viteve ’70, ne protestuam për të drejtat tona: ashtu si studentët shqiptarë, donim të kishim, me të drejtë, ndikimin tonë në çështjet e universitetit, më shumë fonde shtetërore për fakultetet e tejmbushura dhe për studentët që vinin nga familjet e varfra.

Më kujtohet shumë mirë se si grupe të drejtuara nga partitë politike u përpoqën të rrëmbejnë protestat për interesat e tyre më të gjera. (Shpresoj se ka ende lexues që i kujtojnë si unë vitet ‘70!) Ishte një dekadë protestash dhe radikalizmi: përparimesh të rëndësishme në njohjen e të drejtave të grave, përparimi në përfaqësimin studentor në universitete, liberalizimi progresiv të shoqërive shumë konservatore e nganjëherë autoritare. Të rinjtë ishin zemra e të gjitha këtyre lëvizjeve.

Të rinjtë janë, natyrshëm, motori i idealizmit dhe përparimit shoqëror. Të rinjtë janë më energjikë dhe më pak cinikë; ata ka ëndrra më të mëdha dhe më pak durim. Përgjatë gjithë historisë, të rinjtë kanë spikatur në të gjitha lëvizjet popullore, që kanë sfiduar sistemet e kalbura politike dhe kanë siguruar përparime në të drejtat e njeriut.

Në Shqipëri, kemi parë dinamizmin dhe ndikimin e angazhimit dhe idealeve të të rinjve. Të rinjtë shqiptarë udhëhoqën fushatën kundër importit të mbetjeve; të rinjtë përdorën energjinë dhe krijimtarinë e tyre për të protestuar kundër projekteve hidrike në rajonet e bukura e të mbrojtura të vendit; në fund të vitit të kaluar, të rinjtë fituan respekt të gjerë për fushatën e tyre të gjatë dhe vërtet kombëtare për standarde dhe kushte në arsim.

Ky ishte idealizëm ndërthurur me vendosmëri, radikalizëm ndërthurur me respekt. Ka një ndryshim të qartë mes një fushate të vazhdueshme protestash paqësore, aktive, të sinqerta e vërtet popullore dhe një numri relativisht të vogël njerëzish, që sulmojnë policinë me kokteje Molotovi dhe dëmtojnë pronën publike dhe private.

Të rinjtë e angazhuar janë një element i fuqishëm i një shoqërie civile, që duhet të ketë një rol unik dhe jetik në mbikëqyrjen dhe përmirësimin e shëndetit të demokracisë në Shqipëri.

Demokracia është më e mirë nëse qeveria kontrollohet dhe sfidohet vazhdimisht nga një ekip i plotë lojtarësh legjitimë: organizata dhe aktivistë të shoqërisë civile; media vërtet të lirë dhe dinamike; institucione të pavarura; komisione parlamentare.

Kjo është arsyeja pse OSBE-ja ka projekte për të nxitur dhe mundësuar pjesëmarrjen e të rinjve, grave dhe grupeve të margjinalizuara në debatin politik dhe në zgjedhje. Kjo është arsyeja pse ne mbështesim punën e institucioneve të pavarura – Avokatëve të Popullit dhe Komisionerëve të ndryshëm – dhe pse nxisim që raporteve të tyre t’u kushtohet më shumë vëmendje në Kuvend.

Kjo është arsyeja pse ne vijojmë të punojmë me deputetët e të gjitha partive për të forcuar funksionin mbikëqyrës të komisioneve parlamentare. Kjo është arsyeja pse OSBE-ja merret me rastet e gazetarëve të veçantë të kërcënuar, dhe pse kemi një projekt afatgjatë, me mbështetjen e BE-së, për të forcuar pavarësinë dhe cilësinë e RTSH-së.

Ne vazhdojmë t’u themi atyre që janë brenda dhe jashtë parlamentit – dhe këtë e përforcojmë me punën tonë këtu – se qeveria ka nevojë për opozitë demokratike më serioze dhe më efektive. Qeveria ka nevojë të sfidohet dhe kritikohet; ajo ka nevojë të shtyhet drejt reformave që synojnë shqiptarët.

Është klishe të thuash se të rinjtë janë e ardhmja, se e ardhmja u takon atyre. Kjo është e vërtetë, por vetëm nëse të rinjtë janë të gatshëm ta kapin atë të ardhme për vete, t’ia marrin brezit të vjetër dhe t’i japin formë sipas nevojave të tyre.

E ardhmja e Shqipërisë varet nga pjesët më energjike të shoqërisë civile dhe të të gjitha elementeve të tjera të mbikëqyrjes demokratike, në media, në institucione të pavarura e gjetkë, duke marrë përgjegjësinë e tyre me vendosmërinë më të madhe dhe duke e përmbushur atë me përkushtim të sinqertë për ndryshime rrënjësore.

*Opinion nga kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bernd Borchardt

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bernd borchardt opinion nga bernd borchardt bernd borchardt opinion nga bernd borchardt

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet