"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
E çuditshme/ Gjenden 5 dema të ngordhur në SHBA, s’kishin asnjë pikë gjaku në trup
14 Tetor 2019, 15:29Nga DOSJA
OREGON – 5 dema të rinj, janë gjetur të ngordhur në mënyrë misterioze, nga qentë e sherifave të Oregonit, teksa po kryenin kontrrollin e tyre rutinë të përditshëm, në zonat rurale të vendit.
Demat janë gjetur pa gjuhë, organe gjenitale dhe pa asnjë pikë gjaku në trupin e tyre.
Për më tepër prerja e organeve nga trupi i demave, është kryer në mënyrë të përsosur, sikur të ishte kryer nga ndonjë mjek kirurg, madje sherifët nuk e përjashtojnë mundësinë që ngordhja e demave mund të jetë kryer nga ndonjë ekspert mjekësor.
Por ende nuk kuptohet sesi në trupin e tyre nuk ka as edhe një pikë gjaku.
Në vendin ku janë dhe trupat e pajetë të demave, çuditërisht nuk ka asnjë korb, apo kojotë, dhe ngordhja e tyre mbetet një nga misteret më të mëdha të këtij muaji në Oregon.
Një dem kushtonte përafërsisht 6000 dollarë, por pjesët që u janë marrë, nuk kanë ndonjë vlerë të madhe në treg.
Asnje shenjë nuk është lënë në trupat e demave, dhe mbetet ende mister mënyra se si i kanë bërë demat që të bien në tokë, pasi në trupat e tyre nuk duket asnjë shenjë plumbi, apo injektimi të ndonjë qetësuesi.
E çuditshme është mënyra se si mund të kenë hedhur në tokë, dema të atyre përmaseve.
Teoritë e vendasëve për këtë që ka ndodhur janë të ndryshme, e disa madje fajësojnë jashtëtokësorët për ngordhjen e demave.
INDI – Antarët e një familjeje janë shtangur teksa kishin shkuar për të varrosur vajzën e tyre të pajetë, këtë të shtunë në varresat e qytetit Uttar Pradesh në ...
KOSOVË- Është ndarë nga jeta Limon Isufi, babai i nënkryetarit të AAK-së, Ahmet Isufi. Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka shprehur ngushëlli...
JAPONI – Ekipi kanadez i ragbisë, ka kryer një veprim mjaft humanitar i cili ka bërë xhiron e rrjetit.Pas anullimit të ndeshjes së tyre, për shkak të rrezikut t...
BRUKSEL– Bashkimi Europian i ka hapur dritën jeshile sanksioneve ndaj Tuqisë, pas sulmeve ndaj kurdëve në Turqi.Në një konferencë për shtyp, Përfaqësuesja...
KOSOVË- Sot 5 vjet në Beograd u lëshua droni në ndeshjen Serbi-Shqipëri. Institucionet e Kosovës në prag të ndeshjes se shtatorit ne Prishtinë me Republikë...
GREQI- Vetëm pak ditë para përvjetorit të vrasjes së Kostandino Kacifas, në vëmendjen e mediave greke është rikthyer historia e tij. Shkak për këtë vëmendje të ...
ANGLI – Richard Huckle, është therur për vdekje gjatë mbrëmjes së djeshme, në qelinë e tij të burgut anglez, ku ai po vuante 22 dënime të përjetshme.33-vje&cced...
ANGLI- E gjithë bota sot ka mbajtur sytë nga ceremonia e veçantë në Mbretërinë e Bashkuar, ku Mbretëresha Elisabethe II po mban fjalimin e saj të 65-të p...
LONDËR- Princesha belge Esmeralda, tezja e mbretit belg Philippe të Belgjikës është arrestuar dje në Londër. Ajo është një nga 1290 persona të tjera të arr...