LIVE UPDATES
Aktualitet

E dhunuar nga bashkëshorti dhe “shteti”, kërkon fëmijët që gjykata ia la asaj

20 Tetor 2021, 21:09 Nga DOSJA
E dhunuar nga bashkëshorti dhe “shteti”, kërkon

BERAT- Një nënë nga qyteti i Beratit, ka denoncuar në emisionin Fiks Fare, dhunën që i ka ushtruar bashkëshorti i saj për 13 vite me radhë. Dhunë e cila ka sjell edhe ndarjen më vonë, por tashmë problemi qëndron tek dy fëmijët e mitur të çiftit. Sipas denoncueses prej 13 vitesh ish bashkëshorti i saj e dhunonte sistematikisht edhe në sy të fëmijëve. Dhuna sipas saj kishte ardhur si pasojë se ish burri ishte i alkoolizuar, luante kumar dhe nuk punonte rregullisht për të përmbushur detyrimet familjare. Dhunë sipas denoncueses është ushtruar nga ish burri edhe kundrejt fëmijëve të mitur. Madje denoncuesja shkon edhe më tej ku shprehet se edhe kunati vjehrra edhe kunata kanë ushtruar mbi të dhunë fizike dhe psikologjike.

Pas ndarjes ish bashkëshorti e kishte përzënë nga shtëpia, ndërsa nuk i jepte dy fëmijët. Që me vendim gjykate i ishin lënë në kujdestari nënës. Por e dhunuara bën akuza të forta edhe kundrejt policisë, pasi sipas saj ish bashkëshorti ndihmohej nga inspektori i rendit që mos të zbatohej vendimi i gjykatës. ” Ai kishte miqësi me inspektorin se pinin nga një gotë bashkë dhe ky i fundit më thoshte që nuk ka vendim që t’i lë ty fëmijët” shpjegon denoncuesja.

Në këto kushte nëna i është drejtuar Zyrës së Përmbarimit Berat, ku sëbashku me dy përmbarues, inspektorin e policisë së zonës paraqiten pranë banesës së dhunuesit. Fillimisht përmbaruesit kanë nxjerrë sendet dhe rrobat e fëmijëve nga shtëpia e të atit, dhe më pas kanë pritur ardhjen nga shkolla të fëmijëve si dhe prezencën e psikologes së bashkisë.

Pikërisht ndërsa përmbaruesit po prisnin që të ndërhynin për të marrë fëmijët, ka qenë inspektori i policisë së rendit i cili ka kundërshtuar vendimin e gjykatës, ku sipas tij në vendimin e gjykatës nuk ishte shkruar se fëmijët i liheshin nënës. Por ka hasur në reagimin e përmbaruesve të cilët i kanë kërkuar të zbatojë ligjin dhe të mbështes ata në zbatimin e vendimit të gjykatës. Sipas përmbaruesve këtë vendim duhej ta kishte ekzekutuar policia. “Ne po vijmë për herë të dytë, pasi nuk u zbatua nga ata që duhet, dhe po ju thërrasim që ta zbatojmë bashkë”. Ndërsa inspektori i rendit u shpreh ” nuk ju takojnë fëmijët. Më thellë nuk futem unë. Këtu nuk thotë policia të ndërmarrë këtë apo atë veprim” shprehet ai.

Fëmijët kthehen nga shkolla bashkë me të atin dhe në momentin e ndërhyrjes nga ana e Përmbarimit, vajza e tyre 12 vjeçare ka kërkuar që mos të shkonte tek e ëma. Por kur psikologja e pyet se ti ke qarë për mamin shumë herë në zyrën time e mitura përgjigjet ” po kam qarë se e dua, ama i dua të dy”.

Më pas psikologja ka bërë një takim të veçantë me fëmijët dhe në përfundim është vendosur që djali të shkojë me të ëmën në ato momente, ndërkohë që më vajzën u ra dakord të shkonte ditën tjetër tek nëna e saj.

Një ditë më pas denoncuesja së bashku me gazetarët e Fiksit kanë takuar psikologen e shkollës, ku mësonin dy fëmijët e mitur. Nëna dy fëmijëve ka kërkuar informacion mbi gjendjen e vajzës së saj, pasi psikologja e shkollës kishte biseduar disa herë. Kjo sipas nënën është se halla e vajzës është psikologe në një tjetër shkollë, dhe mund të ketë ndërhyrë tek kolegia e saj duke i kërkuar që të bisedonte me vajzën disa herë.

Në bisedë me denoncuesen psikologja e shkollës pranon se njihet me hallën e të miturës , madje kishin folur edhe në telefon gjithmonë për të mirën e vajzës. Sipas psikologes së shkollës ka qenë vajza që ka kërkuar të flasë me të, por mohon faktin që halla apo ajo të kenë ndikuar në përzgjedhjen e fëmijëve tek njëri nga prindërit. Sipas psikologes ajo kërkon më të mirën për fëmijën dhe nuk mund ta shkelë për asnjë lloj arsye apo njeriu etikën profesionale. Ndërkohë që në bisedën me psikologen e bashkisë vajza ka qarë për nënën duke treguar se e ka marrë shumë malli.

Marrë nga Top Channel

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet dhune ne familje gjykata e beratit dhune ne familje gjykata e beratit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj