LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Konflikti i interesit’/ Nis hetimet ndaj 3 anëtarëve të KLP, Balla: Çuditem!

20 Tetor 2021, 18:48 Nga DOSJA
‘Konflikti i interesit’/ Nis hetimet ndaj 3 anëtarëve

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani ka nisur procedim disiplinor ndaj nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla dhe dy anëtarëve të tjerë, Nurihan Seiti dhe Tartar Bazaj. Procedimi disiplinor ka nisur në bazë të një informacioni të dorëzuar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM, ku tre anëtarët akuzohen për konfikt interesi në promovimin e drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, ndërsa kishin të punësuar familjarët e tyre në këtë institucion.

Nisja e procedimit për tre anëtarët u njoftua nga KLP të mërkurën, së bashku me vendimarrjet e mbledhjes plenare. Sipas njoftimit të KLP-së, anëtarët Alfred Balla, Nurihan Seiti dhe Tartar Bazaj i kërkuan gjatë mbledhjes kryetarit Gent Ibrahimi që t’i drejtohej me shkresë Kuvendit për rastin e tyre.

“…të vihet në dukje vështirësia që paraqet kuadri ligjor në fushën e përgjegjësisë disiplinore të anëtarëve të Këshillave, duke pretenduar se nga njëra anë gjykojnë dhe vendosin mbi propozimet e ILD-së për masat disiplinore ndaj magjistratëve, ndërsa nga ana tjetër mund të jenë vetë subjekte të procedimit disiplinor,” thuhet në njoftimin e KLP-së mbi kërkesën e tre anëtarëve.

Këshilltarja për mediet pranë ILD, Mimoza Koçiu i tha BIRN se informacioni i paraqitur është në proces shqyrtimi administrativ. Tre anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë u referuan për ‘konflikt interesi’ në zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë prej 15 prillit 2021 nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ndërsa verifikimi i rastit nisi tre muaj më pas, më 8 korrik.

Sipas informacionit të ONM-së, në kohën e votimit të Imerajt në krye të Prokurorisë së Tiranës, Tartar Bazaj dhe Nurihan Seiti kishin të punësuara vajzat në këtë institucion, ndërsa nënkryetari i KLP-së, Alfred Balla kishte të punësuar nipin.

I pyetur për procedimin disiplinor, nënkryetari Alfred Balla i tha BIRN se denoncimi ishte një gjueti shtrigash ndaj tre anëtarëve të Këshillit dhe e lidhi këtë me pozicionin e kryetarit të ardhshëm të KLP-së. Ai mohoi ‘konfliktin e interesit’ në votimin e Imerajt dhe shtoi se përpara se ta zgjidhnin në Prokurorinë e Tiranës, e kishin zgjedhur atë edhe në SPAK ‘nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e ndërkombëtarëve’.

“Më duket habi dhe i stisur ky sulm, pasi e mendoj pse vetëm për ne të tre të zgjedhurit nga parlamenti që kemi mandat 5 vjeçar dhe jemi kandidatura potenciale për drejtues të KLP?”, tha Balla përmes një mesazhi të shkuar.

“Çuditem se nëse paska punuar nipi im informaticien disa muaj në prokurori, s’ka lidhje fare me Elisabetën, pasi unë Elisabetën e kam gjetur drejtuese. Por edhe sikur ta dija që nipi ka punuar aty sekretar disa muaj (bënte statistika) është punë e tij,” shtoi Balla, duke theksuar se aty kanë punuar edhe të afërm të prokurorëve.

Dy anëtarët e tjerë të Këshillit, Nurihan Seiti dhe Tartar Bazaj nuk ju përgjigjën kërkesës për koment të BIRN deri në publikimin e këtij shkrimi.

SHIKO EDHE: 

ILD propozon shkarkimin e prokurorit Shkëlqim Kokana

Marrë nga Reporter.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet alfred balla ild heton klp nurihan seiti tartar bazaj alfred balla ild heton klp nurihan seiti tartar bazaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet