LIVE UPDATES
Aktualitet

Dhunës në familje gjatë pandemisë, historia e “Anilës”: Mu kthye jeta në ferr!

20 Tetor 2021, 20:19 Nga DOSJA
Dhunës në familje gjatë pandemisë, historia e

Gruaja 26-vjeçare u ul në tavolinë në një bar- kafe përballë Gjykatës së Rrethit Durrës, duke rregulluar me vështirësi frymëmarrjen e rënduar nga ankthi. Paraditen e kishte kaluar në sallën e gjyqit, ku po përballet me ish-bashkëshortin, të cilin e ka denoncuar për dhunë fizike.

“Kujtova se me divorcin jeta ime do të merrte një tjetër drejtim, por jo, nisi një tjetër ferr,” tha Anila, emri i ndryshuar i 26-vjeçares që foli me BIRN me kushtin e ruajtjes së privatësisë.

“Një tjetër ditë e stresuar, gjithë shqetësime, pas një nate kaluar pa gjumë,” shtoi ajo, e cila kishte shpresuar se kjo do të ishte seanca e fundit e gjyqit, e cila u shty pasi mungonte avokati i ish-bashkëshortit.

Anila u martua katër vjet më parë dhe u divorcua në pranverën e vitit 2020 për shkak të dhunës fizike dhe psikologjike, por ish-bashkëshorti nuk e pranoi ndarjen dhe vazhdoi ta kërcënonte. Gjashtë muaj më parë, ai tentoi ta dhunonte sërish nënën e vajzës së tij, e cila po jeton me të afërmit pas divorcit.

“Kushërira më shpëtoi,” kujtoi Anila.

“Më hoqi nga duart e ish-burrit, i cili më përplasi ku mundi nëpër dhomë sepse nuk e pranonte që jemi ndarë,” shtoi 26-vjeçarja, e cila ngushëllohet me faktin që vajza e saj e mitur ishte në gjumë atë natë dhe nuk kuptoi gjë.

Rasti i Anilës nuk është i izoluar. Të dhënat e mbledhura nga BIRN tregojnë se qindra gra dhe vajza kanë bërë denoncime në polici dhe kanë kërkuar urdhra mbrojtjeje në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës gjatë vitit të fundit, duke shënuar rritje në krahasim me vitet e mëparshme. Aktivistet e të drejtave të njeriut në qytetin bregdetar theksojnë se shtimi i rasteve gjatë situatës së jashtëzakonshme të pandemisë së COVID-19 tregon problematikën e thellë të dhunës me bazë gjinore me të cilën përballen gratë dhe vajzat në familjes shqiptare.

“Pandemia ishte tregues i faktit se sa në krizë janë raportet tona familjare si shoqëri,” tha Bajana Çeveli, drejtuese e organizatës “Gender, Paqe dhe Siguri” me qendër në Durrës. “Ishte koha e kaluar në shtëpi – më gjatë se kurrë ndonjëherë, ndaj dhe problemet në familje – kryesisht ato në çift u shfaqën edhe më shumë,” shtoi ajo.

Të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave, INSTAT, tregojnë se gjatë vitit 2020, policia identifikoi 4321 raste të dhunës në familje në të gjithë vendin, një rritje me 3% prej vitit paraardhës. Gjatë së njëjtës periudhë u kërkuan 2816 urdhëra mbrotjeje dhe 11 gra dhe vajza humbën jetën për shkak të dhunës në familje.

Policia e Durrësit i tha BIRN se gjatë vitit 2020 ka pasur 202 denoncime për dhunë në familje, një rritje prej 37% në krahasim me vitin paraardhës. Anila kujton se dhuna fizike dhe psikologjike nga ish-bashkëshorti filloi menjëherë pasi ata u martuan.

“Me dhjetëra herë kam marrë policinë në telefon, por pasi ata vinin në shtëpi, u thosha që u sqaruam,” tregon ajo.

“Kur zbulova se isha shtatëzanë shpresova se gjërat do të rregulloheshin, por dhe me barkun tek goja unë jam rrahur po njësoj,” shtoi ajo.

Anila kujton se pasi ajo e denoncoi ish-bashkëshortin në polici për dhunë në familje, presionet ndaj saj u shtuan nga rrethi familjar.

“Të gjithë kërkonin që ta hiqja denoncimin; prindërit e tij, prindërit e mi, të afërmit, të gjithë,” tha ajo. “Jo vetëm që s’më mbështetën, por kur panë që isha e vendosur, më lanë vetëm,” shtoi 26-vjeçarja.

Rritje të shifrave të dhunës në familje gjatë viteve të fundit tregojnë dhe kërkesat për urdhër mbrojtje të depozituar në Gjykatën e Rrethit Durrës.

“Gjatë vitit 2020 janë dhënë 479 vendime civile me objekt “Lëshimi i menjëhershëm i urdhrit të mbrojtjes”, ndërsa viti 2019 kishte 427 vendime civile,” tha Gjykata e Durrësit, ndërsa shtoi se në 6-mujorin e parë të vitit 2021, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor në Durrës janë shqyrtuar 80 çështje gjyqësore penale me objekt “dhuna në familje”.

Sipas Bajana Çevelit, denoncimet për rastet e dhunës në familjes nuk mungojnë, por mbështetja që ofron shteti ndaj grave dhe vajzave të dhunuara nuk është e mjaftueshme.

“Kur bëhet denoncimi do të thotë që kanë kaluar limitet dhe gruaja thotë ‘stop’, sepse s’mund të durojë dot më,” tha Çeveli.

“Por ky është momenti që ajo duhet përkrahur me më shumë mbështetje psikologjike, me streha që ofrojnë qëndrime më gjatë, me politika punësimi dhe ndihma për nënat dhe fëmijët, sepse vetëm kështu i japim ndihmën e duhur rasteve,” shtoi ajo.

Sipas koordinatorit vendor të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit në bashkinë e Durrësit, gjatë vitit 2020 janë evidentuar 265 raste të dhunës familje.

“Menaxhimi i rasteve është bërë duke u referuar këshillim psikologjik ose ligjor, sipas nevojës, ballë për ballë ose nëpërmjet telefonit,” tha bashkia e Durrësit në një përgjigje me email.

Në bashkinë e Durrësit që prej vitit 2020 ka filluar funksionimin dhe Qendra për Shërbime Mbrojtëse, Fuqizuese dhe Emergjente për Fëmijën dhe Familjen. Kjo është një qendër emergjence në të cilën mund të qëndrojnë viktimat e dhunës në familje për 72 orë.

Qendra ka gjashtë punonjës dhe një fond të buxhetuar prej 1.4 milionë lekësh për vitin 2021. Por bashkia thekson se disa nga rastet e trajtuara kanë përfiturar dhe ndihmë financiare për pagesën e qirasë nga organizatat jofitimprurëse.

“Disa nga rastet e trajtuara nga Mekanizmi Kombëtar i Referimit që kanë pasur nevojë emergjente strehimi janë mbështetur financiarisht me pagimin deri në tre muaj të pagesës së qirasë nga OSHC-të Terre des Hommes, Ëorld Vision,” tha bashkia e Durrësit.

Megjithatë, sipas Çevelit nga organizata ‘Gender, Paqe dhe Siguri’, nevojat e grave dhe vajzave të dhunuara janë shumë herë më të mëdha se ndihma e ofruar.

“Edhe kur gruaja gjen forca dhe denoncon, siguron një urdhër mbrojte, ajo has në shumë vështirësi,” tha ajo.

“Nuk ka të ardhura mjaftueshëm për t’ia nisur nga e para, nuk gjen përkrahje as nga familja, as nga shteti,” shtoi Çeveli.

Vështirësinë e ngritjes së një jete të re nga hiri i një marrëdhënie të dhunshme e pranon dhe Anila, e cila po punon tashmë në një ‘call center’. Kur ish-bashkëshorti më dhunoi keq herën e fundit, mora një vendim, mjaft më, ai duhet të përfundonte në burg dhe unë duhet të vazhdoja jetën ime,” tha ajo.

Kur mendoj se sa e pambrojtur jam, e vetme, me një fëmijë të mitur, kam frikë për të ardhmen,” shtoi ajo, ndërsa u ankua se shoqëria dhe institucionet kujtohen për vajzat dhe gratë e dhunuara vetëm kur bëhen pjesë e kronikës së zezë.

Marrë nga Reporter.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet dhuna ne familje durres dhuna ne familje durres

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit