LIVE UPDATES
Art&Argëtim

E festoi ditëlindjen me një tenxhere fasule dhe dy fije pastërma, historia e trishtë e Shkëlqim Abazit që nga torturat ka

17 Qershor 2020, 05:30 Nga DOSJA

Shqipëri– Kujtimi i një dite të veçantë, jo sepse po mbushte 17 vjeç në burg, por sepse shokët e tij, nga mosha gjyshërit e tij, që nuk kishin çfarë t’i jepnin veç zemrës, i festuan ditëlindjen me një tenxhere fasule dhe dy fije pastërma me numër.

Kanë kaluar 50 vjet. Shumë ditëlindje Shkëlqim Abazi as nuk i mban mend si i ka kaluar, por 17-vjetorin nuk mund ta harrojë kurrë. Atë ditë në të vërtetë, e kishte harruar që ishte dita e tij e lindjes. Ishte thjesht një ditë tjetër e ftohtë në kampin e Repsit ku e kishin çuar fiks një muaj më parë, pas dy muajsh hetuesi. Ishte dënuar me 5 vjet burg sepse Partia mendonte që ai donte të arratisej, kur atij as nuk i kishte shkuar në mend. Në të vërtetë, “ia prenë kostumin” për 10 vjet, siç e kishte kërcënuar hetuesi, por ngaqë ishte shumë i madh për një 16-vjeçar, ia lanë 5. Pesë vjet ishin megjithatë shumë për një djalë aq të ri, i cili duhet të përballonte punën e rëndë të minierës dhe dhunën e policëve, të cilët e kishin pritur me shkopinj gome që mbrëmjen e parë që kishte mbërritur në kamp. Po atë mbrëmje, kishte kuptuar edhe dallimin e madh mes policëve dhe të burgosurve, njëri prej të cilëve i ngriti teshat dhe e drejtoi, pa shumë fjalë, për te shtrati i tij në kapanon. Kishte nisur të miqësohej me të burgosurit, edhe pse ata nga mosha ishin thuajse gjyshërit e tij. Disa ishin nga Berati, kishin qenë miq të gjyshit ose të të atit, atij “ballistit të tmerrshëm”, siç e kishin quajtur hetuesit dhe kjo e kishte përshpejtuar miqësinë. Dhe atë 23 dhjetor, kur, pasi u kthye nga puna, i thanëtë merrte lugën në brez se i kishte ftuar xha Dauti, mendoi se ishte një shprehje tjetër e kësaj miqësie. Mes të dënuarve ishte bërë zakon që kur dikujt i vinte dikush nga familja, ai mblidhte miqtë e tij për të ngrënë një vakt ndryshe. Shkëlqimi u ndje madje i privilegjuar. “Ishte vlerësim shumë i madh ky, të të ftonte njëri për një vakt bukë. Një vakt bukë atje, ishte një ditë jetë se ne kurrë nuk e mbushëm barkun”, ka treguar ai në një intervistë të disponuar nga familja Doko dhe kujto.al. I kujtohet që kur pa tenxheren me fasule dhe fijet e pastërmasë, vetëm turpi e ndaloi të mos u hynte me kokë ushqimeve, por nuk mund të niste ai i pari. “Kur u mata të pyesja si i kishe nga familja, plaku e kuptoi dhe më tha: Gëzuar o çun dhe në dasmë! Zoti ta bëftë të lehtë! Dalç sa më parë dhe të vesh edhe 100 të tjera!”. Shoku me të cilin u arrestua, Vladimir Shena, e kishte mbajtur mend nga procesi, ditëlindjen e Shkëlqimit dhe ua kishte thënë edhe të tjerëve, të cilët menduan si e si të bënin diçka të bukur për ndoshta më të riun e kampit dhe vërtet ia dolën t’i mbushnin zemrën me një ngrohtësi që nuk e ndiente prej kohësh dhe nuk e ka harruar as sot. “A mund të mendosh të festohet ditëlindja në burg? Ja, mua ma festuan! Ai 17-vjetor i festuar nga njerëz që nuk kishin çfarë të më jepnin tjetër, veç zemrës, është shumë shumë i veçantë. Dhe atë menu me një tenxhere fasule dhe dy fije pastërma, me numër, nuk e krahasoj as me menutë e restoranteve të botës ku kam qenë pas viteve ’90, aq mbresa më ka lënë”.

Ishte një dhuratë e papritur, shfaqje dashurie, përkujdesje, fjalë të ngrohta në një vend ku të gjitha këto mungonin. Kur kishte mbërritur në Reps, pas një rruge të gjatë me autoburg, oficerët që i kishin shoqëruar ishin larguar duke u thënë: “Këtu i lënçit eshtrat! Mos e nxirrshit ma kryn prej burgut!”. Nuk e besonte që ia kishin thënë me të vërtetë këto fjalë, ata që mbanin rrobën e së drejtës dhe rregullit dhe nuk kishte si të mos mbetej i mrekulluar nga ai urim i ngrohtë, aq njerëzor, i atyre që mbanin rrobën e kriminelëve. “Gëzuar o çun dhe në dasmë! Zoti ta bëftë të lehtë! Dalç sa më parë dhe të vesh edhe 100 të tjera!”.

Ishte një ndodhi që nuk tregon se brenda televa me gjemba kishte jetë, por njerëz. Për këtë arsye Shkëlqimi thotë që i ka falënderuar një milion herë ata burra dhe vazhdon t’i falënderojë dhe sot shpirtrat e tyre. U burgos në një moshë kur ende kishte për të mësuar të mirën dhe të keqen. Prej tyre, mundi të bëhej njeri më i mirë.

blank

Shkëlqim Abazi u lirua nga burgu në vitin 1973, pasi vuajti edhe tre vite në Spaç dhe ende sot, një sy dhe një vesh i ka të dëmtuar nga torturat e hetuesisë.

Marrë nga Kujto.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur shkëlqim abazi shkëlqim abazi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet