LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Fajdexhijntë’ e Shkodrës kërkojnë lirinë: Djemve të Radovanit u dhamë borxh se i kishim shokë

2 Prill 2019, 18:08 Nga DOSJA
‘Fajdexhijntë’ e Shkodrës kërkojnë lirinë:

SHKODËR– Kanë dëshmuar personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Maranaj” si pjesë e grupit të fajdexhinjve në Shkodër, të cilët dyshohen për dhënie fajdesh ndaj djemve dhe vetë ish prefektit të Shkodrës Paulin Radovani. Dosja.al mëson se prokuroria në Shkodër ka nisur që të tërhiqet nga akuzat e rënda për pothuajse të gjithë të arrestuarit.

Mësohet se të gjithë të dyshuarit dhe avokatët mbrojtës të tyre kanë kërkuar që për ta gjykata të vendos masën lehtësuese të sigurisë “detyrim paraqitje” dhe të hetohen të lirë sepse s’janë persona të rrezikshëm.

Pas seancës që u zhvillua prej 4 orësh ditën e sotme në në gjykatën e apelit në Shkodër prokurori i apelit Brahim Dragjoshi, lehtësoi masën e sigurisë “arrest me burg”, për shtetasit, Naim Ahmeti, Adri Bala dhe Lulzim Sylja.

Për 9 të tjerët i qëndroi kërkesës për “arrest me burg”. Gjykata e apelit shtyu vendimin përfundimtar më 3 prill në orën 14:50.

I arrestuari Bërhan Alija u përfaqësua nga avokati i tij, i cili mohoi se klienti i tij i ka dhënë para me fajde ish prefektit apo dy djemve të tij. Avokati i Alijas pranoi vetëm blerjen e një makine. Avokati mbrojtës tha se në mënyrë të padrejtë dhe të jashtëligjshme janë sekuestruar të gjitha makinat që ndodheshin tek servisi që Alija posedon në hyrje të qytetit.

Avokati mbrojtës i ish-kancelarit të gjykatës Artan Dragani u shpreh se klienti i tij duke patur lidhje miqësore me djemtë e ish prefektit i ka dhënë një shumë parash për t’i ndihmuar në situatën e vështirë ekonomike por jo me shtesë ose siç quhen me fajde.

Edi Memçaj në dëshminë ë tij nuk pranoi të ketë dhënë para me fajde kundrejt djemve të ish prefektit Paulin Radovani.

“Jam munduar të shtoj bizneset sepse më ka lënë pasuri babai dhe i kam trashëguar dhe jo si Paulin Radovani që i çon djemtë te droga, kumari apo i përdor paratë për blerje votash. Sa borxhe ka ish prefekti nuk e nxë as burgu i Shën Kollit dhe s’do ketë burg që e nxë. Unë nuk e di me kë jam në grup se nga të ndaluarit veç dy tre kam një njohje dhe asgjë më shumë. Paratë i kam kaluar me banka dhe jo si Paulini që i ka fshehur. E dini ju se ka futur një djalë jetim të marrë në emrin e tij 250 mijë euro kredi në bankë. Janë fotot e djemve të ish prefektit duke marrë drogë, duke luajtur kumar, çfarë faji kam unë se i kam blerë pronat,”– mësohet të jetë shprehur Memçaj.

Avokati mbrojtës i Marjan Bregut, e quajti skemë piramidale atë që ka bërë ish-prefekti radovani.

“Marjan Bregu, mësues në shkollën e mesme “Jordan Misja”, peshëngritës i Vllaznisë i ka patur shokë djemtë e ish prefektit dhe sot është i arrestuar dhe ata që kanë mashtruar janë të lirë. Duke patur lidhje shoqërore i ka ndihmuar duke i dhënë para borgj por asnjëherë me fajde. Përgjimet ambjentale të pretenduar janë të jashtëligjshme sepse ish prefekti herë e ka mbajtue ndezur regjistruesin herë e ka fikur sipas dëshirës,”- tha avokati mbrojtës.

Avokari i të arrestuarit Lulzim Sylja pranoi se klienti i tij ka dhënë një borxh prej 120 mijë euro.

“Është e pavërtetë që Lulzim Sylja ka kërcënuar ish-prefektin siç pretendohet. Pasi Lulzim Sylja i ka kërkuar lekët e borxhit ish-prefekti i ka ofruar një tokë të një ish-fabrike në Pukë për t’ia shitur duke marrë parasysh edhe shlyerjen e borxhit. Lulzim Sylja ka thirrur një mik të tijin, shtetasin Naim Ahmeti duke i treguar për këtë rast dhe ky i fundit ka rënë dakord për ta blerë atë tokë.

Pasi është bërë kontrata në drejtorinë e tatimeve ka rezultuar një shumë prej 45 milion lekësh të vjetër tatim-taksa që duhej paguar. Ish prefekti s’ka pranuar ta paguaj atë shumë që i detyrohej shtetit dhe kështu marrëveshja mes tyre është prishur për shtijen e tokës duke i mbetur sërish borxh prej 120 mijë euro,”- deklaroi avokati i Syljas.

Ilir Sokoli, ish drejtori i patentave në Shkodër është shprehur nëpërmjet avokatit të tij se ka qenë shumë mik me djemtë e Radovanit. Avokati mbrojtës u shpreh se është qesharake që prokuroria ngre këto akuza me qëllim që të justifikojë masat e sigurisë, një histori që përsëritet prej 30 vitesh.

Organi i akuzës s’ka bërë hetim,”-tha avokati i Ilir Sokolit dhe tregoi se 25 mijë euro ia ka dhënë borxh për të paguar pagat e punëtorëve të fabrikës. Vetë ish drejtori Sokoli dëshmoi se përveç faktit se i ka patur miq Robbert dhe Elton Radovanin tregoi se e ka takuar ish-prefektin duke i thënë se çfarë do që të bëjë me ata që familja Radovani i ka borxhe.

Ilir Sokoli tregoi se ka qenë vetë ish-prefekti që i ka kërkuar të futet si ndërmjetës tek shtetasi Vinko Nikprelaj në mënyrë që ky i fundit të blente një tokë që kishte familja Radovani tek fabrika e tyre. Ai vijoi më tej duke thënë se e ka ditur se është në përgjim ndërsa edhe pas dy muajsh e ka mbajtur po të njëjtin nummër celulari sepse s’ka patur arsye ta ndërrojë, pasi ishin miq.

Shtetasi Vinko Nikprelaj nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës ka treguar se sipas tij përgjimet ambjentale të ish prefektit janë të paligjshme dhe u shpreh se në fabrikën e tij ku janë regjistruar të ndaluarit kanë shkuar edhe deputetë për ta takuar, edhe Presidenti aktual i Republikës dhe shumë personazhe të tjerë.

Avokati i Nikprelaj tha se klienti i tij i ka blerë një tokë prej 140 mijë euro dhe paratë ia ka kaluar me bankë dy ditë para se të ndalohej. “Është i pavërtetë pretendimi i ish prefektit se në aktshitje është shkruar 140 mijë euro dhe jo 240 mijë euro sepse 100 mijë të tjera kanë qenë fajde në favor të Nikprelaj,”- u shpreh avokati që theksoi më tej se klienti i tij ka marrë kredi për të shlyer këtë shumë me të cilën ka blerë tokën.

Vetë Nikprelaj dëshmoi se është takuar disa herë me ish prefektin dhe se ky i fundit e ka marrë disa në telefon.

Më merrte disa herë në telefon duke më.pyetur a doli kredia. Kushti në kontratë ka qenë që në momentin që do më aprovohej kredia toka të ishte e imja. Kur u miratua kredia i kam kaluar paratë. Një ditë para arrestimit isha me të tek noteri teksa bëmë procedurën e fundit. Me mua nuk ekziston asnjëherë fjala fajde, thjeshtë i kam blerë tokën sepse kam bërë kontrata qeraja me kompanitë e sigurimeve duke qenë se përballë asaj toke pritej të vinte drejtoria e transporteve,”- tha Nikprelaj.

Adri Bala është një tjetër i ndaluar. Avokati i tij, Eduart Fusha pranoi se klienti i tij i ka dhënë borxh djemve të ish-prefektit por jo me fajde, thjesht për t’i ndihmuar për shkak të lidhjeve shoqërore që kanë patur.

Edhe për shtetasin Elidon Qerimaj avokati mbrojtës pranoi se i ka dhënë djemve të ish prefektit Radovani, fillimisht 18 mijë euro Robertit dhe më pas 5 mijë euro Eltonit por për t’i ndihmuar për shkak të lidhjeve shoqërore.

Nga ana tjetër, i arrestuari Pashko Vuksanelaj, nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës tregoi se borxhin ia ka dhënë me 3 përqind në vit duke qenë se këtë hua e njeh ligji. Sipas avokatit të Vuksanelaj nga janari i këtij viti dhe deri në fillim të marsit ish prefekti Radovani rezulton se ka marrë vetëm në një muaj e gjysëm 1 milion e 400 mijë euro vetëm borxhe, këtyre të ndaluarve por edhe personave tjerë që s’janë fare pjesë e këtij procesi.

Ai vendim në shkallë  e parë është dhënë nën presion politik. Gabimet duhen pranuar. Dy ditë përpara ishte në Shkodër kryeprokurorja kurse një ditë para Kryeministri përgëzoi policinë në një kur ky kryeministër ka fyer të gjitha institucionet dhe i ka kërcënuar. Paulin Radovani në vitin 1997 kur pati probleme tek fabrika pasi iu dogj shkoi në Malin e Zi tek disa njerëz të mi.

Kur u kthye dhe rinisi punën në fabrikë më thirri mua dhe njerëzit e mi dhe na dha një drekë, aty e njoha. Në korrik 2018 më merr në telefon por unë isha në spital. Pasi dola më mori prap. Shkova dhe e takova dhe më çoi tek një tokë afër fabrikës. Më tha që i kishte premtuar Edi Rama se në tokën e tij do të sjellte drejtorinë e transporteve ose targat siç i themi por më tha se i duheshin 50 mijë dollar se ishte në vështirësi. I thashë se do e ndihmoj dhe kur ia dërgova kishte përgatitur një deklsratë jo në prezencën time dhe nga besimi që kisha ia dhashë paratë dhe e firmosa. Pas pak kohësh më mori prap dhe më tha jam në dorën tënde se po falimentoj.

Më duhen më tha edhe 50 mijë dollar për ta paguar tatim taksat e punëtorëve të fabrikës. Ia dhashë. Më mori herën e tretë dhe më tha se më duhen edhe 50 mijë të tjera duke më treguar se deri në fund të 2018 ai do të përfitonte 1 milion e gjysëm euro duke qenë se tek toka e tij priste t’i shkonte drejtoria e transporteve. Ia dhashë sërish edhe herën e tretë dhe u bënë 150 mijë dollar në total.

Këto ia kam dhënë me 3 përqind në vit. Në fund të vitit duhej të mi kthente por s’ma ktheu borxhin. Shkoj ta takoj dhe më thotë se kishte takuar në Tiranë zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të policisë Gjovalin Loka duke i treguar për kërcënime dhe problemet. Mua më tha se ia kanë vrarë djemtë dhe se nuk e di ku i kishte, e inskenoi vrasjen e djemve sepse ata ishin gjallë dhe thjeshtë kishin ikut nga Shqipëria.

Në fillim të vitit kam dashur ta takoj disa herë por nuk përgjigjej në telefon. Një ditë e takova poshtë pallatit të tij dhe më çoi në kafe. Më tha kështu e ka puna ime, lekët t’i kam borxh por për momentin si kam ndërsa më tregoi sërish bisedat e tij me Edi Ramën për 1 milion e gjysëm euro që priste ende të përfitonte. Pra unë jam mashtruar nga Paulin Radovani,”- u shpreh Vuksanelaj.

Një operacion i policisë së Shkodrës u finalizua me arrestimin e 12 personave, mes tyre edhe Ilir Sokolin, një ish-drejtor i LSI. Policia sekuestroi 20 makina, qindra mijëra euro, 50 celularë dhe dokumente që sipas njoftimit zyrtar, grupi iu kishte marrë borxhlinjve.

Të përfshirë në këtë grup ishin edhe dy djemtë e ish-prefektit të Shkodrës, Paulin Radovani, Eltoni dhe Roberti. Dy djemtë e tij, një prej të cilëve anëtar në këshillin aktual të bashkisë Shkodër Elton Radovani, kishin marrë hua shuma të mëdha parash tek persona të ndryshëm në Shkodër të cilët ia lëshonin me një përqindje që varion nga 3-20%, siç bën të ditur Prokuroria e Shkodrës.

Kështu që ish-prefekti i Shkodrës, Paulin Radovani, u detyrua të shkojë në dyert e policisë, atëherë kur çdo ditë borxhdhënësi i vinte në biznesin e tij dhe i kërkonte shumat e dhëna kundrejt dy djemve të tij, Robertit dhe Eltonit.

Paulin Radovani ishte për shumë vite një biznesmen i njohur në Shkodër dhe sipërmarrës në fushën e fasonerisë.(Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet adri bala fajdexhinjte e shkodres gjovalin loka ilir sokoli pashko vuksanelaj paulin radovani vinko nikprelaj adri bala fajdexhinjte e shkodres gjovalin loka ilir sokoli pashko vuksanelaj paulin radovani vinko nikprelaj

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje