LIVE UPDATES
Politike

‘Jap dorëheqjen nga posti në PD’/Açka: Nëse nuk ikën Berisha, s’ka asnjë arsye të ikë Basha

8 Mars 2022, 12:51 Nga DOSJA
‘Jap dorëheqjen nga posti në PD’/Açka: Nëse

TIRANË– Deputetja Flutura Açka ka njoftuar se do të japë dorëheqjen nga funksionet brenda PD-së. Kjo u bë e ditur nga vetë Açka, në një mesazh të fundit në rrjetin e saj social ‘Facebook’. Ky vendim vjen një ditë pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve të 6 Marsit, aty ku PD doli forcë e tretë.

Deputetja shkruan se dita e djeshme ishte një ditë e trishtueshme për çdo demokrat. Në shkrim ajo shton se ai demokrat që mendon se ka fituar, nuk ështe veçse një i pacipë.

‘Heq dorë nga postet e mia në parti (anëtare kryesie dhe Kryetare e Komisionit të Apelimit dhe Integritetit), pasi as i kam ushtruar kushedi se çfarë, as jam një njeri me një staturë të dukshme politike, por edhe dua që Opozita të vijë në binarët e reformimit të saj të shpejtë, për t’u kthyer në shpresa e vetme e shqiptarëve për të shpëtuar nga regjimi putinist ku po akaparohet me nxit Shqipëria’- shkruan ajo ndwr tw tjera.

MESAZHI I AÇKËS:

Tek gdhihej 8 marsi… i vështirë i PD-së Burra, burra, burra… ah më falni, se ju hëngra një grua. Qenka një grua nëpër gjithë këto panele, veç moderatoreve, sigurisht. Pjesa më e madhe e këtyre burrave – duke veçuar pak prej tyre vërtet të pavarur dhe ca që u ka mbetur ende një moral dhe faqe para shqiptarëve – kanë muaj e muaj që janë bërë foltoristët më të zjarrtë, nuk kanë lënë arsenal të plumbtë pa hedhur mbi lidershipin e PD-së. Asnjë fjalë për marrëveshjen e pistë President-Berishë për të futur në përplasje pjesët e PD-së, përplasje që i dha buzëqeshje diabolike vetëm Ramës. Asnjë fjalë për arsyet e kësaj përqindjeje të ulët votimi të shqiptarëve dhe neverinë e shqiptarëve ndaj politikës, madje edhe ndaj atyre vetë që përtypin çdo natë vetëm politikë në ekrane. Ka shumë demokatë dhe qytetarë që anojnë nga e djathta që nuk votuan më 6 mars nga trishtimi ndaj gjendjes aktuae të PD-së, të tjerë që refuzuan të votojnë Berishën, të tjerë që nuk kanë besim te Lulzim Basha. Këta do të bëjnë të njëjtën gjë edhe në zgjedhjet e afërta që kemi vitin e ardhshëm.

Kam dëgjuar në këta muaj gjithfarë etiketimesh për atë pjesë të deputetëve dhe të tjerë përfaqësues politikë në PD, të cilët kanë bindjen se Kryenegociatori i foltores, nuk mund të jetë e ardhmja e PD-së. Pati prej pales tjetër (meqenëse tani flasim per pale), edhe mes rithemeluesve që shpallën se ky grup kinse bashist, janë mafiozë e sherbëtorë të Edi Ramës. Unë nuk marr përsipër këtu të flas për Lulzim Bashën (nëse i shërben Edi Ramës, sepse nuk kam aq njohje dhe as fakte për këtë, ata që flasin gjithë ditën për këtë, le të marrin guximin dhe ta bëjnë); unë flas për veten time se me mafian jam e lidhur sa ç’jam e lidhur me hënën dhe se në jetëshkrimin tim kam një betejë konsistente opozitare ndaj qeverisë aktuale dhe kreut të saj. E shkruar zezë mbi të bardhë. Dita e djeshme është një ditë e trishtueshme për çdo demokrat dhe ai demokrat që mendon se ka fituar, nuk ështe veçse një i pacipë. Po, për fatin e mirë në Shkodër ka fituar një demokrat, dhe ka fituar ai për të mirën e Shkodrës dhe jo Sali Berisha, siç po e shesin. Fakti që ne të gjithë bashkë, përfshirë edhe LSI-në, dhe ca të tjerë, nuk e tejkalojmë mavinë, do të thotë që jemi të gjithë humbës. Por ata, të cilët e sajuan këtë përplasje me kushtin e vetëm të asgjësojnë Lulzim Bashën, duken shumë të lumtur sot. Me, ose pa Lulzim Bashën, me ose pa Sali Berishën, PD është sot në ditën e saj më të zezë. Dhe fajin për këtë gjendje e kanë të dy liderët, madje, në syrin tim, fajin më të madh e ka Sali Berisha:

Sepse Lulzim Basha është produkt i tij, i cili, kur iu desh na e shiti për “burrë të mirë” dhe kur nuk iu desh për na e shiti për “burrë të keq”;Sepse me kujdesin për kultin e individit të tijit dhe më pas të beniaminit të tij, nuk ka lënë gjë të njomë që të mbijë e të zhvillohet në PD, dhe sot të kishim mundësi të zgjidhnim një drejtues që ta donin të gjithë palët;
Sepse, për egon dhe inatin personal, i bëri me muaj të tërë skizmën më të rëndë PD-së, shqyerje që u pa dukshëm në zgjedhjet e 6 marsit;
Sepse, me dëshirën për kthimin e tij në krye të PD-së, do t’i bëjë rrotullimin e fundit të thikës në plagën që na ka ndodhur;
Sepse, nëse do ta drejtojë ai procesin e reformimit të PD-së, siç pretendon, do të vendosë një kukull tjetër të tij në krye dhe PD do të fillojë të riciklojë vetveten; Sepse, me fjalorin e tij gjatë foltoreve, e ktheu sërish frymën e denigrimit, fyerjeve, dhunës verbale, të asgjësimit të atyre që mendojnë ndryshe, fjalor që u përkthye në bazë në formën më ekstreme të mundshme e duke mbjellur një animozitet vrasës mes demokratëve; Sepse, në grupin iniciator për rithemelimin e PD-së, ka në përbërje figura të diskretituara, ish-ministra të njohur si hajdutë me damkë, për fajin e të cilëve dhe ca si shumë prej tyre, PD humbi thellë në vitin 2013, nga ende nuk e ka marrë veten;

Sepse, një pjesë e tyre dhe e ca të tjerëve rrotull, nisën një fushatë të hapur mediatike, një fushatë të shqyer në rrjetet sociale, dhe një fushatë të heshtur në të gjitha format duke fyer, kërcënuar, lënduar dhe keqtrajtuar figura të cilat nuk kishin besim te kjo lëvizje, një gjë fare normale në demokraci. Kështu, duke inicuar këtë frymë dhe duke e shtrirë atë deri në bazë, ata e thelluan hendekun e nisur. Do të thoni ju me të drejtë: a ka faj Lulzim Basha në gjithë këtë? A duhet të japë dorëheqjen? Po, gjysmën e tij të fajit për krizën në të cilën gjendet sot PD e ka Lulzim Basha. Kjo skizmë është edhe përgjegjësia e tij. Nuk kam qenë dakord që Lulzim Basha të jepte dorëheqjen menjëherë pas zgjedhjeve të 25 prillit, sepse të gjithë e dimë se çfarë zgjedhjesh ishin. Vetëm në Elbasan u blenë mbi 45 mijë vota nga bashkëpunimi i bandës shtetërore me bandat e kriminelëve. Ne jemi me një qeverisje informale, me një parlament që në mazhorancë është informal. Shkaku i zgjedhjeve pjesore të 6 marsit është një arsye shumë qesharake për të dhënë dorëheqjen Lulzim Basha, për arsyet që të gjithë i dimë se ç’zgjedhje ishin dhe arsyet që shpjegova më lart.Megjithatë, në kushtet e krijuara brenda PD-së dhe shkatërrimit të lidhjeve me bazën, të riformatimit të strukturave të PD-së në bazë, të cilat janë në lëngim e sipër dhe të humbjes së popullaritetit të tij mes demokratëve dhe shqiptarëve me vokacion të djathtë, ai duhet ta japë dorëheqjen. Vendimet janë të tijat dhe fare personale.Por ka vetëm një kusht për ta bërë këtë: Të tërhiqen të dy, edhe Lulzim Basha, edhe Sali Berisha dhe PD-së t’i hapet rruga për zgjedhje të vërteta dhe rikthimin e saj në në forcë e përbashkuar opozitare. A e bëjnë dot këta të dy këtë? A e duan ata PD-në më shumë se veten e tyre?Kësaj pyetjeje le t’i japin përgjigje me koshiencën e tyre, pse jo edhe me akte të larta përgjëgjësie politike ata vetë. Fundja, këtu ndahen burrat nga burrecët e shtetit. Nëse nuk ikën Sali Berisha, nuk ka asnjë arsye të ikë Lulzim Basha. Unë do ta nis nga vetja, që të shpëtoj nga trishtimi që më ka zënë tek e shoh shtëpinë tonë të përbashkët – PD-në – në këtë gjendje:Heq dorë nga postet e mia në parti (anëtare kryesie dhe Kryetare e Komisionit të Apelimit dhe Integritetit), pasi as i kam ushtruar kushedi se çfarë, as jam një njeri me një staturë të dukshme politike, por edhe dua që Opozita të vijë në binarët e reformimit të saj të shpejtë, për t’u kthyer në shpresa e vetme e shqiptarëve për të shpëtuar nga regjimi putinist ku po akaparohet me nxit Shqipëria. Unë jam deputete që mezi më rri zhguni politik dhe do të shërbej në atë front ku fjala më bën vend e hija më bën peshë dhe nuk do të jem pjesë e pjesëve të PD-së, por deputete e PD-së së bashkuar.

LAJMI KRYESOR: Disfata e 6 marsit! Nis lëvizja kundër Lulzim Bashës, deputetët kundër tij, Berisha hesht

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike flutura acka levizja kunder bashes ne pd flutura acka levizja kunder bashes ne pd

Sondazh

Poll

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!