All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

E PLOTË:“Ta provojmë edhe 1 vit!”-DEBATI brenda PD-së, Alibeaj krah Bashës: Ata kishin para

8 Mars 2022, 11:17 Nga DOSJA
E PLOTË:“Ta provojmë edhe 1 vit!”-DEBATI brenda
All - Paragraf - 1

TIRANË-Humbja në 6 bashkitë ku u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme ka shkaktuar reagimin e deputetëve të PD-së. Në një mbledhje urgjente pas seancës plenare, shumica e deputetëve që janë në grupin e PD-së kërkuan nga kryedemokrati që të marrë përgjegjësi dhe të zgjidh situatën. Zgjidhjen, anëtarët e grupit të PD-së, e shohin tek vota. Kjo sipas tyre do të bashkonte edhe demokratët.

Burime të Gazetës Panorama.al bënë me dije se të paktë ishin ata të cilët mbrojtën dje kryedemokratin Basha, duke renditur Pampurin, Agalliun e Jakupllarin. Ndërkohë, të tjerët u shprehën se kryetari i partisë është përgjegjësi kryesor për humbjen dhe si i tillë, Basha do duhet të mbajë përgjegjësi.

Ndërkohë, deklarata e disa orëve më parë e kreut të selisë blu se nuk kishte humbur asnjë betejë elektorale kishte revoltuar së tepërmi ata. Ndërkohë, në 3 orë diskutime Basha mbajti shënime dhe nuk replikoi thuajse me askënd.

DEBATI ME DYER TE MBYLLURA NE GRUPIN E PD

Ferdinand Xhaferraj: Unë jam deputeti më i vjetër dhe nuk kam ambicie për karrierë politike, por kam përgjegjësi për fatin e PD-së. Disa muaj më parë, ne morëm vendimin për largimin e Berishës. Disa kolegë iu bashkuan dhe e kam shprehur që kanë bërë gabim se Berisha nuk është zgjidhja. Berisha nuk është zgjidhje, sepse është problemi dhe ju rekomandoj që askush nga ju kolegë nuk duhet të shkojë te Berisha. Ju z. Basha i keni fyer sot demokratët, duke i thënë që nuk keni humbur asnjë garë. Mund të jeni i sinqertë kur bëni këtë deklaratë lidhur me jetën tuaj private, por politikisht jeni tallur apo keni fyer demokratët dhe këtë unë nuk ta pranoj. Zgjidhja është një dhe e vetme. Largimi juaj z. Basha si e vetmja mundësi që hap rrugën për një proces të vështirë, por shpresëdhënës për betejën e vitit që vjen. Ky grup parlamentar e ka potencialin dhe mundësinë të prodhojë zgjidhje.

Lulzim Basha: S’kam humb asnjë garë, i kanë vjedhur.

Dashnor Sula: Cila është zgjidhja kryetar? Se kështu mund të na thuash përsëri. Si i jep zgjidhje? Ke përgjegjësi ti dhe ne. Nuk na beson më asnjë kështu. Nëse shërben mandati im për PD-në dhe bashkimin e demokratëve, e vë në dispozicion që të jap dorëheqjen qysh në këtë moment. S’kam ardhur te PD-ja si deputet për interesa personale e s’e dua mandatin për veten time se s’ka vlerë pa demokratët. Nuk e kam parë kurrë PD-në si lopë për ta mjelë, por përkundrazi kam dhënë shumë e s’kam kërkuar për të marrë gjë mbrapsht nga PD-ja. Mandatin se shoh si privilegj, absolutisht. Po të deklarojë që nëse nuk ka zgjidhje në PD, mua mos me konsideroni me për zgjedhjet e ardhshme vendore. Dhe nëse nuk shoh zgjidhje dhe më krijohet bindja që PD-ja do jetë konkurruese reale në zgjedhjet e ardhshme, unë do e mbyll karrierën e deputetit.

Agron Gjekmarkaj: PD-ja është në gjendje të keqe, rrezikojmë të shuhemi. Kam ndjerë përbuzje! Do mbetem deputet i thjeshtë.

Lefter Gështenja: Duhet të bëni një hap pas, ju i pari pastaj me radhë të gjithë, në mënyrë që të bashkohen demokratet në bazë. Nuk mund të vazhdohet më kështu, duhet reflektim i thellë nga të gjithë, nga ju i pari, duhet të sakrifikojmë të gjithë që të shpëtojmë PD-në.

Nëse na dhimbset vërtetë PD-ja, duhet ta bëjmë sot, se nesër do jete vonë. Ju duhet të bëni një hap pas që të bashkohen demokratët. Sot, demokratët janë të ndarë. Drejtuesit e partisë nuk dalin në terren, janë larguar nga strukturat e PDsë e shkojnë shkojmë vetëm për fushata. Nuk mund te vazhdohet kështu.

Emilia Koliqi: Do duhej të kishe dalë dhe të kishe thënë: Largohem, nëse largohet edhe Berisha.

Ramadan Lika: Z. Basha unë s’të kam kërkuar kurrë gjë dhe të kam kthyer Koplikun si fitues. Jam gati të dorëzoj mandatin. Duhet zgjidhje, thua që skena humb, si nuk kemi humbur ne jemi shkatërruar. S’duhet të dalim pa vendim që këtu.

Kasëm Mahmutaj: Duhet një garë e hapur, të gjejmë kush e bashkon nëpërmjet zgjedhjeve! Ne mund te flasim gjithë natën, por këtij debati zgjidhje i jep vota!

Elda Hoti: Duhet guxim, kemi turp nga familjarët. Dua të të tregoj realitetin, të kam thënë gëzoj respekt për ty dhe do të mbështes, por tani po vihet në diskutim dinjiteti. Nuk të pranojnë zoti Basha. S’është më në dëshirën apo vullnetin tonë!

Lindita Metaliaj: Z. Basha çfarë të themi më shumë? Nuk ja dole! Nuk mbaron PD me ju. Kjo është e qartë! Koha për të parë përpara!

Oriola Pampuri: Le ta provojë edhe një vit. Zgjedhjet e vitit 2023 erdhën dhe pastaj na lind e drejta që të themi që mbaroi.

Enkelejd Alibeaj: Unë e dija se do humbnim në Shkodër, sepse ata kishin paratë dhe pushteti, ndërsa ne kishim vetëm të folurën e thjeshtë dhe më zemër të hapur. Dhe këtë e bëri kandidati ynë dhe krijuam frymë megjithë vështirësitë që kishim. Duhet zgjidhje sepse jemi në prag zgjedhjeje? Është edilike të mendosh se Berisha do tërhiqet nëse ia kërkojmë.

Marrë nga Panorama.al

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha pd mbledh grupin 7 mars 2022 lulzim basha pd mbledh grupin 7 mars 2022

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri