LIVE UPDATES
Politike

VD-Rezoluta në mbështetje të Ukrainës, Basha: Çmenduria e Putin si e Millosheviçit

7 Mars 2022, 16:43 Nga DOSJA
VD-Rezoluta në mbështetje të Ukrainës, Basha:

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se pushtimi i Ukrainës është një çmenduri nga Presidenti rus Vladimir Putin njoësoj si çmenduria e ish-Presidentit serb Sllobodan Millosheviç në Kosovë. Gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend ku dhe do të votohet rezolurta për Ukrainën, Basha ka deklaruar se ajo që po ndodh sot në Ukrainë është një luftë e e padrejtë dhe një akt çmendurie Putin. Ai gjithashtu ka shtuar se është detyra e tyre që tu kërkojnë autoriteteve shqiptare që të mobilizojnë çdo gjë që t’i dalin në krah Ukrainës.


“Të dashur bashkëqytetarë, i nderuar shkëlqesia juaj Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri. Jemi mbledhur sot këtu në një ngjarje të rrallë, ndoshta unike për Kuvendin e Shqipërisë për ti dhënë mbështetjen e plotë dhe të pa kusht popullit të Ukrainës që gjenden përballë agresionit më të pashembullt që nga fundi i luftës së dytë botërore. Relatori që i përket Partisë Demokratike e shpjegoj fare qartë kontekstin se si nisi kjo iniciativë, se si pavarësisht prej konfliktit dhe polarizimit ekstrem politik  në të cilin ndodhet aktualisht vendi ynë mbështetja për të nuk ka munguar.

Është urimi im, i Partisë Demokratike, opozitës shqiptare ,jam I bindur i gjithë bashkatdhetarëve tani pa dallime politike që populli i Ukrainës të vazhdojë të përballet me guxim heroik me agresorët rus dhe që ta shohë këtë akt mbështetjeje nga parlamenti shqiptar si një shprehje të vullnetit të gjithë kombit shqiptarë sepse ashtu siç kam thënë vetëm orë pas agresionit të 24 Shkurtit, ne shqiptarët jemi kombi I fundit para kombit tuaj që e kemi ndjerë në palcë dhimbjet dhe vuajtjet, shkatërrimin dhe vdekjet, masakrat, gjenocidin që janë bërë nga makineria e luftës së Sllobodan Milloshevicit. Mbi bashkëkombësit tanë në Kosovë.

Po ne e dimë po kështu që qëndresa, rezistenca, flijimi I më të mirëve në mesin e një kombi që lufton për liri me ndihmën e zotit dhe kombeve të lira e demokratike gjithmonë shpërblen. Këto janë ditë të errëta për Ukrainën dhe banorët e saj, janë ditë të errëta për Evropën dhe mbarë boten demokratike e çdo komb që kërkon e Lufton që të jetojë në paqe.

Ndaj ajo që po ndodh sot në territorin e Ukrainës dhe kundër qytetarëve të pafajshëm të Ukrainës është në fakt një luftë që na përfshin të gjithëve, viktimat nuk janë thjeshtë qytetarë të Ukrainës, ata janë familjarë, prindër, fëmijë, të moshuar që na takojnë të gjithëve dhe për të cilët të gjithë jemi bashkë përgjegjës ndaj përmes kësaj rezolutë u japim jo vetëm mbështetjen e plotë morale por u japim edhe përfaqësisë tonë në Këshillin e Sigurimit shtysën më të pakufizuar për të bërë gjithçka krah për krah me aleatët tanë perëndimorë në mënyrë që të merret çdo masë dhe të mos kursehet asnjë përpjekje për ti dhënë fund kësaj çmendurie.

Thënë kjo askush nuk duhet të ketë dyshimin më të vogël mes nesh në këtë sallë se çmenduria e Vladimir Putinit është një akt i beftë, i papritur dhe i pa planifikuar. Që ta kuptojmë më mirë gjithë këtë mjafton ti referohemi retorikes së tij, propagandës së tij e cila agresionin dhe masakrat mbi civilët  ukrainas i justifikon me gjuhen identikë të misioneve humanitare që shpëtuan shqiptarët e Kosovës nga spastrimi etnik i hordhive gjakatare të  Sllobodan Milloshevicit.

Ironia është e qartë, krahasimi midis një operacioni unik humanitar siç ishte ndërhyrja në Kosovë për të shpëtuar fëmijët, gratë, familjet e pambrojtura nga makineria gjakatare e Millosheviçit, nga masakrat që u shpalosen para syve të gjithë botes si një justifikim për të rikthyer Bashkimin Sovjetik tashmë të ri emërtuar dhe të ri armatosur me të njëjtën fuqi për të projektuar një balancë pushtetesh duke sulmuar një vend Sovran I cili përpiqet si anëtarë i Këshillit të Evropës dhe si aspirant për anëtarësimin në organizata të tjera të sigurisë dhe Bashkimit Evropian të respektojë të drejtat e çdo qytetari të Ukrainës, të heqë paralele të paqena. Akti i ndërhyrjes  dhe luftës së NATO-s krah për krah ishte një akt humanitar i cili hapi rrugë përfundimit të një procesi, shpërbërjes së Federatës Jugosllave ndërsa Ukraina është një vend me integritet territorial të pacenueshme ndonëse nga Krimea tek rajonet më lindore të saj. Për Shqipërinë ka një dhe vetëm një Ukrainë dhe kjo rezolutë i drejtohet popullit të Ukrainës kudo ndodhet, thënë kjo ky është një moment të nderuar parlamentarë që me të njëjtën përgjegjësi të miratojmë sa më parë projekt rezolutën tjetër që Partia Demokratike i ka propozuar këtij kuvendi.

Është detyra jonë t’i kërkojmë autoriteve shqiptare të mobilizojnë gjithçka në këtë situatë për ti shërbyer paqes dhe sigurisë rajon duke miratuar draft rezolutën e parashtruar në komisionin e jashtme që ashtu siç raportohet në parim do të kalojë në ditët e ardhshme ku duke marrë shkas nga agresioni Rus kundër Ukrainës. Duke theksuar nevojën për të forcuar sigurinë rajon dhe perëndimor e sidomos në Kosovë, duke vlerësuar faktin që jemi anëtarë të përkohshëm të këshillit të sigurimit ti kërkojmë qeverisë të përdor gjitha mjetet dhe mundësitë në dispozicion që Kosova të anëtarësohet sa me parë në organizatat partnere të kombeve të bashkuara dhe anëtare e Kombeve Bashkuara duke pasur parasysh rolin e veçantë si një nga dy vendet evropiane në këshillin e sigurimit, duke marr parasysh vendimet e gjykatës ndërkombëtare të Hagës si një nga organet më të rëndësishme të organizatës të kombeve të bashkuara, të ndërmarrin një diplomaci më aktive për të bindur katër vendet anëtare të NATO-s që akoma nuk e kanë hedhur këtë hap, se njohja e Kosovës është aktualisht një kontribut i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon me ndikim të drejtë për drejtë jo vetëm në sigurinë e Kosovës dhe Shqipërisë por edhe në sigurinë e anëtareve të NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Ti influencojë përmes anëtarësisë tonë në NATO që të forcohet bashkëpunimi ushtarak dhe politikë mes Kosovës dhe NATO-s, duke ndërmarrë çdo hap të nevojshëm që Kosova të bëhet vend anëtar në partneritetin për paqe dhe të hapet rruga për anëtarësimin e saj të plotë në NATO. Edhe njëherë shpreh mbështetjen e plotë dhe solidaritetin e plotë në emër të partisë demokratike për popullin ukrainas dhe autoriteteve Ukrainës duke dënuar ashpërsisht agresionin Rus dhe duke uruar që me bashkimin dhe vullnetin e kombeve të lira ky agresioni të zbrazet dhe Ukraina dhe populli Ukrainas të vazhdojë të gëzojë në paqe dhe prosperitet lirinë, sovranitetin të integritetit territorial. Faleminderit,” tha Basha.

LAJM KRYESOR:VD-LIVE/ Kuvendi dënon agresionin rus, pritet miratimi i rezolutës për Ukrainën (THIRRJET)

(I.A;f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha sllobodan milloshevic vladimir putin lulzim basha sllobodan milloshevic vladimir putin

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron