Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Politike
VD-Energjia/ Balluku bën bilancin: Kostoja e energjisë për muajin mars është 61 lekë/kWh
8 Mars 2022, 08:44Nga DOSJA
TIRANË- Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka folur për rritjen e çmimit të energjisë në treg, duke bërë bilancin e energjisë që prodhojmë vetë dhe asaj që blejmë nga tregu. Gjatë një konference për shtyp, ministrja Balluku iu referuar tre muajve të parë të vitit, ndërsa tha se sot po e blejnë MWh, deri në 500 euro. Çmimi sipas Ballukut, rrezikon që të shkojë deri në 1000 euro, nga 51 euro që paguhej një vit më parë. Po ashtu, Balluku tha se qeveria do të vazhdojë që të mbrojë klientin familjar, edhe pse kostoja e eneergjisë është rritur menjëherë më shumë.
“Ky do të vazhdojë që të jetë një vit i thatë. Është parashikuar që të ketë një rritje të çmimeve. Flitet për çmime që mund të shkojë edhe 1000 euro MWh, ndërsa një vit më parë fillonte nga 51 euro për MWh. Në shkurt mesatarisht është blerë megavatori me 250 euro. Ndërsa ne e kemi marrë me 500 euro MWh. Në total deri në muajin e katërt të këtij viti faktikja e konsumuar dhe çfarë presim do të arrijë 320 mln euro subvencione nga qeveria shqiptare. Në muajin janar më çfarë ka prodhuar kaskada dhe ç’kemi blerë është 28.94 çmimi i kostos së kilovatorit, ndërkohë që shitet me 9.5 lekë. Kosoto e miskuar është 13.8. Po i referohem marsit, kosotja do të jetë 61 lekë për kilovat orë, ndërkohë që do të vazhdojë të tregtohet me çmimet e mëparshme, po shkojmë drejt 10-fishimit të kostos, ndërkohë që çmimi për shitje mbetet i njëjtë,”-tha Belinda Balluku.
TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari ka reaguar pas humbjes së PD në zgjedhjet e 6 Marsit. Me anë të një mesazhi të bërë në rr...
SHKODËR– Majlinda Angoni, kandidatja e PS-së në Shkodër në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit ka falenderuar të gjithë qytetarët pas përfundimit të pro...
TIRANË- Kreu i qeverisë Edi Rama është treguar i prerë se nuk do të hiqet asnjë taksë për naftën duke komentuar edhe rritjen e çmimit të saj, duke e...
TIRANË-Humbja në 6 bashkitë ku u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme ka shkaktuar reagimin e deputetëve të PD-së. Në një mbledhje urgjente pas seancës plenare, ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se qytetarët shqiptarë duhet të përgatiten për çdo skenar, përfshirë këtu edhe për shkurtime dramatike...
TIRANË- Ministrja për Infrastrukturën dhe Energjitikën, Belinda Balluku ka dhënë disa këshilla për të gjithë përdoruesit e mjeteve në një kohë që çm...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama e quan lule situatën politike në vend. I pyetur nga gazetarët gjatë konferencës për shtyp, Rama tha se ajo që po ndodh ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama duket se ka hequr mundësinë e reduktimit të përkohshëm të taksave të naftës. Në një konferencë urgjente për shtyp, krye...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është kapur me një gazetar duke mbyllur fare konferencën për shtyp. Një prej gazetarëve kërkoi që të bënte pyetje, por ...