LIVE UPDATES
Aktualitet

Atentati që dështoi!Tentoi të vriste 63-vjeçarin te Liqeni i Thatë,arrestohet i riu

10 Prill 2022, 15:45 Nga DOSJA
Atentati që dështoi!Tentoi të vriste 63-vjeçarin te Liqeni

TIRANË– Një 31-vjeçar është arrestuar si autori i atentatit ndaj L.M, pronar i një shkolle private në Tiranë në zonën e Liqenit të Thatë. Ngjarja kishte ndodhur në më 18 janar, por i riu i identifikuar si Skerdi Tasi, u vu në pranga vetëm dy muaj pas ngjarjes. Ditën e ngjarjes, 63-vjeçari po lëvizte me automjetin e tij tip “Mercedez Benz ML”, kur në drejtim të tij u qëllua me plumba pistolete nga Skerdi Tasi. Në dëshminë e tij në Polici, ai tha se nuk e kishte parë autorin, duke hedhur dhe tezën se në zonë kishte pasur përplasje dhe se aksidentalisht plumbat kishin kapur dhe mjetin e tij. Por, në dëshminë para grupit hetimor tha se kishte arriur të shihte se personi që e qëlloi ishte rreth moshës 25 vjeç, ezmer e me mjekër, por që nuk e kishte identifikuar dot. Madje kërkoi dhe mbrojtje nga shtetit. (SHIKO KËTU)

“Skerdi Tasi., 31 vjeç, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ky shtetas me datë 18.01.2022, te nënkalimi te Liqeni i Thatë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin L. M., 63 vjeç,”-thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë.

Tani është dëshmia e të riut ajo që do të zbulojë arsyen se përse qëlloi ndaj biznesmenit duke i rrezikuar jetën, ndërsa hetimet vazhdojnë për të mësuar se kush është porositësi i atentatit. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Vihen në pranga 16 shtetas dhe procedohen penalisht 5 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. A., 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë ndalimin e shtetasit: – S. T., 31 vjeç, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ky shtetas me datë 18.01.2022, te nënkalimi te Liqeni i Thatë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin L. M., 63 vjeç. Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: – S. T., 22 vjeçe dhe A. T., 22 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, pasi kanë vjedhur në dy dyqane rrobash, në një qendër tregtare. 

– E. M., 35 vjeç, për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Goditje për shkak të detyrës” kryer në bashkëpunim, dhe I. M., 59 vjeç, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” kryer në bashkëpunim. Arrestimi i tyre u bë pasi shtetasi E. M., ka goditur me grushte shtetasin M. M., 26 vjeç, dhe gjatë shoqërimit nga punonjësit e Policisë, shtetasi E. M., së bashku me shtetasin I. M., kanë goditur punonjësit e Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: – E. H., 35 për veprën penale “Kallëzimi i rremë”, pasi ka bërë kallëzim të rremë për vjedhjen e motorrit të tij; – E. A., 33 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. M., 22 vjeç, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, në përforcues grushti (dorezë metalike).

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. D., 58 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familja” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, pasi në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. M., 22 vjeç, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës, dhe gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një mjet prerës thikë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:  – A. Gj., 33 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur; – K. Z., 18 vjeç, R. R., 20 vjeç, dhe D. B., 36 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, pa leje drejtimi; – R. R., 18 vjeç, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi duke drejtuar mjetin e tij pa rrip sigurimi, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë duke iu ofruar para, me qëllim shmangien e masës administrative.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetasit H. G., 32 vjeç, E. Ç., 34 vjeç, H. B., 25 vjeç, G. H., 26 vjeç dhe E. C., 28 vjeç, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja”, dhe “Prishja e qetësisë publike”, pasi për motive të dobëta, janë konfliktuar dhe kanë goditur me grushte njëri-tjetrin.
—-
Më datë 09.04.2022, në Lalm, persona të paidentifikuar kanë vjedhur një shumë të vogël parash në banesën në pronësi të shtetasit F. S. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet