Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Pacientja e 69-të e infektuar në Shqipëri me Covid-19 ka vendosur të flasë hapur, me zë dhe me figurë për gjithçka që po përjeton nga ky virus. Nëpërmjet një videoje të publikuar në profilin e kryeministrit Edi Rama në Facebook, vajza, gati me lot në sy jep një mesazh sensibilizues dhe u thitë qytetarëve që të rrinë në shtëpi, pasi koronavirusi nuk është shaka. Ajo shprehet ndër të tjera se edhe një tjetër familjar i saji ndodhet i shtruar në spital.
“Për ta nisur me një ton pak më pozitiv këtë video, duhet ta keni parë tashmë në lajme që numri i të infektuarave ka kapërcyer nga 64 në 70 ditën e djeshme dhe kjo më ka dhënë mundësinë që të jem e infektuara numër 69. Edhe me këtë besoj se e kuptoni se rezultatet më kanë dalë pozitive për virusin, po lajmërimi publikisht i kësaj gjëje nuk është qëllimi i videos. Këtë video e nisa sepse vazhdoj të shoh postime pafund, ku di unë, me shkeljen e të drejtave në lidhje me karantinimin, që nuk po i marrin parasysh pasojat psikologjike të të qëndruarit brenda dhe shph njerëz që vazhdojnë jetën normalisht dhe lëvizin, sidomos në lagjen time që dihet tashmë që janë dy të infektuar zyrtarë e kushedi se sa të tjerë. Pasoja psikologjike të të qëndruarit brenda në shtëpi, sidomos kur je i shëndetshëm, më besoni që janë komplet të papërfillshme krahasuar me pasojat që lë momenti kur një familjar që ta merr ambulanca dhe me të cilin do të kesh kontakte vetëm telefonike për kushedi sa kohë. Dhe përveç kësaj me pasojat që do të kesh kur të vijnë të të bëjnë analizën dhe të të trajtojnë si mbetje kimike, pasi fundja në këtë pike ke thuajse të njëjtën rrezikshmëri për të tjerët. Nuk kemi pasur kontakte me njerëz të infektuar, të ardhur nga jashtë apo me ata që kishin simptoma dhe nuk e di se si e kemi marrë. Kjo do të thotë se nuk kanë rrezik potencial vetëm ata që vijnë nga jashtë, por shumë e shumë të tjerë. Ky virus nuk është shaka, po jua thotë dikush që po vuan pasojat, dikush që ka dikë të shtruar në spital, dikush që është karantinuar në shtëpi me zero kontakt njerëzor. Nuk po e hiperbolizoj kur them se kjo nuk është një luftë personale e gjithsecilit prej nesh, por e gjithë njerëzimit. Ne na duhet vetëm të rrimë në shtëpi dhe të mos u bëhemi barrë këtyre mjekëve dhe ekspertëve që po bëjnë çmos për kurimin. Të mos jemi si ata persona që e kanë marrë nga pakujdesia e tyre apo e dikujt tjetër. Duke shpresuar që kjo video t’jua bëjë situatën pak më reale, sepse shumë prej jush më keni patur në rrjetet sociale dhe godet ndryshe kur është dikush që njeh. Ju lutemi qëndroni në shtëpi dhe bëni kujdes. Bëni kujdes jo vetëm për familjarët por edhe për të tjerët në rrugë sepse këtu bëhet fjalë për përgjegjësi edhe për jetën e tjetrit,”- shprehet vajza në video.
Ndërsa kryeministri Edi Rama e ka inkurajuar dhe i kërkon që të bëjë durim sepse do t’ja dalë mbanë. Ai i premton edhe një takim pas fundit të luftës.
“#tinukdojeshkurrëvetëm❤ Ti zemër do ia dalësh padiskutim dhe unë jam me ty, të gjithë ne jemi me ty, deri kur të shërohesh plotësisht! Por ti meriton edhe një falenderim të megjithëzemërt, për fjalët e thjeshta, të vërteta, të ndjera, që ke ndarë me të gjithë ne, sot kur të gjithë kanë nevojë të dëgjojnë dhe disa prej nesh, kanë akoma nevojë të kuptojnë që jemi në një luftë botërore për jetën, jo në një lojë kukamçefthi, ku kemi të drejtën të mërzitemi e të ankohemi pse po e kufizojmë skajshmërisht lirinë tonë! Ti nuk ke nevojë për kurajo, sepse dalja jote publikisht tregon se kurajon e ke të jashtëzakonshme, kështu që unë nuk mund të të jap kurajo ty, po dua të të falenderoj për kurajon që ti më dhe mua me fuqinë magnetike të brishtësisë tënde. Përqafime nga larg dhe me patjetër do të takohemi kur të mbarojë lufta. Edi,”- shkruan Rama krah videos.
Mesazhi vjen në kohën kur në Shqipëri ka hyrë në zbatim ligji i luftës. Nga dita e sotme, ora 13:00 e deri të hënën në orën 05:00 është e ndaluar çdo lloj lëvizjeje me këmbë apo makinë. Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda, ndërsa në rrugë ka dalë Ushtria dhe Policia. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Tashmë orari i ri i lëvizjes edhe për javën e ardhshme është 05:00 me 13:00. Ndërkaq numri i të prekurve ka shkuar në 76, dy prej tyre të shëruar dhe dy viktima.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Duke filluar nga e marta do të qëndrojnë hapur një sërë biznesesh, përfshirë këtu edhe shumë prej tyre që nuk kanë të bëjnë me ushqimoret apo farma...
TIRANË– Përplasja e frikshme mes qytetarëve dhe efektivëve të policisë, pamjet e të cilës kryeministri Edi Rama i shiti si nga Spanja, ka ndodhur në Algjer...
DURRËS– Qyteti i durrësit është bindur ndaj masave të marra nga qeveria. Në videon e mëposhtme shikoni se si vendi bregdetar është në një qetësi të plotë d...
TIRANË– Mjeku i Spitalit të Infektivit në QSUT, Tritan Kalo, ka deklaruar se shumë pacientë të tjerë të infektuar me COVID-19 do të lënë shumë shpejt spita...
SHKODËR– Radha për të blerë bukë nuk ka pasur fund në ditët e sotme. Videoja që po shikoni vjen nga qyteti i Shkodrës, ku qytetarët janë të reshtuar përbal...
TIRANË- Nga dita e hënë, Shqipëria ndërpret të gjitha fluturimet me jashtë vendit, duke u izoluar totalisht, me përjashtim të linjës “Air Albania” e cila d...
Administratori i Shega Trans, Ervin Shijaku, ka qenë në një lidhje me skype për Fax News, ku ka komentuar peticionin që shoqëritë e transportit i kanë dërguar k...
SHQIPËRI– Bashkitë e qyteteve të ndryshme të Shqipërisë kanë shpërndarë edhe ditën e sotme pako me ndihma ushqimore për të gjithë pensionistët dhe familjet...
GJERMANI-Gazetarja Daniela Bonollari, në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Gjermania me studion e “Ditari” në A2, ka treguar se si po përjetohet situata e shkakt...
TIRANË– Qytetarët janë konfliktuar me një efektiv policia në një furrë buke në Lushnje. Ngjarja është raportuar me video nga redaksia e “JOQ”, ku shihet se...