Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Sport
“E kam njohur që fëmijë”, Ronaldinho: “Raphina? Më pëlqen ta shikoj kur luan”
11 Prill 2022, 09:46Nga DOSJA
SPANJE – Legjenda e Brazilit, Ronaldinho (42 vjeç) flet me superlative për një bashkatdhetar të tij, i cili thuhet se do të përfundojë te Barça sezonin e ri.
Duke folur për “Mundo Deportivo”, ai shprehet: “Rastësisht, Raphinha është nga Porto Alegre, qyteti im. Unë jam shok i mirë i babait të tij dhe e kam njohur atë që në fëmijëri. Rastësisht sot punon me Decon (ish-lojtar i Barcelonës) dhe gjërat po i shkojnë shumë mirë. Ai është një i ri shumë i talentuar.”
Dhe më pas, ai entuziazmon: “Më pëlqen të shikoj kur luan Messi, ia vlen. Edhe nëse Ney, apo Mbappé luan. Por më pëlqen të shikoj edhe Raphinhan duke luajtur.”
Sipas gazetës spanjolle “Sport”, braziliani ka arritur marrëveshje me Barcelonën. Rrjedhimisht, ai ka rënë dakord për një kontratë pesëvjeçare dhe nuk duket të ketë ndonjë problem me strukturat e pagave më të ulëta.
Por problemi me transferimin e Raphinhas është ende tarifa e transferimit: sipas gazetes në fjalë, Leeds ka refuzuar një ofertë fillestare prej 35 milionë €, duke iu referua klauzolës së lirimit prej 75 milion €. Por Ronaldinho vazhdon: “Raphinha ka gjithçka për të qenë i suksesshëm, pavarësisht se ku është.”
B.T (Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
ITALI – “Me gjithë respektin e duhur për Romën, më duhet të them se jam dëshmitar i disa gjërave të turpshme nga pikëpamja futbollistike dhe sportive. Ajo...
BRAZIL – Klubi brazilian Desportivo Ferroviaria njoftoi këtë të dielë ndërprerjen e kontratës me trajnerin e saj, Rafael Soriano, për goditjen me kokë të ...
EGJIPT – Përmes një njoftimi të shkurtër për shtyp të publikuar këtë të diel, Federata e Futbollit e Egjiptit (EFA) njoftoi fundin e aventurës së Carlos Q...
ITALI – Tani topi i kthehet Interit: me rezultatet e mbrëmshme, zikaltrit në fakt janë kthyer në zotër të fatit të tyre. Nëse deri në fund lojtarët e Inza...
SPANJË- Barcelona ka arritur që të marrë fitoren e shtatë radhazi e të rikthehet në vendin e dytë të La Ligës, pasi mundi me përmbysje Levanten në transfer...
ITALI– Në javën e 32-të të Serie A, Milan kryesues nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 ndaj Torinos. Barazimi i dytë rradhazi në kampionat që lejon kuqe...