LIVE UPDATES
Aktualitet

‘E kisha të vështirë edhe për kafe…’/ Gruaja i kërkon Policisë t’ia kthejë paratë borxhliu: Kam

1 Maj 2021, 13:44 Nga DOSJA
‘E kisha të vështirë edhe për kafe…’/

Pandemia i ka sjellë vështirësi një gruaje në kryeqytet për të marrë mbrapsht një borxh, meqënëse ajo ka frikë ta takojë personin që i dha paratë hua përpara se globi të prekej nga koronavirusi. Për këtë shtetasja në fjalë e panikosur se mos infektohej nga personi që i kishte dhënë borxhin, por akoma më tepër e panikosur nga moskthimi i borxhit, e ka zgjidhur problemin duke kërkuar që paratë e dhëna t’ia mbledhë policia.

Denoncimi i E.H., i regjistruar në komisariatin numër katër bën fjalë për një borxh prej 2500 eurosh që kanë ndarë dy kolegë, të cilët nga Covid-19 u angazhuan në spitale të ndryshme.

“Paratë ia dhashë kolegut përpara pandemisë në Rrugën e Dibrës. Ishim të dy infermierë në të njëjtin spital në Tiranë. Por më pas kolegu im u transferua infermier pranë një spitali Covid në kryeqytet kështu që nuk pata më mundësi ta takoja më pas”, shpjegon infermierja.

Por shqetësimet e saj u shtuan atëherë kur paratë që i kishte nga kursimet e saj nuk po i ktheheshin dhe kolegu nuk po e takonte më. Ata komunikonin vetëm në telefon derisa edhe bisedat u rralluan pasi burri që mori borxhin, ishte shumë i zënë me pacientët e infektuar.

“Bashkëshorti im, i cili ishte emigrant në Gjermani, mbeti pa punë nga Covidi dhe u kthye pranë nesh. Im shoq ishte në dijeni të dhënies së borxhit sepse e pyeta dhe më tha OK përsa kohë kolegu kishte nevojë për ato para dhe e ndihmova. Por burri mbeti pa punë dhe u kthye në shtëpi dhe tani edhe ne kemi problemet tona financiare. Ndaj po paraqitem së bashku me tim shoq për të dorëzuar kallëzimin që ky shtetas të shlyejë borxhin që i kam dhënë. I lutem policisë të gjejë një mënyrë që ta kontaktojë kolegun tim në spital mbasi Covid-19 na e bën të vështirë ta gjej”, vijon kërkesën e saj në polici E.H.

Sipas burimeve të Gazetës “Si” gruaja është pyetur nga agjentët nëse e kishte takuar kolegun, me inicialet G.T.

“Parimisht kam folur veçse në telefon, pasi nga Covidi ishte e vështirë të shikoheshim apo të pinim kafe. Por me kalimin e muajve, numri i tij del i padisponueshëm. Por ky person punon infermier pranë spitalit Covid, u zhvendos aty mbas shpalljes së pandemisë dhe e kam të vështirë ta takoj nga frika e infektimit”, argumenton infermierja.

“Çfarë kërkoni nga policia”, e ka pyetur agjenti, i cili ndërkohë e ka sqaruar gruan se është e vështirë që çështja të regjistrohet për ndonjë krim të mundshëm duke qenë se nuk ka asnjë vepër penale.

“Të shikohet mundësia që ky person të thërritet dhe të kontaktohet, pasi numri del i padisponueshëm dhe ne jemi bërë merak dhe për shkak të pandemisë nuk kalojmë dot që të marrim takim fizik me këtë shtetas”, ka thënë E.H.

Mbas këtij kallëzimi edhe pse E.H është pyetur me këmbëngulje nëse ishte mashtruar apo jo për dhënien e borxhit dhe ajo ka theksuar që jo, agjentët e kanë telefonuar infermierin për t’u paraqitur në komisariatin numër 4 për të dhënë qëndrimin e tij. Ai është shfaqur i gatshëm sapo të lirohej nga puna.

Në raport-shërbimin që Gazeta “Si” disponon thuhet se pesë ditë mbas këtij kallëzimit të shtetases me inicialet E.H, infermierja në fjalë ka shkuar sërisht në komisariatin numër 4.
Agjenti shkruan: “E.H. u paraqit dhe deklaron me përgjegjësi të plotë se shtetasi G.T. e ka marrë në telefon dhe ka shkuar ta takojë. Ky shtetas ka shlyer borxhin prej 2500 eurosh dhe kjo shtetase kërkon që kolegu që sipas saj është mirë me shëndet dhe nuk kishte asnjë problem, të mos ndiqet penalisht”.

Marrë nga GazetaSi

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll
Aktualitet 1 Maj 2021, 07:47

LAJM I FUNDIT/ Durrës, humbi jetën në punë, arrestohet pronari i banesës, nuk mori masat për të siguruar jetën e punonjësveVijon…(F.g/dosja.al)Rama është propoz...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet