Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është ndalur tek krimi i organizuar dhe tek vendimet e marra nga Gjykata dhe çështjet e lëna të pahetuara nga Prokuroria. Gjatë prezantimit të paketës speciale Anti-KÇK në ambientet e ArTurbinës, ku në fokus do të jetë goditja e krimit të organizuar dhe pasurive të tyre, duke përfshirë këtu edhe kriminelë të rrezikshëm, të cilët përmes gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, kanë mundur që t’i shpëtojnë drejtësisë, kryeministri Rama foli edhe për raste konkrete, duke kujtuar këtu çështjen e atentatit ndaj Prokurorit Arjan Ndoja dhe Dritan Dajtin. Kryeministri shtoi se ka pasur edhe raste kur gjykatësi e ka lënë të lirë një vrasës në sallë.
“Ky është momenti për të folur për krimin e organizuar. Prokuroria në 87 raste nuk ka vepruar fare ndaj personave të arrestuar nga policia si autorë të veprave të rëndë. Gjykata 30 raste pafajësie për persona të arrestuar. Shikoni çfarë ka bërë gjykata, 63 dënime për lehta për krime të rënda, dhjetëra raste pafajësie për persona të arrestuar për krime të rënda, persona të tillë që kanë shkuar e kanë vrarë prap. Nuk luftohet krimi nga një dorë nga një palë, duhen tre palë, pushteti ekzekutiv, prokuroria dhe gjykata në pushtetin gjyqësor. Ça e zgjasim vetëm para pak ditësh, policia dhe gjykata kishin marrë në mbrojtje një familje të një penduari. Ata kishin rënë dakort të bashkëpunonin me shtetin në mënyrë që krimineli të fundosej. Dhe nuk është e lehtë. Shkojmë në seancën e parë, çfarë ndodh? Gjykatësi e liron në sallë kriminelin. Hyn me pranga dhe del me duar në xhepa. Pak muaj më parë, autori i vrasjes së katër policëve. Pak javë më parë, rasti i tjetërsimit të sy për sy të 1 milion metra katrorë, zonë bregdeti. A mund të japësh një pronë në gjyaktë, sikur ajo pronë aty është e lirë? S’e jep dot!”- tha kryeminsitri ndër të tjera.
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot ligjin special për KÇK-në. Rama tha se të fortëve dhe gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar do t’ju kërkohet të provojnë burimin e pasurisë së tyre. Rama tha se do të ngrihet një taskë-Forcë, OFL, që do të godasë dhe sekuestrojë këto pasuri.
(f.m.;f.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANE- Kryeministri Edi Rama prezantoi në ambientet e ArTurbinës, paketën speciale Anti-KÇK, ku në fokus do të jetë goditja e krimit të organizuar dhe p...
DURRËS– Më 21 dhjetor të këtij viti, në Durrës pritet të mbahet takimi i tretë i të ashtuquajturit “mini Shengeni Ballkanik”, ku marrin pjesë S...
TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka prezantuar 7 prioritetet e qeverisë Rama deri në mbylljen e mandatit në vitin 2021. Nga lufta kundër krimit, tek mbyllja e spor...
TIRANE– Kryeministri Edi Rama u ndal tek koncesionet por edhe për ikjen e të rinjve nga Shqipëria. Rama pranoi se nga kjo “rrjedhje” është larguar edhe truri po...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është ndalur në udhëtimet business class që përdoret nga politikanët. Në pyetjen e bërë nga një ndjekës në rrjetet sociale, ...
TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për akuzat se qeveria Rama është e lidhur me oligarkët. Rama tha se biznesmenët që opinioni publik i akuzon si oliga...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është ndalur në udhëtimet business class që përdoret nga politikanët Në pyetjen e bërë nga një ndjekës në rrjetet sociale, th...
TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka thënë sot në prezantimin e platformës “Anti KCK”, se mjekësia nëpër spitale është transformuar dhe se situata është ndryshe, dh...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është ndalur tek çështja e ngociatatave dhe tek vijimësia e këtij progresi. Ai shtoi më tej se Shqipëria vazhdon progr...
TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka nisur prezantimin e platfomës anti “Kap ça të kapësh”. Rama foli edhe për dhunimin e grave, frikën nga drejtësia dhe dhë...