LIVE UPDATES
Aktualitet

E-maili/“Gërdeci”, Shkëlzen Berisha i kthen përgjigje Guy Lawson: Ja pse ju nuk jeni i mashtruari, por regjisori i mashtr

24 Mars 2019, 17:36 Nga DOSJA

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha i përgjigjet gazetarit amerikan, Guy Lawson, duke theksuar se ai jo vetëm që nuk është i mashtruar, por është regjisori i mashtrimeve.

Gazetari pretendonte se Shkëlzen Berisha ishte përfshirë në biznesin e armëve para tragjedisë së Gërdecit, por Shkëlzen Berisha i konsideron shpifje.

Guy Lawson: “Zoti Berisha nuk ishte në gjendje ta sillte këtë e-mail gjatë të gjithë procesit gjyqësor, ndaj nuk ka asnjë provë që ai është lidhur me mua para se të botohej libri, dhe zoti Berisha e di shumë mirë këtë”.

Shkelzen Berisha: z. Lawson, eshte e vertete qe une nuk e kam sjelle kete email para gjykatës dhe deri tani përveç fjalës time nuk ka pasur asnje evidence se ky email ju eshte nisur juve. Ju e keni shfrytëzuar pamundësinë time per ta gjetur kete email, per te gënjyer para gjykatës dhe para publikut, pavarësisht se emailin e keni marre, duke thene se une nuk ju kam kontaktuar.

Fatmirësisht ky email i cili ju eshte nisur me dt 18 Mars 2011, vetem disa dite pas publikimit tuaj ne revistën Roling Stone, eshte rigjetur ne arkivin e njerit prej miqve te mi, te cilit ja kisha percjelle pak kohe pasi ua kisha nisur juve. Ai sigurisht qe do ti paraqitet gjykates si prove ne apel dhe sot publikut si deshmi e genjeshtres suaj.

Ju e keni fshehur kete email me qellim dhe kjo provon dhe njehere se, ju ne kete histori nuk jeni i mashtruari, por regjisori i mashtruesve.

Kete nuk e tregon vetem fshehja e ketij emaili, por dhe vete deklarata juaj para gjykates kur thoni “se nuk me keni kontaktuar se e dinit qe do te mohoja pretendimet per lidhjet me AEY”.

Natyrisht une do mohoja me fakte një histori me te cilen nuk kisha asnje lidhje por paragjykimi i juaj nuk ka lidhje me standardet e gazetarisë por me nevojen per t’i shitur publikut nje histori te trilluar sic do t’i vinte për shtat xhepit tuaj dhe jo te vertetes.

Guy Lawson: “Erion Veliaj ishte një nga burimet e mia, por siç argumentoi Gjykatësja Cooke në vendimin e saj, unë isha bazuar në shumë burime të tjera për të treguar përfshirjen e paditësit, si artikulli i “New York Times”, “Broward Beach New Times”, the “New Republic”, dokumentari i Al Jazeera-s “Plumba dhe Dollarë”, e-mail-e diplomatike që dolën në publik, në të cilat ambasadori amerikan e lidhte zotin Berisha me korrupsionin e tregtisë së armëve, si dhe intervista me shumë njerëz të tjerë, të cilët besojnë me bindje se zoti Berisha ka qenë i përfshirë në tregti korruptive me armë. Me pak fjalë, është një numër i stërmadh burimesh që e lidhin zotin Berisha”.

Shkelzen Berisha: Nese flasim per individe, qe kane shpifur ne lidhje me mua ashtu sic del fare qarte nga dokumentet qe ju keni sjelle para gjykates, ne Shqiperi burimi juaj I VETEM ka qene Erion Veliaj.

Ai eshte po ashtu i vetmi burim qe ka refuzuar te deshmoje ne kete gjyq pavaresisht kerkeses se derguar nga avokati im. Ju siguroj se, aresyeja nuk eshte frika nga une, por nga ligji!

Belliu qe ju e keni identifikuar si burim, deklaroi per gjykaten se ai nuk me njihte fare dhe nuk kishte asnje dijeni per perfshirjen time ose jo ne historine e Gerdecit apo AEY dhe se ato qe ju ka thene I kishte lexuar ne disa nga mediat lokale ne Shqiperi.

Kokalari qe ne fillim e cilesuat si burim per librin tuaj, përgjatë pyetjes nga avokati im e etiketuat me shume “respekt” si nje “maniak te tërbuar me axhende private” te cilit ju nuk mund ti besonit.

Artikulli i NYT per aq sa me takon mua, bazohet vetem mbi biseden Trebicka – Diveroli. I pari ka folur qe ne vitin 2008 pas artikullit, me deklarata publike dhe deshmi ne prokuri qe nuk besonte se Diveroli thoshte te verteten ne lidhje me mua. Por ju zgjodhet te injoronit si deklaraten time ashtu dhe deklaraten e tij. Ne fund deklarata e Diverolit se ai kishte trilluar gjithcka provoi se ju zgjodhet te mbyllnit syte para te vertetes ne favor te nje historie qe i pershtatej vetem xhepit tuaj.

Ju genjeni serish kur thoni se ambasadori Withers me ka implikuar mua ne kete histori. Ambasadori ka cituar ato qe kane shkruar disa media shqiptare dhe ate qe ai pretendon se I ka thene z.Hoxha. Ne asnje rast ambasadori nuk është shprehur nese I beson ose jo burimet e tij. Pra ne kete rast burimi juaj nuk është ambasadori amerikan por z.Hoxha dhe disa media lokale.

Ju keni zgjedhur te injoroni deklaraten publike te z.Hoxha te botuar ne media lokale menjehere pas publikimit te wikileaks, ku ai pergenjeshtron keto kabllograme dhe mohon te kete permendur emrin tim ne kete takim. Njelloj si deklaraten ju keni zgjedhur te injoroni deshmine e tij para gjykates qe hedh poshte pretendimet tuaja.

Ju keni zjedhur gjithashtu te injoroni te gjitha deklaratat e mia qe hedhin poshte cdo lidhje time me kete histori ndonese ato jane botuar ne shume media lokale.

Ju keni zgjedhur te mos “lexoni” deklaraten e z. Trebicka ku shprehet se ai besonte qe une nuk isha I perfshire ne kete afere dhe kjo eshte botuar dhe mbuluar gjeresisht nga mediat lokale.

Sepse ju keni zgjedhur te “lexoni” dhe te “importoni” nga mediat shqiptare (te financuara nga kundershtaret politike te babait tim) vetëm shpifjet qe i pershtateshin nje historie qe i vinte per shtat xhepit tuaj dhe qellimisht keni injoruar cdo deklarate timen apo te personave te tjere qe do t’ju conte tek e verteta.

Standardi juaj per te verteten eshte edhe me i ulet se i disa mediave shqiptare lokale (pjese e makinerise politike te shpifjes) qe ju citoni, pasi ne ndryshim nga ju, ato nuk kane pasur mundesi te lexonin raportin e hetuesve te Departamentit te Mbrojtjes sipas te cilit Podrizki qe pretendonte se kishte qene ne nje takim me mua, nuk e njohu Shkelzen Berishen kur ata I treguan foton e tij.

Sigurisht qe Podrizkit ne kundershtim te asaj qe kishte deklaruar ne betim, I “erdhen syte” dhe ju “rikthye kujtesa”, sapo ju I ofruat para (e pranuar kjo para gjykates) per librin tuaj.

Nese marrim burimet e mediave apo personave qe ju keni cituar te gjitha permblidhen tek Diveroli, Podrizki dhe shpifjet e mediave apo aktoreve lokale ne Shqiperi. Te gjitha keto te kundershtuara nga deshmitare te rendesishem, nga vete burimet si dhe nga une me deklarata dhe padi ligjore para te cilave ju keni mbyllur syte per te mos “trazuar” historine qe I vinte per shtat xhepit tuaj.

Me e rende akoma, ju keni injoruar qellimisht konnluzionet e proceseve ligjore te kryera ne Shqiperi dhe SHBA respektivisht per Gerdecin dhe AEY ku ne asnje rast pavaresisht qindra te pyeturve ne mijera faqe deshmi, nuk ekziston qofte dhe nje prove e vetme e gjetur qe me lidh mua me keto ceshtje apo i lidhe keto dy afera njera me tjetren

Guy Lawson – “Sërish, gjykatësi Cooke e ka refuzuar këtë argument. Ajo ka specifikuar ‘thelbi i të dy ngjarjeve është që paditësi ka qenë i përfshirë në veprimtaritë korruptive në lidhje me arsenalin e madh të Shqipërisë, kryesisht të papërdorshëm, por ende shumë të rrezikshëm, që daton që nga Lufta e Ftohtë’.

Shkelzen Berisha: Njelloj si me trillimet e librit ju genjeni kur thoni se gjykata paska thene se keto dy histori kane lidhje me njera tjetren. Per ta bere kete gjyqtares do t’I duhej te futej ne thellesite e dosjes se te dyjave ceshtjeve gje qe as nuk eshte bere e as ka qene qellimi I gjyqit. Gjykatesja thjesht ka vene ne dukje se ne media ka pasur PRETENDIME per perfshirjen time ne keto dy histori njelloj sic ka permendur pretendime per Llotarine (per te cilat z.Balla eshte denuar per shpifje) apo per CEZ (per te cilin burimi I z.Balla eshte denuar per shpifje) por ajo per asnje moment as nuk ka lidhur historite me njera tjetren dhe as nuk ka pranuar si te verteta keto pretendime.

 

Marrë nga Panorama

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet emaili i shkëlzen berishës me guy lawson shkëlzen berisha emaili i shkëlzen berishës me guy lawson shkëlzen berisha


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet