LIVE UPDATES
Politike

E marrin naftën në Maqedoni, Basha u premton fermerëve dibranë naftë 240 lek më të lirë. 100 milion euro subvencione, 50

10 Prill 2021, 14:05 Nga DOSJA
E marrin naftën në Maqedoni, Basha u premton fermerëve

PESHKOPI- Kryedemokrati Lulzim Basha ka takuar ditën e sotme fermerët e fshatit Grevë në Peshkopi. Fermerët i kanë shprehur Bashës problemet dhe hallet e tyre, ku i kanë thënë se për 8 vite nuk kanë marrë asnjë subvencion nga shteti si dhe nga ana tjetër ata po përballen me naftën dhe me taksat shumë të shtrenjta. Ata gjithashtu kanë thënë se nga shteti nuk kanë marrë ende certifikatat e pronësisë nga qeveria dhe se nuk dinë se çfarë të bëjnë për to.


“Unë jam një nga fermerët e Maqellarës në drejtimin fruti-kulturë. Kam një sipërfaqe me 8 hektarë molla dhe fruta të ndryshme. 8 vite që qeveria fermerët e Dibrës i la në harresë në të gjitha drejtimet, ndiç tek subvencionet, ndaç tek shitja e prodhimeve dhe kanë ndjerë një mungesë shumë të madhe dhe janë munduar vet me fuqitë e tyre, me forcat e tyre, diku dhe me humbje shumë të mëdhaja sepse shteti dhe qeveria nuk funksionojnë. Mos flasim për problematikat që nga kostoja e prodhimit që fillon me naftën, tek traktori që punon tokën.

Që t’i marrësh taksë rruge traktorit, kjo ka ndodhur vetëm në shtetin tonë. Traktori që punon tokën, paguan taksë rruge dhe që këtu fillojnë të gjitha problematikat e fermerëve dhe nuk jam në gjendje të nxjerr një kosto prodhimi që të përballojë tregun. Pastaj, fillojmë me radhë deri tek shitja e prodhimit. Fermeri është në mëshirën e fatit, që nga tregtarët që marrin mallin e të gjitha. Një kile mollë sot është 1200, 1300 lekë, kur fermerit ja marrin 200, 300 lekë. Programi juaj, i Partisë Demokratike, ne na ngre shumë lartë dhe subvencionet që ju keni premtuar, ku qeveria thotë ku do i merrni lekët, lekët janë sepse vetëm nga taksa e naftës për rrugën, qeveria mbledh 550 milion euro në vit. Ku shkojnë këto lekë? Po këto janë taksat e traktorit Prandaj unë sot jam këtu dhe kam ardhur të mbështesë programin tuaj dhe të uroj fitore” – u shpreh Premtim Agolli.

“Quhem Ramazan Kaza, fermer, agro-përpunues. Sot disponoj 3 licenca me produktet janë mjaft cilësore, mirëpo shumë gjëra stonojnë. Nuk do zgjatem shumë por që të arrish të kryesh investime duhet patjetër certifikata e pronësisë që mendoj se me ardhjen tuaj në pushtet që është një domosdoshmëri duhet të jetë një aksion që çon në përfundimin e tij. Për të kryer investime shumë fermerë kanë stonuar krahas gjërave të tjera. Kemi besim tek vizioni, idetë dhe energjitë tuaja që fjala juaj do jetë realitet në të ardhmen e afërt” – tha Ramazan Kaza.

Ndërkohë që Basha në fjalën e tij tha se të gjitha problemet si nga buqësia dhe blegtoria edhe problemet e tjera kanë ardhur për fajë të qeverisë. Ai tha se qeveria në vend që të ndihmojë fermerët i ka mbajtur lekët. Basha tha se buqësia dhe blegtoria, janë fusha prioriate të qeverisë së tij, si dhe për këtë sektor ai tha se do të japë 100 milion euro subvencione vit për vit si dhe 50 milion euro do të shpenzojë për infrastrukturën buqësore.  Ai gjithashtu u shpreh se problemi që fermërët kanë me certifikatat e pronësisë do të zgjidhet si dhe fermerët do të pajisen me Nipt për të shmangur burokrcitë.

 

“Çdo pronar automjeti në Dibër shkon dhe e mbush serbatorin në Dibër të Madhe, këta të Kukësit në Prizren, këta të Hasit kështu, të Tropojës në Gjakovë, të Pogradecit në Strugë. Sepse nafta në Shqipëri është e treta më e shtrenjtë në botë, krahasohemi me Singaporin dhe me Suedinë. Pse? Për shkak të taksës. 240 lekë është rrit taksa në 8 vite ndërkohë që në fakt kishte premtuar uljen e taksës. 550 milion tha z. Agolli vetëm nga taksa e qarkullimit. Sa nga këto 550 milion euro janë kthyer fermerit shqiptar? Përkundrazi paradoksi që më përmendë t’i ma parmendën edhe në Devoll. Për ta lëviz zetorin e traktorit nga një arë në arën tjetër del përpara tabela e qarkullimit, e të vënë dhe gjobën po s’pate leje qarkullimi. Ёshtë një marrëzi.

Ёshtë një sjellje anti-zhvillim, është një sjellje kundër fermerit shqiptar dhe ne i kemi parë pasojat. Toka është braktisur, prodhimi ka rënë dhe ai prodhim i shkëlqyeshëm që korret apo vilet gjysma përfundon në kanal. Nga ana tjetër hendeku që përmende 400% ndryshimi i çmimit me sa e shet fermeri me sa mbërrin tek konsumatori. Të gjitha këto probleme janë probleme politike të shkaktuara nga keqqeverisja. Ndaj zgjidhja e parë është ajo zgjidhje që funksionon në Maqedoni, që funksionon në Kosovë, është paketa e subvencioneve direkte për fermerin shqiptar.

110 milionë euro në vit është ajo që ne do të rezervojmë nga buxheti i shtetit. Sa mirë e the, është më pak se 1/5 e asaj që ju merr shqiptarëve me taksën e qarkullimit. E sa e sa taksa të tjera e çmime të tjera të rritura të energjisë e të naftës. Pra, nuk kanë munguar paratë dhe nuk mungojnë paratë, por ka munguar dëshira dhe vullneti për të ndihmuar fermerin shqiptar. Një grup njerëzish kanë përfituar, kryesisht importues, monopolistë. Si ka mundësi që ne të pranojmë në këtë vend ku gjysma e popullsisë jeton me tokën ku ka prodhime kaq cilësore që tregu ynë të mbytet nga prodhimet e eksportit që të vijnë me një çmim më të ulët se prodhimet tona? Sepse prodhimet e tyre janë të subvencionuara dhe importuesit e këtyre prodhimeve favorizohen në dogana.

Pa pikë diskutimi kjo do të marrë fund. Subvencionimi i prodhimeve tona si fillim do të sjellë uljen e kostos së prodhimit të fermerit shqiptar mollë apo domate, qershi apo patate, mish, qumësht apo nënprodukte të tjera blegtorale, mjaltë apo peshk. Të gjitha do të përfitojnë nga subvencionet nga ulja e kostos. Ulja e kostos do të thotë në radhë të parë ulje e kostos së imputeve në fidanë, farëra, pesticide, dapi, proceset mekanike aty ku ndodhin se është një pjesë e madhe e Shqipërisë. Të gjitha do të përfitojnë nga subvencionimi duke synuar minimizimin deri në zerimin e tyre. Kjo do të thotë që prodhimi juaj do të vijë në treg me një kosto shumë më të ulët se sot dhe do të thotë që do të vijë me një çmim konkurrues. Një çmim konkurrues që do ta bëjë prodhimin shqiptar të preferuar jo thjesht se është më i freskët, më i mirë, se vjen drejtpërdrejt nga toka nuk ka nevojë të vijë nga Egjipti, as fasulja, as patatja por vjen nga toka jonë.

Së dyti, do të bëjë të mundur që në vend që të futeni në borxh proces mbas procesi, sezon pas sezoni, jo vetëm mos të futeni në borxh, jo vetëm mos të detyroheni të merrni kredi, ata që kanë mundësi se shumica i marrin me fajde dhe janë mbytur deri këtu dhe nuk i lajnë dot dhe pastaj vjen dita për t’i shitur prodhimet e i shisni nën kosto e nuk lani dot as borxhet, pra, për t’i dhënë fund këtij cikli negativ por të filloni të krijoni mirëqenie. Kur kam folur për herë të parë për qëllimin tonë politik që është krijimi i shtresës së mesme shqiptare kam pasur parasysh kryesisht tre kategori: sipërmarrjen e vogël dhe të mesme, fermerin shqiptar dhe profesionistin shqiptar.

Kur këto 3 shtresa të arrijnë një minimum të ardhurash prej 1 milion lekë të vjetra në muaj atëherë gjithçka në ekonominë tonë dhe në demokracinë tonë do të ndryshojë. Programi ynë për 100 milion euro subvencione do të sjellë dy efekte të menjëhershme. E para, prodhimet tuaja nuk do kalben, e nuk do frezohen e nuk do hidhen në kanal por do përfundojnë në treg e do shiten me çmime konkurruese ndaj çdo prodhimi tjetër të huaj të eksportuar dhe do të sjellin fitime në xhepat tuaj. Dhe së dyti do të ndihmojmë edhe mirëqenien e pjesës tjetër të popullsisë. Sot mjafton të vësh një kamera në një dyqan në qendër të Tiranës dhe ta shohësh ku ka përfunduar mirëqenia e shqiptarit, shkojnë blejnë dy kokrra domate, një trangull, një gjysmë buke e një shishe dhallë.

Pra përmirësimi i gjendjes së fermerit shqiptar, përmirësimi i çmimeve do të sjellë edhe fitime për ju edhe për përmirësimin e gjendjes së përgjithshme ekonomike të kostos së jetesës në qytet. Hapi i dytë është infrastruktura dhe me infrastrukturën kam parasysh jo thjesht rrugët që mungojnë, rrugët e aksesit, vaditjen, kullimin, energjinë elektrike, po kam parasysh edhe infrastrukturën e tregjeve sepse edhe monopolizimi i tregjeve është fatkeqësi për ju.

Kam para sysh rrjetin e magazinave apo të impianteve të përpunimit sepse me të vërtetë një vit mund të keni mbiprodhim dhe një pjesë mund të shitet në tregun vendas, një pjesë mund ta eksportoni dhe për këtë ne do të investojmë fuqishëm për certifikimin e produkteve tuaja dhe për të bërë të mundur atë që na ka dhënë Bashkimi Evropian që është mundësia për të eksportuar produktet, ta shfrytëzojmë si e shfrytëzon Maqedonia, siç e shfrytëzon Kosova por prapë se pra mund të mbetet një sasi produkti këtu dhe ky nuk duhet të jetë lajm i keq, ky duhet të jetë lajm i mirë, ai produkte le të kthehet në lëng frutash, le të kthehet në marmelatë, në reçel, në turshi apo një tjetër nën produkt e jo të hidhet në kanal por edhe për këtë ka nevojë që të blesh një impiant, ta vendosësh në punë, të punësosh njerëz, kjo nuk duhet të shikohet si krim siç e shikon qeveria sotme por si mundësi , si objektiv, madje ne duhet ti shtyjmë investitorët shqiptar të investojnë të agro-përpunimi.

Të dyja këto fusha pastaj lidhen ngushtë edhe me turizmin që është një fushë që ne vetëm e kemi prekur majën e ajsbergut se turizmi nuk është vetëm plazh edhe det, është edhe agroturizmi, është edhe mundësia për të shpalosur bukuritë e jashtëzakonshme natyrore të veriu, të verilindje, të jugut, juglindjes ndaj turizmit evropian që i kërkon këto bukuri, ju mungojnë këto bukuri. Ne ne duhet të shtrojmë rrugët drejt agro-turizmit. Fermeri nesër si sipërmarrje nesër, mund të ketë dhe një bujtinë, mund të ketë dhe një restorant apo qoftë edhe një dyqan ku tregton drejtpërdrejt prodhimet e veta bio. 100 milion Euro subvencione të drejtpërdrejta. 50 milion Euro vit për vit për infrastrukturën bujqësore. Këto janë angazhimet tona të planit 4 vjeçar, në mandatin tonë të parë. Dhe dua ta përfundoj me këtë, disa prej jush e dinë fare mirë që gjysmën e buxhetit Bashkimi Europian e harxhon për fermerët europian.

Ajo që ndoshta nuk dini është që Bashkimi Europian ka një buxhet të veçantë për gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor për agro-kulturën, për bujqësinë, për blegtorinë në tërësi, për industrinë e ushqimit dhe për prodhimet bujqësore dhe blegtorale. IPARD-i, i cili keqpërdoret nga qeveria aktuale. Jo vetëm kaq, por ne nuk arrijmë dot të absorbojmë shumë fonde që janë në dispozicion, por që sigurisht duhet një qeveri e besueshme, një qeveri që arrin ti thithë me projekte dhe pastaj shkon të japë llogari, se janë paratë e taksave te evropianëve ato.

Atje funksionojnë gjërat. Ai thotë, urdhëro, për çfarë i do paratë? Në qoftë se ke një projekt bindës kemi dhe ne mallra që mund ti patentojmë, prodhime që mund ti patentojmë. Prandaj ju jap fjalën që shumë shpejt, falë objektivit tonë tjetër madhor, objektivi i parë është rritja ekonomike e Shqipërisë, rritja ekonomike e fermerit shqiptar është e padiskutueshme se ju jeni gjysma e Shqipërisë. Objektivi i dytë që ndërthuret me këtë është avancimi në rrugën drejt Bashkimit Europian. 8 vjet nuk kemi bërë asnjë hap përpara.

Problemi i certifikatave të pronësisë është një problem i madh. Hapi i parë, nuk do jetë një defekt i shtetit një problem për ju. Çfarë dua të them me këtë? Fakti që nuk keni certifikatë pronësie nuk do t’ju ndalojë për të marrë subvencione për prodhimet tuaja deri sa certifikatën e pronësisë ta keni. Dhe është absurde që kanë krijuar një sistem ku thonë ti do e marrësh subvencionin po më tregove certifikatën, por unë s’të jap certifikatën. Është për të qesh dhe për të qarë si çdo gjë tjetër në këto 8 vite. Për sa kohë që shteti nuk i ka marrë përgjegjësitë e veta për t’i pajis fermerët shqiptarë me certifikatën e tokës, kërkesa për certifikatën e tokës nuk do të jetë më kusht për marrjen e subvencionit. Sikundër i qëndroj asaj që i kam thënë prej vitësh që Nipt-i i fermerit do të jetë numri i identifikimit personal në kartën e identitetit.

Sa më burokratik shteti aq më i madh korrupsioni aq më të varfër njerëzit, prandaj ne do ta luftojmë burokracinë e tepërt kudo. Nga ana tjetër është një sfidë pajisja e fermerëve me certifikatat e pronësisë. Dhe ne kemi ngritur një departament pune i cili po merret me këtë çështje sikundër me të gjitha çështjet e tjera të pronës në mënyrë që t’i kolaudojë brenda dy viteve të para të qeverisjes tonë. Thënë kjo, nuk është një nga fushat ku jemi krenarë se ne si parti, jemi parti konservatore, parti e qendrës së djathtë.

Ne duhet ta kishim përmbyll procesin e certifikimit të pronave por nuk arritëm dot ta përmbyllnim. Unë, për këtë ju kam kërkuar ndjesë prej vitit 2013 e në vazhdim. Sot, vij t’ju them se brenda 24 muajve të parë ky problem do të jetë i përmbyllur. Ndërkohë që, këto 24 muaj, mungesa e certifikatës së pronës nuk do të përbëjë shkak ligjor për t’i mohuar asnjë fermeri subvencionin e për të mos i mohuar askujt, të drejtat që ka pavarësisht se shteti ka dështuar dhe i ka lënë në baltë. Kjo qeveri i ka lënë në baltë dhe nuk i ka plotësuar detyrimet që rrjedhin nga ligjet apo aktet nënligjore për t’i pajisur me certifikatën e pronës”, tha Basha.

(I.A;f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta