LIVE UPDATES
Bota

‘E paprecendentë!’/ BE-ja i kërkon shpjegim Bjellorusisë për ndalimin e gazetarit bjellorus, “lumë”

23 Maj 2021, 19:09 Nga DOSJA
‘E paprecendentë!’/ BE-ja i kërkon shpjegim

Qeveritë e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian kanë kërkuar një shpjegim të menjëhershëm nga Bjellorusia në lidhje me devijimin e një fluturimi të Ryanair me destinacion në Lituani, por i cili ndaloi në Minsk, ku autoritetet ndaluan një nga pasagjerët, aktivistin e opozitës dhe gazetarin, Raman Pratasevich.

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda tha se aeroplani ateroi “me forcë” dhe kryeministri polak, Mateusz Morawiecki e quajti ngjarjen një “akt të dënueshëm të terrorizmit shtetëror”. Nauseda kritikoi ndalimin e Pratasevich dhe tha se bashkësia ndërkombëtare “duhet të ndërmarrë hapa të menjëhershëm që kjo të mos të përsëritet”. Ai e dha këtë deklaratë për Reuters, që pasoi reagimin e tij fillestar për incidentin, të publikuar në Twitter.

“Ngjarje e paparë! Një avion pasagjerësh që fluturonte për në Vilnius u ul me forcë në Minsk”, shkroi ai.

“Aktivisti politik bjellorus dhe themeluesi i Nexta ishte në aeroplan. Ai është ndaluar. Regjimi qëndron prapa këtij veprimi të neveritshëm. Unë kërkoj që Raman Pratasevich të lirohet urgjentisht”, shtoi ai.

Mateusz tha në Twitter se ka kërkuar nga presidenti i Këshillit Evropian të diskutojë për sanksione të menjëhershme kundër Bjellorusisë gjatë një takimi që është planifikuar të mbahet më 24 maj. Zyrtari i lartë në Ministrinë e Jashtme gjermane, Miguel Berger, gjithashtu reagoi në Twitter për ndalimin e Pratasevichit, duke kërkuar “shpjegim të menjëhershëm nga qeveria bjelloruse për ndryshimin e kursit të fluturimit të avionit të kompanisë Ryan Air brenda BE-së për në Minks dhe për ndalimin e një gazetari”.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel shprehu shqetësimin e tij për ngjarjen dhe u bëri thirrje autoriteteve bjelloruse që të lirojnë avionin dhe pasagjerët që udhëtonin me të, duke shtuar se është “thelbësore” që Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil të hetojë këtë ngjarje. Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian tha se incidenti kërkon një përgjigje “të fortë dhe të bashkuar” nga Bashkimi Evropian.

Pratasevich u mor nga policia menjëherë pasi avioni i kompanisë, Ryanair, që ishte nisur nga Athina për në Vilnius, ateroi në Bjellorusi, pasi pilotët morën një mesazh se në bordin e avionit gjendej një bombë.

Ryanair tha përmes një deklarate dërguar Radios Evropa e Lirë se ekuipazhi u njoftua nga Bjellorusia për një kërcënim të mundshëm në bord dhe “u udhëzuan të devijonin në aeroportin më të afërt, Minsk”.

“Avioni u ul në mënyrë të sigurt dhe pasagjerët dolën jashtë tij, derisa autoritetet lokale kryen kontrollet e sigurisë”, thuhet në deklaratë.

“Asgjë nuk u gjet dhe autoritetet thanë se avioni mund të nisjes së bashku me pasagjerët, pesë orë pas qëndrimit në Minsk”, thuhet më tej në deklaratë.

Avioni pritej të nisej në orën 19:00 sipas kohës lokale në Minsk, tha Ryanair, duke shtuar se kanë njoftuar agjencitë përkatëse të sigurisë dhe ato të sigurisë kombëtare e të Evropës dhe kjo kompani kërkoi falje “për këtë vonesë, e cila për fat të keq e cila, ishte jashtë kontrollit të Ryanair”.

Udhëheqësi autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka urdhëroi që një avion ushtarak të shoqëroi avionin e Ryanair, që ka më shumë se 100 pasagjerë në bord, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve BelTA.

Komisionerja e BE-së për transport, Adina Valean më vonë konfirmoi se avioni është lejuar që të niset nga Minsku drejt Lituanisë. Aleanca Veri-atlantike tha se aterimi i detyrueshëm i avionit në Minsk “ishte një incident serioz dhe i rrezikshëm”, duke kërkuar hetim ndërkombëtar për këtë ngjarje.

“Autoritetet bjelloruse duhet të sigurojnë kthimin e të gjithë pasagjerëve dhe anëtarëve të ekuipazhit në Lituani”, tha një zëdhënës i NATO-s.

“Ne jemi duke monitoruar nga afër aterimin me forcë në Bjellorusi të avionit të Ryanait, që ishte nisur nga Athina në Vilius, dhe për raportimet për ndalimin e opozitarit, Roman Protasevich”, shtoi NATO-ja.

Nga selia e lideres së opozitës bjelloruse, Svyatlana Tsikhanouskaya thanë se avioni ishte afër kufirit me Lituaninë, kur pilotët morën mesazhin se kishte bombë në bord. Avioni, sipas tyre, ishte më afër Lituanisë, por ata u urdhëruan që të ateronin në Minsk.

“Regjimi detyroi aterimin e avionit në Minks me qëllim që të arrestojë gazetarin dhe aktivistin, Raman Pratasevich. Ai në Bjellorusi përballet me dënim me vdekje. Ne kërkojmë lirimin e tij të menjëhershëm, hetim të incidentit dhe sanksione kundër Bjellorusisë”, shkroi Tsikhanouskaya në Tëitter.

Pratasevich ishte administratori kryesor i Nexta-Live në platformën Telegram, që ka mbuluar protestat që shpërthyen në Bjellorusi pas zgjedhjeve presidenciale të gushtit të vitit të kaluar. Në nëntor, autoritetet Bjelloruse njoftuan se Pratasevich së bashku me Stsyapan Putsila – gjithashtu një administrator i Nexta-Live – po hetoheshin për dyshime për organizimin të tubimeve të paligjshme, prishje të rendit shoqëror dhe nxitje të urrejtjes shoqërore.

Bjellorusia është tronditur nga protestat që kur Lukashenka, i cili është në pushtet që nga viti 1994, tha se ka fituar në zgjedhjet presidenciale, të cilat u përshkruan me akuza për manipulim votash. Që atëherë, mbi 30 mijë persona janë arrestuar, qindra janë rrahur ose torturuar.

Pratasevich ka qenë pjesë e bursës Valclav Havel në Pragë. Kjo bursë për gazetarë – që është nismë e përbashkët e Radios Evropa e Lirë dhe Ministrisë së Jashtme çeke – u dedikohet gazetarëve nga shtetet e Partneritetit Lindor të BE-së dhe Rusisë.

Marrë nga REL

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota prangoset roman protasevic roman protasevic prangoset roman protasevic roman protasevic

Sondazh

Poll
Bota 23 Maj 2021, 18:03

ITALI– Rëndohet bilanci i aksidentit me teleferik, të ndodhur në zonën e njohur si Stresa-Mottarone , në provincën Verbania-Cusio-Ossola. Mediat italiane kanë r...

Bota 23 Maj 2021, 16:05

BEOGRAD– Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, pas vizitës në manastirin Poganovë, deklaroi se nuk i ka lexuar deklaratat më të fundit për të a...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet