LIVE UPDATES
Aktualitet

E pazakontë! I kishin vjedhur çarçafët, jastëkët e tenxheren; gruaja nuk duroi dot më! Kërkon urdhër mbrojtje në komis

30 Mars 2021, 14:27 Nga DOSJA
E pazakontë! I kishin vjedhur çarçafët,

TIRANË– Ndodh që kur çiftet grinden, e marrin aq shumë inat njëri-tjetrin sa ju ngjan se për çdo gjë të keqe që ndodh e ka fajin partneri. E ngjashme është historia e një 45 vjeçareje e cila fajëson të shoqin. Gruaja pas mosmarrëveshjes me bashkëshortin, pak orë më vonë kur është kthyer në banesë ka vërjetur se dikush kishte vjedhur çarcafët, mbulesën e krevatit dopio me dy jastëkë dhe tenxheren.

Sipas burimeve policore të gazetës Si, së pari gruaja ka kryer hetimet e saj dhe e bindur që këtë veprim e kishte kryer bashkëshorti. Nuk e ka menduar gjatë, por është nisur direkt e në komisariat, ku nuk ka kërkuar zbulimin e hajdutëve. Sipas denoncimit të gruas, çarcafët e krevatit të çiftit dhe të tjerat ishin vjedhur qëllimshëm nga bashkëshorti për ta kërcënuar atë dhe sipas denoncimit të saj kjo është një lloj dhune e tillë nga e cila ajo duhet të fitonte një urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje

Gruaja me inicialet L.K shkoi në komisariatin numër tre shpjegojnë burimet e gazetës Si pasi pyeti të bijën dhe nuk gjeti asnjë adresë të çarcafëve dhe tenxheres.

‘A e ke parë babin të bëjë ndonjë lëvizje gjatë paradites’ – pyeti L.K të bijën, por vajza ju përgjigj : ‘nuk kam parë gjë mami pasi isha duke luajtur.’

Sipas burimeve të gazetës SI gruaja ka vijuar kërkimet. Ka zbritur poshtë dyqanit të lagjes dhe ka pyetur shitësin e minimarketit nëse kishte parë ndonjë lëvizje të çuditshme, ose ndonjë person që kishte nxjerrë sende nga banesa. Edhe ai ka tundur kokën duke mohuar. As ai nuk shtoi ndonjë të dhënë për hetimin privat të saj

“ Kur erdhi bashkëshorti e pyeta se ku I kishte çuar gjërat që kishte marrë, por ai më tha- jo nuk I kam marr unë, mbase I ke marrë i dhe do të ma hedhësh fajin mua” – dëshmon në polici 45 vjeçarja, sipas të cilës hajduti ishte pikërisht partneri dhe e kishte bërë këtë veprim jo për të përfituar, por për ta rënduar emocionalisht.

Pyetjes së agjentëve të cilët nuk kanë ditur se si ta ndihmojnë, se ku gjendej ajo kur I humbën carcafët dhe tenxherja , ajo i përgjigjet: isha në punë, deri në orën 17, kurse burrri ishte pushim. Ndaj them që ai i ka marrë, e ka bërë këtë gjë për të më nervozuar. Jam e bindur.

Por ndërsa agjentët këmbëngulin të mësojnë se përse I është krijuar kjo bindje, ajo nuk e heq nga goja emrin e bashkëshortit E.L.

“Jam e bindur pasi, ai e ka bërë edhe herë tjetër këtë gjë. Herë tjetër ka vjedhur pajisje elektro shtëpiake dhe e bën këtë gjë që të më mërzisë që unë të largohem nga shtëpia. Dhe kjo është një formë dhune, e theksoj, kjo është dhunë”– rrëfehet 45 vjeçarja.

Me duar të lidhura dhe pa asnjë zgjidhje për ti firmosur urdhërin e mbrojtjes , pasi nuk dinin si ta argumentonin këtë kërkesë, agjentët kryejnë lëvizjen e radhës. Burimet e gazetës Si theksojnë se thërritën në komisariatin numër. 3 shtetasin E.L , I cili u soll ashtu siç e parashikuan agjentët. Mohoi çdo gjë dhe u tregua i habitur.

“ Nuk kam kryer asnjë veprim të kundraligjshëm. Nuk është aspak e vërtetë “ – thotë 52 vjeçari që nuk pranon ta ketë kryer këtë lloj dhune. Pavarësisht kësaj agjentët e mbajtën shënim pretendimin e gruas dhe të të shoqit , I cili nuk akuzohet nga partnerja për vjedhje por për dhunë në familje.

Marrë nga Gazeta SI.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet gruaja denoncon burrin gruaja denoncon burrin

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet