LIVE UPDATES
Politike

E PLOTË/Mark Marku liston arsyet pse hoqi dorë nga mandati: PD vazhdon me maskaradë, parti që mbron interesat e Bashës dhe

27 Gusht 2021, 07:27 Nga DOSJA
E PLOTË/Mark Marku liston arsyet pse hoqi dorë nga mandati: PD vazhdon

TIRANË–Mark Marku heq dorë nga mandati i deputetit pas zgjedhjes në qarkun e Lezhës dhe njofton shkëputjen nga Partia Demokratike. Në një shkrim të publikuar në gazeta “Panorama Print”, Marku ka listuar arsyet e largimit, ku shpreh trishtimin e thellë për gjendjen ku ndodhet PD pas humbjes. Arsyet për Markun janë disa, ndërsa liston fushatën e dobët të partisë, manipulimin nga kundërshtari dhe rënien në rutinën humbëse duke mos kontestuar rezultatin, fushatën farsë për zgjedhjen e Lulzim Bashës në krye të PD, ndërsa parashikon edhe ecurinë e partisë. Për Markun, PD është kthyer në një parti mburojë të interesave të dy liderëve që sipas tij janë Sali Berisha dhe Lulzim Basha. “Lulzim Basha është kryetari i Partisë së Sali Berishës”,-shkruan Marku, duke e cilësuar këtë një paradoks. Marku njofton dorëheqjen nga posti i deputetit, që e cilëson si angazhim dhe jo punë. Në mbyllje, ai njofton se nuk do të jetë pjesë e asnjë forumi politik dhe do të vazhdojë të bëjë opozitën e pushtetit.

EDITORIALI I PLOTË:

PSE NUK DO TË SHKOJ NË KËSHILLIN KOMBËTAR TË PD-SË DHE AS NË KUVENDIN E SHQIPËRISË

MARK MARKU

Dje, si është bërë e ditur edhe në publik, është lajmëruar mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, e cila do të mbahet më datë 30 gusht. Me sa shihet nga axhenda e dërguar, nga kjo mbledhje do të dalin organet drejtuese të PD-së, që, sipas statutit, zgjidhen nga ky këshill. Përves kësaj, në axhendë nuk parashikohet asgjë tjetër. Është dëshpëruese të vëresh se ngado ta shqyrtosh çështjen, të gjitha aksionet politike të përcaktuara nga lidershipi i PD-së vazhdojnë rutinën e humbësit.

Pra, tre muaj pas maskaradës zgjedhore të 25 prillit, lidershipi i PD-së nuk jep asnjë përgjigje për atë se çfarë do të ndodhë në Parlamentin e ardhshëm shqiptar dhe se cili do të jetë aksioni opozitar në Parlamentin e ri. Asnjë përgjigje për strategjitë dhe taktikat, me të cilat PD, si opozita më e madhe në vend, do të përballet me regjimin e rilindjes. Është irrituese të shohësh se këto tre muaj, PD i është përgjigjur maskaradës së madhe me disa minimaskarada të ngjashme, veçse tashmë të zhvendosura nga skena kombëtare në një skenë më të vogël, në atë opozitare.

Këto maskarada, në thelb, janë etapat e njëpasnjëshme të rënies së vazhdueshme të PD-së në një rutinë humbëse. Etapa e parë e rënies: Beteja për denoncimin e manipulimit të zgjedhjeve. Zgjedhjet u manipuluan, por ne nuk protestojmë. Ne ndjekim procedurën, por harrojmë që po me procedurë triumfoi nazizmi në Gjermani, putinizmi në Rusi, erdoganizmi në Turqi.

Procedura dështoi, por kjo nuk ka rëndësi, ne prapë vazhdojmë procedurën e zgjedhjeve në parti. Meqë nuk zgjodhëm Kryeministrin, zgjedhim kryetarin tonë të partisë. Të gjithë pajtohen, askush nuk kundërshton. Po Çurçilli na mëson të kundërtën: ata që bien duke luftuar, kanë mundësi të ringrihen.

Demokracia ra, shoqëria u dorëzua, partitë (opozitare) dështuan, hajduti u bë mbret. Etapa e dytë e rënies: Fushata për zgjedhjen e kryetarit të PD-së. Fushatë pa vizion, pa alternativë, pa perspektivë rrugëdalje nga kriza, pa perspektivë të ardhjes në pushtet, pa një platformë ndryshimi, pa brejtje ndërgjegje për gjendjen e popullit opozitar dhe sakrificat e tyre, pa ndjesë për dy humbjet, pa qoftë edhe një shkëndijë shprese për rrugën e ardhshme drejt pushtetit nga asnjëri prej kandidatëve.

Lulzim Basha fitoi thjesht për rutinë, pasi në partitë shqiptare ku secili avancon në karrierë politike për shkak të servilizmit ndaj kryetarit, askush nuk mund ta konkurrojë kryetarin, aq më tepër në rastin e PD-së, ku, siç rezultoi më vonë, përtej kryetarit ka kryetar më të fuqishëm se kryetari.

Etapa e tretë e rënies: Kuvendi i PD-së, Kuvend që u mbyll para se të fillonte. Basha kishte bashkuar në një fjalim të gjatë, prej gati një ore shumë fjalë, të cilat i hodhi si fara kungulli mbi kryet e delegatëve. Pas këtij fjalimi, të gjithë ishin edhe më të paqartë për vizionin e ri të PD-së. Ishte trishtuese të shihje aty të mbledhur me mijëra përfaqësues të strukturave të PD-së, pra, elitën politike të saj, të cilët, të shqetësuar për humbjen, prisnin një debat të gjallë nga ku mund të dilnin mijëra propozime për transformimin e PDsë në një forcë politike moderne të aftë për t’i paraqitur anëtarësisë së PD-së, por edhe shoqërisë, një ofertë të re konkurruese, ndërkohë që aty nuk ndodhi asgjë e tillë.

Duartrokitjet e delegatëve ishin harxhuar në fillim të fillimit, pra, kur në sallë u shfaq kryetari i vërtetë i PD-së, Sali Berisha, i cili kishte zgjedhur këtë moment për t’u treguar të gjithëve se kush kishte qenë kryetari real i PD-së për 8 vitet e shkuara në opozitë dhe se cili do të ishte katër vitet e ardhshme, po në opozitë.

Besoj të gjithë tani e kanë kuptuar paradoksin e PD-së në tetë vjet: Basha, kryetar i partisë së Berishës.

E zbuluan të dy. Për mua ishte dyfish trishtuese, pasi nga njëra anë, kushdo që më takonte më përgëzonte për problemet e ngritura në diskutimin tim në Kuvend, nga ana tjetër pakkush prej tyre, me përjashtim të Agron Gjekmarkajt dhe ndonjë tjetri, pa llogaritur këtu rivalët në garë të Bashës, e ngriti vetë zërin aty, apo më pas publikisht për të njëjtat gjëra për të cilat binin dakord plotësisht me mua individualisht.

M’u përsërit e njëjta ndjesi e dhjetë viteve më parë, po i njëjti përgëzim pas kuintave, po e njëjta memecëri publikisht, megjithëse atëherë, disa prej atyre që më përgëzonin privatisht, me të njëjtin zell më sulmonin publikisht. Konkluzioni im: nuk mund të bësh kauza kolektive lirie dhe demokracie me ato elita politike apo intelektuale që ose e kanë humbur aftësinë e të menduarit dhe vepruarit të pavarur gradualisht ose nuk e kanë fituar këtë aftësi ende.

Gjithsesi, Kuvendi e pati një të re: votoi një herë propozimet e Bashës, pastaj hapi siparin e propozimeve të tjera, të cilat mund të votohen në kongresin e ardhshëm që do të mbahet me durim kur t’i vijë radha. Sa për Këshillin Kombëtar që u zgjodh dhe që do të mblidhet me 30 shtator, askush nuk e kuptoi si u bënë përzgjedhjet e kandidatëve, askush nuk e kuptoi si dhe sa votuan, askush sa vota mori.

Drynat e sekretit të tyre i vari në zinxhirin e florinjtë që mban në qafë Jemin Gjana dhe i mori me vete. Nga rendi i ditës së paraqitur, ka shumë gjasa që etapa e katërt në radhë të jetë mbledhja e ardhshme e Këshillit Kombëtar, që do të mbahet më 30 gusht. Nga leximi i kësaj axhende dhe krahasimi i saj me shqetësimet që mendoj unë se duhet të jenë prioritare për aktivitetin e ardhshëm të PD-së, kam krijuar përfundimisht bindjen se unë personalisht dhe PD kemi vektorë gjithnjë e më të kundërt mendimi dhe veprimi.

Unë mendoj dhe propozoj (siç e kam propozuar edhe në kuvendin e fundit kombëtar, por edhe vite më parë kur isha deputet i kësaj partie) fillimin e një procesi ndryshimi thelbësor të PD-së, ridimensionimin e marrëdhënieve me shoqërinë, përgatitjen e një oferte konkurruese elektorale, ndryshimin e modelit të lidershipit dhe të marrëdhënies së tij me PD-në, ndërkohë që PD vazhdon rutinën 8-vjeçare të humbësit. Për këtë arsye kam vendosur të mos marr pjesë në etapën e katërt të një rutine të tillë humbëse.

Madje, kam vendosur të mos e marr as mandatin e deputetit. Kam pranuar të jem drejtues i fushatës së zgjedhjeve në Qarkun e Lezhës përkundër interesave të mia për t’u ripërfshirë në jetën aktive politike. E kam bërë me vullnet të lirë si një akt angazhimi qytetar dhe intelektual për të dhënë kontributin tim modest në favor të ndryshimit, pas kërkesave të përsëritura dhe ngulmuese të kryetarit të PD-së Basha.

Kam vepruar siç veprova kur isha student në ‘90-ën, siç kam vepruar në dhjetëra raste të angazhimit tim publik, por këtë radhë mendova dhe ende vazhdoj të mendoj kështu, se largimi i Ramës nga pushteti ishte një kusht themelor për ta nxjerrë vendin nga qeverisja më e keqe që ka njohur historia e vendit pas rënies së regjimit të Enver Hoxhës.

Nuk jam penduar, por nga ana tjetër nuk mund të bëhem pjesë e një force politike që nuk ka as vetëdijen më minimale për gjendjen ku ndodhet dhe që nuk ka as përgjegjësinë më të vogël për fatin e mbështetësve të vet apo të gjithë shoqërisë. Kam bindjen (shpresoj të jetë e gabuar) që duke vazhduar rutinën e humbësit, PD po humb një shans historik, të fundit, për të ndryshuar veten dhe shoqërinë. Kështu si po vepron, PD po shndërrohet në një parti që mbron interesat personale të dy liderëve të vet, Berishës dhe Bashës, të një grupi të ngushtë drejtuesish të PD-së dhe ndoshta edhe të disa prej deputetëve të saj duke i tradhtuar interesat e atyre që e kanë mbështetur me aq mund, përkushtim e sakrifica.

E ndërmarr këtë hap si shenjë përgjegjësie për ata mijëra lezhjanë, mirditorë, kurbinas, që na mbështetën dhe që i rezistuan agresionit më të madh elektoral që kishin parë ndonjëherë dhe që, përkundër kësaj, bashkërisht realizuam fitoren më të madhe historike elektorale në Qarkun e Lezhës. Sot, ata janë nën agresionin e pushtetit, janë duke bërë gati plaçkat për të ikur nga sytë këmbët, janë të dëshpëruar dhe të pashpresë. Por mbi të gjitha janë të gënjyer. Unë nuk dua t’i gënjej ata siç po i gënjen lidershipii PD-së.

Po ju them hapur se ndërsa ata janë të braktisur në fatet e tyre, lidershipi i PD-së po bjerr kohën në rutinë zgjedhjesh për poste të kota strukturash të një partie që, kështu si po vepron, po e errëson gjithnjë e më shumë perspektivën e ardhjes në pushtet. E bëj këtë akt, që është më tepër një gjest sesa një sakrificë, për të treguar se dikush duhet dhe mund të reagojë kundër shndërrimit të PD-së në një parti dekori të një sistemi të degraduar, për të treguar se jo kushdo mund të bëhet dekor i një elite të paaftë partiake, që është e aftë vetëm për të mbrojtur interesat vetjake.

E bëj këtë për të dhënë një mesazh alarmi, të cilin ndokush mund ta dëgjojë dhe rrjedhimisht edhe ta bëjë të reflektojë. E konsideroj politikën dhe të qenit deputet si angazhim dhe jo si punë. Për të qenë i lirë, i pakushtëzuar dhe i pakompromentuar në opozitarizmin tim vetjak, nuk do të jem as pjesë e Këshillit kombëtar dhe as deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe do t’i drejtohem Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për procedurat formale të sanksionimit të vendimit tim. Kështu, mes qëndrimit në PD, ku për shkak të përgjegjësisë dhe natyrës sime kritike do të detyrohem të jem më shumë i angazhuar në opozitarizmin brenda PD-së dhe daljes jashtë kësaj partie për të bërë opozitën e pushtetit, po zgjedh këtë të fundit: opozitën ndaj pushtetit.

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike dorehiqet mark marku mark marku dorehiqet mark marku mark marku

Sondazh

Poll
Politike 27 Gusht 2021, 06:39

TIRANË– Një lajm shumë i papritur u publikua mëngjesin e sotëm në printin e ‘Panorama’. Mark Marku nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të ri, duke hequr dorë n...

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje