LIVE UPDATES
Politike

E PLOTË! ish-deputeti Gurakuqi përplaset me Bujar Nishanin, nxjerrin dokumentet nga arkiva e ish-Sigurimit të Shtetit: Moj ll

23 Dhjetor 2020, 20:35 Nga DOSJA
E PLOTË! ish-deputeti Gurakuqi përplaset me Bujar Nishanin, nxjerrin

TIRANË– Debat i fortë në distancë mes ish-deputetit të Partisë Demokratike Romeo Gurakuqi dhe ish-Presidentit Bujar Nushati. Pas përjashtimit të tij nga selia blu, Gurakuqi, në një shkrim të gjatë theksonte se ky vendim është marrë në shkelje të plotë pasi vlerësimi përfundimtar i komisionerëve mbyllej në momentin kur emrat e kandidatëve dërgohen në degë dhe se e drejta e komisionerëve për të shqyrtuar kandidatët përfundoi ditën, që emrat i shkuan anëtarësisë për konsultim. Gurakuqi thekson se 5 anëtarët, Genc Ruli, Besnik Mustafaj, Mark Marku, Bujar Nishani dhe Enriketa Papa nuk ishin të përshtatshëm për të kryer atë proces, sepse nuk kanë moral dhe nuk përmbushin kriteret e udhëzimit të 25 qershorit të PD-së, pasi sipas Gurakuqit kanë qenë aktivë në sistemin komunist. Ai akuzonte edhe komisionin se ka ngritur akuza dhe ka marrë vendime pa dëgjuar palën e dëmtuar.

Ky shkrim ka marrë përgjigjen e Bujar Nishanit. Me një tjetër shënim, Nishani e konsideron një shpifës, një llaxore korridoresh dhe se fjala e tij ka vlerë sa një sufllaqe. Nishni i kujon Gurakuqit se në vitin 2017 i ka dërguar mesazh, ku kërkonte ndihmë se (sipas Romeos) punëdhënësi i tij, kërkonte me ngulm që Romeo të sulmonte e shante në media Sali Berishën. Si një ish-Ministër i Brendshëm, Nishani shkruan se do t’i sugjeronte Romeos të kërkonte e lexonte në arkivin e Sigurimit të Shtetit (në Ministrinë e Brendshme) kartelën Nr. 379, të datës 08.01.1949, të rekrutimit të “SATELITIT” prej oficerit të sigurimit, Anastas Bojaxhi dhe kartelen Nr. 2641 të datës 27.02.1980, të rekrutimit të “VIGJILENTIT”, prej oficerit të sigurimit, Selfo Islami, sepse atëherë do të kthjellohej.

Këto akuza kanë marrë një tjetër përgjigje të Gurakuqit. Ky i fundit ka publikuar një dokument ku shkruhet se nuk ka asnjë dosje për të tek arkivat e ish-Sigurimit të Shtetit.

Shkrimi i parë i Romeo Gurakuqit

Në mbrëmjen e 22 tetorit 2020, pa prit dhe pa kujtu, nga media mësova se isha vendosun në një listë të zezë përjashtimore nga një komision, të cilin Kryesia e PDSH e kishte krijuar për sigurimin e asaj çfarë ambasadorja e SHBA në Tiranë, zonja Yuri Kim, e konsideroi një përfaqësi të kandidatëve të pastër të demokratëve në Parlament, në përmbushje të rolit thelbësor të opozitës në demokracinë e brishtë shqiptare. Ekziston një Kod i Heshtjes dhe i Konfidencialitetit brenda PD, por një nga komisionerët kishte shpejtuar ta nxirrte në media “veprën” e tij. Prita me qetësi arsyetimin e vendimit personal të marrë nga komisionerët, por asgja e tillë nuk më është dhënë deri më sot, përveç disa deklarimeve të përgjithshme, prozhmuese, fyese dhe akuzuese, të lëshueme në mënyrë konfuze nga komisionerët e paçertifikuar dhe që në kodin tonë konsiderohen shpifje për të cilat autorët duhet të mbajnë përgjegjësi. Pyetja që i bëj vetes që nga ai moment është se kush janë këto “dinjitarë”, që kanë të drejtë të japin verdikte përkufizuese dhe poshtëruese mbi anëtarët e opozitës? Në një sistem demokratik, vertetë ruhet e drejta e institucioneve për ndërtim akuze dhe dënime, por ekziston edhe e drejta e qytetarit, për mbrojtje ligjore pranë institucioneve përkatëse. Kjo e drejtë përforcohet, kur komisionerët marrin pamje sekretarësh organizash bazë, nuk reshtin së foluri dhe akuzuari, ndërsa ne detyrimisht duhet t’i përmbahemi një kodi heshtjeje, që tashmë është tejkaluar nga koha. Por heshtja ime u jep të drejtë atyre dhe kjo nuk mund të ndodhë. Pranë institucionit drejtues politik, me 30 tetor 2020 kam depozituar një akt-padi për Komisionin e Apelit. Mbasi Gjykata e Apelit ende nuk është mbledhur, unë po paraqes arsyetimin tim mbrojtës: Askujt nuk i ka shkue ndër mend 30 vite ma parë, se do të vinte një ditë, që filtri i vlerësimeve të elitës politike të PDSh-së, si parti e Qendrës së Djathtë, e vendosur sot në vitin 2020 në rrugën e çmontimit të një regjimi kleptokratësh, do të kalonte përmes një komisioni, të përbërë nga anëtarë që janë formatuar në fillesë në kuzhinën e ish- Komitetit Qendror të PPSH, në Grupin e Oficerëve Enveristë Bustambajtës të Shkollës së Bashkuar, subjekte të proceduar në një kohë për tregtim pyjesh; ose ndër njerëz, që ende nuk janë drejtuar pranë institucioneve, që të vertetojnë pastërtinë e figurës, të tregojnë çfarë bënin ata qysh në bankat e shkollës së mesme dhe vijim ne vitet (70-80), ku diktatura po bëhej çdo ditë dhe më e ashpër me rininë shqiptare. Imagjinoj si do të kishte reagu sot, dëshmori i demokracisë, Arben Broci kur do të shihte shkresmbajtësin dhe përkthyesin e Institutit të shoqes Nexhmije, duke u matur për ta shënuar emrin e tij me stilografin e dhuruar në zyrat sovjetike, apo çfarë deklarate do të kishte dhanë Dom Simon Jubani, kur do të shihte, se vlerësimin e kandidatëve të djathtë e komandon njëriu i parë i zinxhirit të uljes së gradës së marrëdhënieve të Shqipërisë me Seline e Shenjtë dhe e ka lanë Shqipërinë tash 7 vjet pa ambasador në Vatikan. Përkufizimin final të kësaj gjendjeje paradoksale besoj ta bante i madhi Arshi Pipa: “paskeni ra sërish në duart e “Jeunes Turcs” të prodhuem nga regjimi i vjetër bijt e mi, sikurse ua paralajmërova”! Po, i paharrueshmi Ati ynë politik! Ata kanë ardhë për të vra Opozitën, atë të njimendtën; atë të njërëzve të vuajtur, liridashës të qytetit tand dhe të të gjithë Shqipnisë së andrave tuaja! Ndodhi pra në vitin 2020, mbas një kohe të pazakontë dhe pa shembuj të ngjashëm opozicioni parlamentar dhe extra parlamentar, dhune policore në kushtet e çmontimit të institucioneve të mbrojtjes së qytetarit, sakrificash të panumërta të popullit jokomunist të Shqipërisë dhe PDSH, që projekti i ardhshëm i burimeve njerëzore të destinuara me përmbys regjimin e Rilindjes së Etërve, të skicohej 100% nga majtistë të ri-integruar brenda të Djathtës. Por nuk është realisht vetëm e majtë kjo sipërmarrje e pafamë. Brenda kësaj skeme ndërhyrëse ka një produkt të ardhun si rezultat i tre muajve thëna e thashash të brendshme komisionare, siç me thojnë dëshmitarët, të denja për t’u krahasuar me modelin e diskutimeve të byrosë se pleqve të rrjedhur të PPSH, që rroposnin njerëz, por që planifikonin kapje të nesërme porcionesh pushteti, shpërblenin me favore, miq kohësh pushteti, lokal dhe qendror, që i mbajtën gjallë, etj. Në fund, ka edhe një desk komisionerësh të padukshëm, që s’kanë lidhje me konservatorizimin politik, perëndimizimin e Shqipërisë dhe çlirimin nga banda e zgrapcave: ështe desku i oligarkëve që hakmerret për çdo përmendje, atje nga periferitë juglindore të Tiranës. Të gjitha në kurriz të efikasitetit, racionalitetit dhe shpejtësisë së veprimit opozitar, kur koha nuk pret, kur përkufizimet politike duheshin bërë prej kohësh dhe skuadrat e aksionit opozitar në terren duheshin vënë përballë paramilitarëve të PS, që tashmë kanë kapë pikat e dobëta të Shqipërisë së varfën dhe kanë xanë votuesit me “tul buke”. Askush nuk shpjegon dot kujt i duhej që një grup njerëzish të papërputhshëm më funksionin e vlerësuesit, të cilët nuk kanë realizuar marrjen e vertetimit të pastërtisë së figurës nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentët e ish-Sigurimit të Shtetit (sikurse e parashikon neni 4 pika ç e Udhëzimit numër 60, datë 25.06.2020 i Kryesisë së PDSH për procesin e zgjedhjeve të brendshme), të vendoseshin në një funksion të tillë kaq me përgjegjësi! Askush nuk arrin të kuptojë pse një procedure e tillë e ndërlikuar dhe e pangjashme ishte e domosdoshme t’i ofrohej si shpëtim demokratik Opozitës, që don sot një motorr të fuqishëm në shpirtin e saj riformatues të shoqnisë, institucioneve dhe drejtësisë! Pa asnjë respekt për detyrën e ngarkueme, pa pikën e seriozitetit dhe përulësisë ndaj shansit të dhanun për të lanë nji herë një emër të mirë ndershmërie e drejtësie, pa asnjë metodologji, Komiteti i Shpëtimit Publik-Mehmeti II, i gjendur pa prit dhe pa kujtue sërish në një vend nderi në Selinë mbi të cilën vodhën vrer për 3 vite me radhë, e përdoren shansin e dhanun jo për bashkim, por për “hakmarrje zemërthyerish” të modelit 2017: “dogjën” çdo raport koordinatorësh, nuk morën parasysh asnjë votim të anëtarësisë së PD, lanë mënjanë raportet periodike të Instituti i Studimeve Politike mbi efikasitetin e deputetëve në Parlament dhe në jeten publike, nuk shqyrtuan asnjë dosje rekordesh mbi mënyrën se si është vënë pasuria, nuk kërkuan asnjë rekord nga Autoriteti për Informim (nuk kishin se si derisa për vetë druheshin ta bënin) dhe një natë, papritmas, ilegalisht, në formë shantazhi, nxorën një listë me rreth 20 ish- deputetë të skualifikuar pa dhënë asnjë argumentim. Ishin ata e gjithë e keqja e PD, “të panevojshmit”, “jo qytetarët”, “njerëzit me hije” dhe brenda kësaj të keqeje isha edhe unë, “ai shkodrani që guxoi t’i kërkonte paraprakisht me shkrim “komisionarëve”, të merrnim ata të parët çertifikaten e pastërtisë”. Pyetja që i bëj vetes është se kush janë këto “jakobinë kokëprerës”, që kanë të drejtë të japin verdikte përkufizuese dhe poshtëruese mbi figurën time? Në fakt, pyetjen komisionit ia kam bërë që herët, më, 24 shtator 2020, kur kam marrë prej tyre një shkresë të formuluar në kundërshtim me Udhëzimin nr. 60, datë 25.06.2020, neni 18, që përcakton si datë të fillimit të punës së Komisionit, në aspektin vlerësues të kandidatëve, 3 gushtin 2020 dhe datë përmbyllëse, datën, 10 tetor 2020, d.m.th. momentin kur listat e Komisionit të Vlerësimit dorëzohen për konsultim përfundimtar në anëtarësi. “Robespieristëve” që thithin dhëmbët pa të pa dot në sy, u shtrova pyetjen: Ju që kërkoni të më vlerësoni mua, a keni kryer detyrimet ligjore të deklarimit personal, mbasi për të çertifikuar të tjerët, duhet më së pari të kryenin çertifikimin, se nuk është firmosur në “Regjistrat e Djallit”, nuk keni qenë informatorë shokësh gjimnazi dhe universiteti, dëshmitarë në gjyqe politike kundër të akuzuarve “për veprimtari armiqësore”, ”agjitacion dhe propagandë”, para datës, 31 mars 1991”. Me datë, 30 shtator 2020, në degën e PD Shkodër u zhvillua faza e tretë, ajo e konsultimit, e parashikuar nga Udhëzimi, në përfundim të së cilës, unë, kam rezultuar më i mbështeturi nga anëtarësia (më pak se 3% vota kundër), nga të gjithë kandidatët potencialë, që do të kalonin për shqyrtim në fazen e tretë (lexo nenin 18) në Kryesinë e PDSH. A e morën parasysh komisionerët votimin e anëtarësisë në bazë kur bënë seleksionimin e kandidatëve? Fakt është se komisionerët çertifikuan kandidatë, që nuk morën mbështetjen e anëtarësisë dhe skualifikuan kandidatë që anëtarësia i mbështeti fuqishëm. Pas kësaj çdo vendim i tyre bie, mbasi nuk është ligjor por i projektuar me arsye paragjykimore. Në procedim të Udhëzimit nr. 60, në tagret mbetëse të Komisionit të Vlerësimit përfshihej zbatimi i detyruar i nenit 31, gjegjësisht, çertifikimi i listës finale të dalë nga konsultimi i anëtarësisë, d.m.th. rankimi mbi bazën e votës, dhënia e vlerësimit për kandidatët që kishin marr kontestime mbi 20% të votës së anëtarësisë. I gjithë ky procedim formal, do të duhej të realizohej mbi bazën e leximit të proces-verbaleve zgjedhore të dorëzuara Komisionit nga ana e drejtuesve të procesit zgjedhor në Shkodër, duke bashkëngjitur më pas vlerësimin e përgjithshëm të kandidatëve realizuar në fazën e dytë, që konsiderohej i protokolluar në Protokollin e organizatës. Çuditërisht, në vend të çertifikimit të rezultateve dhe marrjes së vendimit skualifikues për kandidatët, që nuk ishin aprovuar nga anëtarësia në Shkodër dhe kudo, Komisioni ndërhyn në fazën e tretë, ndërkohë që tagret ndërhyrëse u kishin përfunduar në fazë të dytë. (Neni 25 i Udhëzimit e ka të përcaktuar qartë, se faza e vlerësimit të kandidatëve është faza e dytë dhe jo faza e tretë; “Komisioni i Vlerësimit bën vlerësimin përfundimtar të kandidatëve, sipas metodologjisë së përcaktuar paraprakisht. Në përfundim të procesit të vlerësimit hartohen listat e kandidatëve të mundshëm, që do të përfshihen në procesin e konsultimit nga anëtarësia në secilen Degë”). Konkluzioni: Vendimmarrja e fundit e komisionereve u realizua qartazi në shkelje të plotë të autoritetit të dhënë atyre nga Udhëzimi nr. 60 kryetarit të PDSH dhe Statuti i PDSH. Ata morën një vendim kur tagri u kishte përfunduar. Vlerësimi përfundimtar i komisionerëve mbyllej në momentin kur emrat e kandidatëve dërgohen në degë. E drejta e komisionerëve për të shqyrtuar kandidatët përfundoi ditën, që emrat i shkuan anëtarësisë për konsultim (në Shkodër, me datë, 30 shtator 2020). Pika 32 e udhëzimit e përcakton krejt qartë këtë: “Kryesia e Partisë përzgjedh kandidatët zyrtarë të PD në zgjedhje nga Lista e Kandidatëve të konfirmuar nga anëtarësia”. Mirëpo Komisionerët, nën ethet e tyre paranojake skualifikuese, gabimisht iu referuan nenit 31, duke bërë të paditurin, mbasi ajo pikë qartazi duhej të përdorej nga komisioni vetëm për ata kandidatë, të cilët ishin konfirmuar fillimisht, por më pas u skualifikuan nga anëtarësia. Për të gjitha arsyet e shpjeguara më lart, unë pyeta kryetarin e PDSH që së pari, ndaj meje të kërkohej falje nga autorët, për shprallimin e padrejtë publik dhe të korigjoheshin pasojat e dëmeve juridike. Po ashtu, vendimi i datës 21/22 tetor 2020 i Komisionit të Vlerësimit të Deputetëve të shpallej nul, d.m.th. i pavlefshëm, për shkak se dilte jashtë të gjitha parashikimeve dhe konceptit të Udhëzimit nr. 60. Anëtarët e Komisionit të Vlerësimit nuk kishin kryer vlerësim individual mbi metodologji, të protokolluar, bazuar në parashikimet e nenit 19 të Udhëzimit, por votim të fshehtë, të pabazuar në kriteret e vendosura. Mbi të gjitha, pretendimi se ishte bërë vlerësim bazuar në kritere, rezultoi i pavertetë (një mashtrim i rëndë publik i takticienit, tregtarit të proceduar të pyjeve dhe përkthyesit të Nexhmijes), i pa protokolluar dhe shumë fyes në deklarimin diferencues. Sipas deklarimeve të besueshme, komisionerët kishin realizuar vetëm votim të fshehtë mbi emra në fazën e tretë, pa pasur parasysh rezultatet e arritura në procesin e konsultimit në bazë, ndërkohë që neni 25 e saktëson atë shumë qartë. Po ashtu i kam kërkuar, Gjykatës së Partisë dhe kryetarit të opozitës, që të shpallë papërputhshmërinë për të qenë pjesë e strukturës verifikuese dhe shqyrtuese konform me kërkesat e Udhëzimit për Pastërtinë e Figurës, të gjitha ato anëtarë të Komisionit, që janë të thirrur nga ligja për të marrë çertifikatën respektive para autoriteteve zyrtare dhe nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Me mbetën një mijë pyetje pa përgjigje, por veç njera prej tyre më rëndon shumë: si asht e mundshme, që personazhe të cilët nuk i kanë deklaruar më parë anëtarësisë së PD dhe publikut prejardhjen e pronave dhe pasurisë që disponojn, nuk kanë marrë çertifikatat e pastërtisë sikurse e kërkon ligja dhe rregullat e brendshme të PD, guxojnë të vendosin nën shenjestër panddershmërisht njerëz, që punojnë dhe ndërtojnë jetën e tyre bazuar në norma tërësisht të pastra morale dhe ligjore? Dikush e solli këtë kombinim të pamenduem, këtë kontorno të cinizmit, ligësisë, egoizmit, pabesisë, mendjemadhësisë boshe, për të rrethuar me presion një udhëheqësi opozitare, që po ngrihet nga rrënojat e një sistemi të shkatërruar kushtetues dhe juridik, për të marrë drejtimin e stabilizimit të vendit, për t’i dhanë popullit shpresë dhe perspektivë për të ardhmen. Posaçërisht e rëndë është përpjekja për të dëmtuar përfaqësinë demokrate shkodrane, për t’i imponuar Shkodrës, Malësisë, Dukagjinit, Pukës, që ka qenë mbështetja tradicionale e opozitës properëndimore, një përfaqësi të pilotuar dhe formale. Kjo është tëresisht e papranueshme, ndaj besoj se zoti Basha do ta shfuqizojë përpjekjen sabotuese të komisionerëve, ndaj një procesi te ri demokratik, që PD filloi me aq përkushtim e seriozitet në muajin korrik 2020 dhe do rikryejë vlerësimin përmes metodologjisë së aprovuar dhe rrugës institucionale.

Përgjigjia e Bujar Nishanit

Të dashur miq, Romeo i 2017 është bashkuar me korin e korbave, të tmerruara nga përparimi, civilizimi dhe vizioni i jetësuar prej Partisë Demokratike në proçesin e përzgjedhjes së kandidatëve për listën e deputetëve. Romeo na u shfaq si shpifësi ordiner i radhës, duke përsëritur logorenë e enveristëve dhe ish- bashkëpuntorëve të Sigurimit të Shtetit, që ka 15 vite që tenton më kot të ndot, me të vetmin qëllim, të na zmbrapsë nga beteja me kodoshët stalinistë. Të nderuar miq! E di fare mirë se ju të gjithë, do të më thoni që një ish- president nuk ja vlen të merret me një llaxore korridoresh. Po, shumë e vërtetë si parim, por unë do të lutesha për mirëkuptimin tuaj. Në fakt nuk ja vlen që të ndalemi e të qëllojmë me gur çdo qen që na del përpara e na leh, se ashtu, nuk do të kishim kohë të mbërrinim në destinacion kurrë. Por sot aq e madhe sa ç’është mundësia e komunikimit dhe shprehjes po aq është edhe mundësia e shpifjes dhe intrigës! Gjithashtu, unë mendoj se vemiet po nuk i dezinfektove, ato kthehen ne krimba e gangrenizojnë gjithnjë e më shumë. Të gjithë mbartësit e këtyre shpifjeve, pararendës të Romeos së 2017, janë dënuar nga gjykatat e këtij vendi si “shpifës”. Ata do të kujtohen gjithmonë si shpifës ordinerë e fëmijët e tyre si fëmijë të shpifësve ordinerë! Por Romeo i 2017 , ka një dallim prej tyre. Romeo është edhe burracak, frikacak e zvarranik, nuk i del shpifjes ballazi! Para zgjedhjeve të vitit 2017, Romeo më dërgonte sms, ku kërkonte ndihmë se (sipas Romeos) punëdhënsi i tij, H. Çili i kërkonte me ngulm që Romeo të sulmonte e shante në media Sali Berishën. Atë kohë kisha ndjesinë, se kisha të bëja me një kameleon që “luan me dy porta”. Por në 2017, Romeos ju dha një mundësi e artë dhe vlerësim maksimal duke e vendosur të udhëheq listën elektorale të Partisë Demokratike në Shkodër. Këtë besim, Romeo e shndërroi në dështimin dhe rezultatin elektoral më skandaloz dhe poshtërues për Partinë Demokratike në Shkodër gjatë gjithë historisë së pluralizmit shqiptar. Romeo 2017, e lëshon gjuhën me akuza banale pa u nxirë e pa u skuqur, për sa thotë. Si një ish- ministër i Brendshëm, do ti sugjeroja Romeos 2017 të kërkonte e lexonte në arkivin e Sigurimit të Shtetit (në Ministrinë e Brendshme) kartelën Nr. 379, të datës 08.01.1949, të rekrutimit të “SATELITIT” prej oficerit të sigurimit, Anastas Bojaxhi dhe kartelen Nr. 2641 të datës 27.02.1980, të rekrutimit të “VIGJILENTIT”, prej oficerit të sigurimit, Selfo Islami. Jam i bindur se paskëtaj, Romeo 2017, do të kthjellohej, pakëz. Unë e kuptoj fare mirë se logoreja e Romeos 2017 është turfullimi i serbofilit të Tiranës, kur sheh diferencën e madhe të modeleve midis një partie moderne me profil perëndimor si Partia Demokratike e nga ana tjetër Rilindja e serbofilit të Tiranës që përzgjedh vrasës, trafikantë, rrëmbyes e zhvatës për deputetë. Unë e kam të qartë, të nderuar miq, se filoserbi i Tiranës dhe banda e tij, sponsorizon gjithshka për të na perfshirë në debat. Megjithatë, ja jap me dëshirë këtë kënaqësi. A e dini pse? Sepse, përtej kënaqësisë që do të shijojnë nga ky debat, do të kuptojnë edhe se cila është e ardhmja për ta. Çdo pasuri të paligjshme që kanë vënë, do t’i kthejnë mbrapsht, të gjitha. Pa perjashtim! Nuk ka alternativë dhe as shpëtim! Me këtë rast, njohim edhe ata mjeranë që identitetin dhe dinjitetin e tyre e kanë sa vlera e një sufllaqeje!

Përgjigjia tjetër e Gurakuqit

Pas nje deklarate shantazhuese te z. Nishani deklaroj me pergjegjesi para opinionit publik, se te dhenat e paraqitura nga ish- Presidenti i vendit, nuk kane te bejne as me mua dhe as me familjen time. I kerkoj publikisht Autoritetit per Informim mbi Dosjet e Ish Sigurimit te Shtetit te jape opinionin e vet perkufizues, brenda parashikimeve te ligjes, mbi dy dosjet e cituara. Personalisht jam kontrolluar dy here nga Autoriteti per Informim ne vitin 2017, heren e pare si kandidat per organet e reja te Drejtesise dhe heren e dyte pas fitores nga PD Shkoder te zgjedhjeve te vitit 2017,.para marrjes se mandatit, me nismen time. Personazhet, oficeret, te dhenat nuk kane te bejne me mua dhe me asnje anetare te familjes sime. Nen pergjegjesi publike deklaroj se as une dhe asnje anetare i familjes sime, nuk ka qene kurre as bashkepunetore i Sigurimit dhe anetar i PPSH. Problemi eshte se kete shpifje shantazhuese e ben nje person qe ende nuk ka shkuar vete per te bere kerkese para Autoritetit. Bashkengjitur eshte vertetimi i Autoritetit. Shpifesi do te mbaje pergjegjesi ligjore. Qytetaret kane rastin te kuptojne se nen drejtimin presidencial te kujt ka qene! Kjo sa per fillim, mbasi lajmi me gjeti ne udhetim.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bujar nishani perplasja gurakuqi-nishani romeo gurakuqi bujar nishani perplasja gurakuqi-nishani romeo gurakuqi


Sondazh

Poll

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës