LIVE UPDATES
Politike

E PLOTË/ Përballja me PD-në në Tiranë, zbardhet lista e emrave të Partisë Socialiste, Spiropali shkon në Kamzë me Yllin

8 Shkurt 2021, 11:49 Nga DOSJA

Deputetët aktualë të Partisë Socialiste janë aktualisht të shpërndarë në të gjitha njësitë administrative të qarkut të Tiranës duke punuar në terren për votat e 25 prillit. Gazeta “Panorama” zbardh listën e emrave të sigurt të kandidatëve të Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës.

Në disa njësi administrative, selia rozë ka caktuar dy dhe tre emra, të cilët po punojnë në terren me strukturat socialiste, grupet e patronazhit dhe zgjedhësit për t’i bindur ata për alternativën e tyre. Burime nga Partia Socialiste thanë për gazetën “Panorama” se vendosja e dy apo më shumë emrave, është bërë për një mbulim sa më të afërt dhe të imët të territorit. Njësitë administrative me më shumë se 30 qendra votimi, është menduar të kenë më shumë se një kandidat.

Në Njësinë Administrative Nr. 1, po punojnë deputetja aktuale e kësaj zone, Elona Gjebrea, dhe Alqi Bllako, kreu i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizime dhe Infrastrukturës së Mbetjeve. Bllako ishte sekretar i Përgjithshëm i Presidentit Meta, një nga emërimet e para që kreu i shtetit nënshkroi kur mori detyrën. Në Njësisë Administrative Nr. 2, është në terren deputetja aktuale Vasilika Hysi dhe sekretari Organizativ i PS-së, deputeti Arben Pëllumbi.

Në Njësinë Nr. 3 është deputetja Klotilda Bushka. Në Njësinë Nr. 4, është ministri Arben Ahmetaj, i cili në 2017 mbulonte bashkitë KavajëRrogozhinë dhe deputeti Sadri Abazi, i cili mbulon një pjesë të qendrave të votimit në këtë njësi dhe në Njësinë Nr.9. Njësia Nr. 5, e cila është një zonë shumë e madhe në popullsi në Tiranë, ka përfshirë në këtë fushatë, ministrin për Diasporën, deputetin e zonës, Pandeli Majko, kreun e FRESSH-it, deputetin Eljo Hysko, dhe deputeten Mimi Kodheli, e cila mbulon zonën e Kodrës së Diellit.

Në Njësinë Nr.6 po punon ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ndërsa një pjesë e kësaj zone, zona e Astirit dhe Njësia Administrative Kashar po mbulohet nga deputetja Blerina Gjylameti.

Në Njësinë Nr.7, po punon ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, dhe deputeti Besnik Baraj. Në Njësinë Nr.8 po punon në terren deputeti i kësaj zone, Ervin Bushati, ndërsa në njësinë Nr. 9, fushatën po e mbulon ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, dhe deputeti Sadri Abazi. Në Njësinë Nr. 10, po punon deputeti Fatmir Xhafaj, ndërsa kreu i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja, po mbulon Njësinë Administrative Nr.11.

QARKU

Në Bashkinë e Kavajës dhe Rrogozhinës, po punon zëvendësministri i Jashtëm, Etjen Xhafaj, ndërsa në Bashkinë Vorë, deputeti Fidel Ylli.

Bashkia Kamzë po mbulohet nga deputetja Elisa Spiropali, ndërsa deputeti Xhemal Qefalia vijon të mbulojë një zonë të gjerë si njësitë Dajt, Kërrabë, Petrelë dhe Baldushk. Prefekti i Tiranës, ishkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranë, Toni Gogu, po mbulon njësitë administrative Pezë, Ndroq dhe Vaqarr. Ishprefekti i Tiranës, deputeti Sadi Vorpsi po mbulon Njësinë Farkë.

Deputeti i opozitës, i ardhur nga lista e LSI-së, Edmond Rrushi, po mbulon njësitë administrative Zall Bastar, Zall Herr, Bërxull dhe një pjesë të qendrave të votimit në Laprakë. Përballja Partia Demokratike ka bërë një ndarje sipas degëve të saj në qarkun e Tiranës.

Elisa Spiropali në Kamzë dhe Fidel Ylli në Vorë do të kenë përballë Flamur Nokën e PD-së, si drejtues politik në këto bashki.

Grida Duma do ta ketë përballjen me Etjen Xhafajn në Kavajë dhe Rrogozhinë. Albana Vokshi, drejtuesja politike në njësitë 9 dhe 11, do të ketë përballë saj deputetët Ogerta Manastirliu, Sadri Abazi dhe Ulsi Manjën.

Ish-zëvendësministri i Financave të Partisë Demokratike, Alfred Rrushaj, ka përballë si drejtues politik Arben Ahmetajn në Njësinë Nr.4 dhe Ervin Bushatin në Njësinë Nr.8. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, Partia Socialiste ka marrë në qarkun e Tiranës 200.517, me një përqindje 48,24%, të përkthyera këto në 18 mandate.

Partia Demokratike, mori në zgjedhjet e 2017 128.065 vota ose 30,81%, të cilat dhanë 11 mandate deputetësh. Lëvizja Socialiste për Integrim mori 55.894 ose 13,45%, nga të cilat mori 5 mandate. Në zgjedhjet e 25 prillit, partitë do të ndajnë mes tyre 36 mandate në qarkun e Tiranës, sepse për shkak të lëvizjeve demografike dhe rritjes së numrit të popullatës, një mandat i qarkut të Gjirokastrës dhe një mandat i qarkut të Dibrës, i kanë kaluar qarkut të Tiranës.

Marrë nga Panorama.com.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet