LIVE UPDATES
Aktualitet

E priti 12 orë te dera/ Burri i sapo dalë nga burgu i Fushë Krujës denoncon të shoqen: S’më lë të futem në shtëpi

1 Gusht 2021, 17:44 Nga DOSJA
E priti 12 orë te dera/ Burri i sapo dalë nga burgu i Fushë

FUSHË KRUJË- Shpesh marrëdhëniet në çift nuk shkojnë ashtu siç duhet dhe kjo gjë sjell pasojat e veta, të tilla si sherret në familje, dhuna ndaj grave etje. Pikërisht për këtë gjë, një burrë nga fshati Bërxullë, Tiranë, ka kryer katër muaj burg në Fushë Krujë për shkak se ka dhunuar gruan e tij. Sapo ka mbaruar dënimin ai është kthyer në shtëpi, por e shoqja nuk i ka hapur derën dhe e ka lënë jashtë. Për këtë arsye ai është kthyer edhe njëherë në komisariatin e Fushë Krujës dhe ka denoncuar sjelljen e gruas ndaj tij. Shtetasi E.B., nga fshati Bërxullë, kallëzoi bashkëshorten e tij, e cila më herët ishte bërë shkaku që ai të vuante heqjen e lirisë për akuzën e dhunës në familje.

Shtetasi në fjalë, sipas burimit policor të Gazetasi.al, nuk pati asnjë pretendim që lidhet me burgosjen e padrejtë apo pretendime që lidheshin me ngjarjen që e dërguan në burg. “Gruaja nuk më lë të hyj në shtëpi dhe nuk ka asnjë arsye konkrete”, – qe fjalia e parë e ish të burgosurit përpara oficerit të gatshëm të komisariatit të Vorës. Pasi ai u pyet se ku jeton, atij iu kërkua identiteti: “Kam gjenralitetet E.B., bashkëshortja quhet SH.B., jetoj në Bërxullë. Rreth orës 12 dola nga burgu i Fushë Krujës, pasi kam vuajtur dënimin për dhunë në familje, ku dhe kam qenë i dënuar me katër muaj burg. Në momentin që dola nga burgu, u ktheva në fshatin tim Bërxullë dhe në momentin që iu afrova shtëpisë, bashkëshortja sapo më pa nuk më la të afrohesha, por mbylli derën me shul”, – shpjegon ish i dënuari, sipas burimeve të sigurta policore.

Gruaja nuk e ka lënë të shoqin të hyjë, ndonëse ai ka pritur për 12 orë me radhë. Ai pretendon se përgjatë 24 orëve, pasi është lutur dhe ka pritur që dera të hapet, nuk ka parë asnjë shenjë të tillë. I bindur se ajo derë nuk do hapej, megjithë lutjet e tij, ai është kthyer mbrapsht dhe në këmbë nga fshati Bërxull ka mbërritur në Vorë, pikërisht në komisariatin që e arrestoi herën e parë gjatë fundit të vitit 2020. I dënuari deklaron sipas burimeve policore që morrën kallëzimin, se e shoqja i kërkoi që mos të qëndronte dhe se nuk duhet të qëndronin në të njëjtën banesë. “Por kjo kërkesë, vjen vetëm nga ana e saj, nuk e ka dhënë asnjë institucion, asnjë gjykatë që unë duhet të largohem. Dua të theksoj që shtëpia është nën proces legalizimi dhe është në emrin tim. Ime shoqe është nuse e ardhur në këtë shtëpi dhe nuk e kuptoj arsyen se përse nuk duhet të hyj në shtëpinë time”, – denoncon shtetasi E.B.

Të ndodhur para kësaj situate, oficerët e polcisë i thonë Gazetasi.al, se kanë thirrur dhe kanë marrë në pyetje gruan. Fillimisht ajo ka refuzuar të flasë, duke këmbëngulur se kërkonte avokat dhe se nuk mundej të jepte asnjë deklaratë pa praninë e tij. Pasi e kanë pritur SH.B., thotë: “Nuk e kam nxjerrë nga shtëpia dhe as ia kam mbyllur derën. Që kur mbërriti nga burgu, ai filloi të më ofendojë mua dhe fëmijët me fjalë nga më të ndryshmet. E., kërkoi të dalim nga shtëpia, por duke qenë se ne jemi familje, nuk kemi ku shkojmë, nuk ka asnjë vendim gjykate për këtë qëndrim të tij”. Policia shton se gruaja ka dorëzuar padi divorci në datën 22 korrik, pak ditë përpara se të shoqit t’i përfundonte dënimi për dhunë.Rezulton se E.B., u denoncua prej partneres, për dhunë fizike dhe psikologjike, pasi sipas saj, “kishte duruar për vite të tëra dhe dhuna ishte bërë e padurueshme”. Por pasi janë pyetur edhe fëmijët në prani të prindërve të tyre, që nuk flasin me njëri-tjetrin, policia është bindur se gruaja nuk ia hapi derën burrit për orë të tëra dhe ndaj ka dyshime se ajo kreu vetë-gjyqësi për të marrë hak për dhunën që ai kishte ushtruar. Sidoqoftë policia bën me dije se e ka këshilluar çiftin të shmangin konfliktet dhe nëse kanë pretendime t’i drejtohen sërish gjykatës për urdhër-mbrojtjeje.

Marrë nga Gazeta Si

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet fushë-krujë historia e ish-te denuarit fushë-krujë historia e ish-te denuarit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet