LIVE UPDATES
Politike

E puthi në ballë, Rama i ka dhënë Salillarit 245 milionë euro PPP, i preferuari i bashkisë së Tiranës fitues në dhjetë

26 Dhjetor 2019, 08:07 Nga DOSJA
E puthi në ballë, Rama i ka dhënë Salillarit 245

TIRANË- Teksa vendi vijon të dergjet nga pasojat e rënda që ka lënë pas tërmeti shkatërrimtar, kreu i qeverisë vijon të bëjë “show mediatik” në kanalin e tij ERTV me banorët e prekur nga fatkeqësia natyrore që goditi vendin më 26 nëntor.

Sot kreu i qeverisë ka bërë një veprim të pazakontë, duke puthur në ballë Pëllumb Salillarin, pronarin e kompanisë së njohur të ndërtimit “Salillari”, e cila njihet si ndër të preferuarat e qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës, të cilat e kanë shpallur fitues në dhjetëra tendera.

Mirëpo, sa herë që Edi Rama është akuzuar për lidhje personale e favorizim të paligjshëm të oligarkëve, me tendera e PPP, afera tipike korruptive; ai ka reaguar i nervozuar në parlament e “FB”, duke i mohuar lidhjet klienteliste financiare.

Në çdo rast denoncimi me fakte; Edi Rama, ka thënë: – “Shpifin, sikur unë paskam lidhje favorizuese me oligarkët. Unë nuk i kam njohur e takuar asnjëherë dhe nuk dua t’i njoh e t’i takojë kurrë, ata që padrejtësisht etiketohen si oligarkë. As unë e as qeveria ime, nuk ka përfituar asnjë qindarkë prej tyre”.

Edhe mund ta besonim kryeministrin në mashtrimin e tij, por puthja që i bëri ndërtuesit Pëllumb Salillari në ballë; tregon se Edi Rama, jo vetëm i njeh mirë, oligarkët që i rrëmëbeu Berishës pas 2013-ës e Metës pas 2017-ës, por dhe vazhdon pazaret financiare-pasurore me ta.

Kryeministri Rama, pas çdo zullumi të zbuluar nga mediat, ka thënë se ai dhe qeveria e tij; nuk kanë përfituar asnjë qindrakë nga oligarkët, por fakti që banesën në Petrelë e ndërtoi oligarku Salillari dhe e inaguroi kryeministri me kamera e puthje në ballë të Salillarit, tregon se ai “punon mirë” me ta.

Gjersa “humanisti” Salillari, ndërton banesë të re, për një fakir të panjohur në Petrelë, nuk dihet se çfarë “thesi” i para-jep për PPP e tenderë miliarda lekë, “humoristit” kryeministër e kryebashkiakut Veliaj që “menaxhon” këto show.

Ndërkohë që dihet, se oligarku Pëllumb Salillari nga Fushë-Peshtani i Beratit; i cili ka ndërtuar edhe vilat e Ahmetajt, Nikollës, Klosit e Beqajt në Lalz dhe të Gjiknurit, Çuçit e Alket Hysenit në Himarë; është aq “humanist”, sa nuk jep “1 një kafshatë bukë”, as për fëmijët jetimë brenda vëllëzërisë së tij në Ura Vajgurore, shkruan “Pamfleti”.

Është devijacion psikologjik, apo “peng-marrje”; fakti që Salillarin e puth Edi Rama në ballë; kur duhet të ndodh e kundërta: oligarku Pëllumb Salillari, duhet ta puth në by**ë Edi Ramën, për miliardat dhe pasuritë e shumta që i ka dhënë, në këto 6 vite e gjysëm pushtet.

Sipas Thesarit të Shtetit/ Ja çfarë ka marrë oligarku Salillari, me udhër të kryeministrit Rama:

– Në vitet 2012-2013 dhe në 4 muajt shtator-dhjetor 2013 të pushtetit të PS; firma “Salillari” ka marrë nga qeveria dhe bashkitë “Rilindja”, 82 tendera për punë publike, me vlerë totale 950 milionë, 636 mijë e 250 lekë të reja.

– Në vitin 2014, firma “Salillari” ka marrë nga qeveria dhe bashkitë “rilindja”, 76 tendera për punë publike, me vlerë totale 1 miliardë, 542 milionë, 191 mijë e 064 lekë të reja.

– Në vitet 2015-2019, firma “Salillari” ka marrë nga qeveria dhe bashkitë “rilindja”, 280 tendera për punë publike, me vlerë totale 6 miliardë, 953 milionë, 623 mijë e 122.lekë të reja.

– Vetëm në tenderat tek “Unaza e Madhe” dhe Unaza e Re; firma “Salillari” ka marrë 61 milionë euro tendera.

– Vetëm për koncensionin e Terminalit të Transportit Publik-Tiranë, firma “Salillari” ka marrë 15.3 milion euro.

– Vetëm për asfaltimin e rrugës Cërrik-Belsh-Kuçovë në muajin qershor 2017; firma “Salillari” ka marrë 1 miliardë, 041 milionë, 230 mijë e 892 lekë të reja dhe shtesë kontrate 208 milionë, 246 mijë e 178 lekë të reja.

– Ka përfituar aksione në masën 50%, në koncesionin rrugor “Albanian Highway Concession”.

Ka marrë koncesionin “VEGA-SKY-2009”, me Nipt: K92206027O dhe administrator Luan Leka.

– Ka përfituar PPP-në “Porti MBM (Multi Buoy Mooring) në porto Romano-Durrës, falas nga shteti dhe me afat 35 vite, me Nipt: L51621501S e administrator Mirgen Nikaj.

– Ka përfituar PPP-në “HEC-Hydro Salillari”, me lum dhe territor në ish-repart ushtarak fshati Vërtop-Berat, marrë falas nga shteti me afat 35 vjet.

– Ka përfituar PPP-në “VALBANIA TREATMENT COMPANY”, në Vorë-Marikaj, ku zotëron 50% të kapitalit të kësaj shoqërie.

Marrë nga JOQ

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama pellumb salillari rama puth ne balle biznesmenin salillari edi rama pellumb salillari rama puth ne balle biznesmenin salillari

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet