LIVE UPDATES
Aktualitet

E quajnë Cosa Nostra dhe vrasës manjak, flet nga burgu Klodian Lekoçaj: S’kam lekë as për cigare, kanë tentuar 3 herë t

10 Maj 2019, 09:44 Nga DOSJA
E quajnë Cosa Nostra dhe vrasës manjak, flet nga burgu Klodian

Greqi: I shumë përfolur kohët e fundit si një kryemafioz apo Cosa Nostra, si një vrasës manjak apo ergërsirë, Klodian Lekoçaj që akuzohet për vrasjen e një avokati në Greqi ka dhënë një intervistë ekskluzive për gazetarin e Fax News Shpëtim Zinxhiria.

Ai ka kërkuar që biseda të transmetohej në media me zërin dhe pamjet e tij, pasi pretendon se po mbahet padrejtësisht në burg.

Nuk ka ditë që mediat greke të mos flasin për të, por asnjëherë nuk janë interesuar që të flasin dhe të përçojnë dhe qëndrimin që ka për akuzat Klodiani 43-vjeçar, i cili thotë se kanë tentuar tre herë ta vrasin në burg.

Me anën videos së mëposhtme ai i kërkon shtetit shqiptar mbështetjen dhe ndihmë për të parë nga afër se si po i vret drejtesia shqiptarët.

Klodi është një nga 1670 të dënuarit shqiptarë në Greqi, të cilët nuk janë dëgjuar as nga ambasada shqiptare në Athinë, dhe as nga përfaëqësues të tjerë të shtetit shqiptar.

“Unë Koza Nostra, unë kreu i Mafies se Burgjeve ne Greqi”, kështu e fillon bisedën nga qelia e burgut të Koridallos 43 vjeçari nga Klodian Lekoçaj, i akuzuar nga drejtësia greke për vrasjen e avokatit Zaferopulos.

“Më akuzojnë për tre vrasje dhe për këto akuza dola i pafajshëm , tanii po përballem me një akuzë tjetër në atë të vrasjes së avokatit, që ishte një gabim pasi ata që kryen vrasjen nuk donin ta vrisnin por ta trembin atë.

Për çka kam bërë po e vuaj dënimin që nga 2006, por nuk duroj që të më ngarkojnë ato që unë nuk i kam bërë. Duan të më vrasin dhe për këtë kanë tentuar tre herë, dy herë me thikë dhe një herë të më helmonin. U futa ne burg për vjedhje xhepash që më 2006 kur isha 29 vjeç dhe sot vazhdoj të vuaj edhe akuza të tjera.

Kërkoj ndërrimin e trupit gjykues pasi jam pa avokat dhe gjyqi bëhet më 20 maj të 2019, hajdeni dhe shikoni si drejtësia i vret shqiptarët.

Ditën e mërkurë kisha gjyqin dhe nuk me dhanë avokat dhe as më lejuan që të flisja, por vetëm duhet që të dëgjoja akuzat që më bënte drejtori i burgut duke më akuzuar se jam një vrasës manjiak dhe hakmarrës, duke mos patur asnjë provë. Më caktuan një avokat por ai më la pasi mësoi se kush isha, ende nuk kam në duar zyrtarisht akuzën.

Këtu vrasjet organizohen nga tjetër kush nuk jam unë ai që thonë që më bëjnë Koza Nostra, apo kryemafiozi i “Burgjeve në Greqi”, që nuk kam lekë për të marrë një paketë cigare.

Unë dua që shteti shqiptar të interesohet dhe të na dëgjojë se si na dënojnë dhe se si sillen me ne dhe çfarë na bëjnë. Kam kuptuar se mua duan te më vrasin duke më çuar në fillim në spitalin psikiatrik te burgut, nuk e di si na drogojnë që nga njeherë flasim kot pa kuptim.

Unë Koza Nostra që ende nuk kam mbaruar shkollën 8-vjeçare, po u gjenda këtu për hajdut xhepash dhe për këtë u futa këtu dhe si po ndodhin ngjarrjet do të më vrasin. Prandaj dua që të dëgjkohem në mediat shqiptare dhe ato greke.

Dyshoj se për të gjitha këto vrasje organizator është vetë drejtori i burgut psikiatrik të Koridallos, ai organizon këto vrasje dhe prandaj do të më zhdukë dhe mua. Është ai që del në televizor dhe flet kundra meje duke mos më dhënë mundësine që të dëgjohet dhe fjala ime. është ai që mban nga prapa një bodigard shqiptar i dënuar 11 herë me burg, eshte ky qe e nxorri ate nga burgu dhe është ky që do të më vrasë. Ju lutem juve te medias ejani dhe na takoni te shikoni gjendjen reale se si na trajtojnë dhe si na akuzojnë, te shikoni se kush i vret shqiptaret.

Unë nuk duroj të na vrasin shqiptarët, e vranë grekun gabimisht se donin te me vrisnin mua, po zoti për momentin më shpëtoi këtë radhë, ndërsa nesër?

Vranë Bardhyl Tushën ne qeli, drejtësia greke përse nuk thotë se kush e vrau atë, mos vallë dhe atë e vrava unë? Këtu të vrasin tjetër për tjetër , pasi Arbër Bakon e vranë gabimisht, kujtuan se isha unë.

Unë paguaj për ate qe kam bërë por nuk duhet të paguaj për ato që nuk i kam bërë. dua që drejtësia të më vertëtojë faktet për akuzën e vrasjeve, Unë nuk kam avokat edhe pse gjyqin e kam javën tjetër”, shprehet Lekoçaj për Fax News.

Marrë nga Fax Web

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet klodian lekocaj vrasja e avokatit të greqi klodian lekocaj vrasja e avokatit të greqi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet